Kapitulli i gjashte.

Börja om från början
                                    

Por nuk u kthye aty per ku ishte nisur. Mori kthesen qe nuk kishte ndermend ta merrte disa minuta me pare dhe njerezit e bezdisur me kthimin e mendjes se tij ne mes te trotuarit, e parakaluan dhe disa seç neperdhemben. Por Xhonatani ishte mesuar kaq shume me fjalet pas shpine, sa nuk i benin me pershtypje. Ishte mesuar me sharjet dhe tani, ishte rritur aq shume sa te injoronte çdo fjale dhe thjesht, te vazhdonte perpara duke e ditur se asgje te mire nuk do te sillte dhuna dhe debati me njerezit qe as nuk i njihte.

Tek nxitonte hapat drejt shtepise te se emes, kuptoi se i mungonte te ishte akoma femije. I mungonte te ishte dhjete vjeç, kur sillej rrotull me Patrikun dhe Alajnen. I mungonte kaq shume, kur vellai e merrte hopa dhe vraponte me te pergjate rrugeve te qytetit. I mungonte edhe te refuzonte i bezdisur puthjet e se motres. Ndjeu se i mungonin kaq shume kohet e vjetra. Dhe nuk po dinte si t'i shlyente ato kohe. Gjithçka duhej te kishte ndryshuar kur pati ndryshuar edhe i ati. Ndryshimi i ketij te fundit kishte ndikuar tek ai. 

Kishte qene vetem dymbedhjete vjeç, fundja. Patriku asokohe kishte qene gjashtembedhjete, kurse Alajna sapo ishte zhvendosur ne Universitetin e Arkitektures, ne Hamburg. Xhonatani akoma mendonte se e motra e kishte zgjedhur Hamburgun vetem per tu shpetuar halleve te familjes. Kurse Patriku kishte zgjedhur fare thjesht, ushtrine. Nuk eshte se nuk ia priste fare ne mesime, perkundrazi ne lendet shkencore ishte i dhjetes maksimale, por kishte diçka tek ai qe e kishte drejtuar te luftonte. Kishte genjyer per moshen ne ushtri dhe pati punuar si vullnetar vitet e para. Pastaj, kur mbushi te tetembedhjetat ia doli te arratisej edhe ai nga shtepia. Dhe ishte pikerisht atehere kur Xhonatani mbeti fillikat.

Me mendimet qe i kishin mbytur mendjen, Xhonatani s'e kuptoi se sa shpejt kishte arritur ne ate kopshtin e shkrete e kaq te zbrazet. U mbush thelle me fryme perpara se te trokiste. Nuk ishte i pergatitur per perballje me te vellain. Pastaj, perballe tij, ne nje menyre a nje tjeter, vetja i dukej i paafte dhe budalla. Patriku kishte pare kaq shume, kurse ai nuk dinte asgje per boten jashte. Patriku dinte te luftonte, dinte t'i perballonte kaq mire situatat, kurse ai acarohej qe me te paren. I ndanin kaq shume gjera, kur dikur ishin si binjake pavaresisht se kishin kater vite te plota diference.

Dera u hap me ate vrullin qe vetem Patriku dinte ta hapte. Kur pa fytyren e tij, Xhonatani ndjeu nje zbrazetire te plote ne stomak sikur i gjithe ushqimi qe kishte ngrene pak me pare, i ishte zhdukur ne moment. Syte e gjelbert i buzeqeshnin. Floket e dendur ngjyre ari i kishin rene mbi ball dhe i fshihnin vragen e lehte ne vetull. Dhe ishte njesoj. Me ate buzeqeshjen e sinqerte e simpatike. Ishte njesoj si para dy vjetesh, si heren e fundit kur e pati pare. Perveç asaj vrages se lehte ne vetull.

-Hej, -ia beri. Nuk ishte shume i sigurt si duhej te pershendetej me nje person, te aferm apo jo, qe e shikonte pas dy vjetesh, pas shtateqind e tridhjete ditesh plot. Perqafimet nuk i kishte pasur ndonjehere qejf, as takimet e duarve.

E vuri re edhe vete qe i vellai ngeci. Nuk e priste ate pershendetje prej tij. Por Patriku duhej ta dinte se ai nuk ishte tip i perqafimeve, se nuk mund te ishte me. Nuk ishte as tip i fjaleve te ngrohta, as i lajkave. Duhej ta kishte kuptuar kete. Per nje çast, Xhonatanit iu duk se Patriku kishte pare aq shume jashte kesaj rrezeje te vogel te familjes sa e kishte harruar se si kishte qene situata dikur. Se si ishte akoma tani.

-Djema, po hajdeni, pse po rrini tek dera? -Nga ajo situate e sikletshme qe i kaploi te dy, zeri i Elenes ishte i vetmi qe i shpetoi.

Patriku hapi rruge dhe e lejoi te vellain te hynte brenda. Xhonatani degjoi deren qe u mbyll, pastaj vazhdoi te ecte me ngadale drejt kuzhines, prej nga erdhi zeri i nenes. Nuk kishte edhe aq guxim sa te kthente koken pas dhe te shikonte serish te vellain. Serish, nuk dinte si te sillej. Nuk mund t'i fliste, se fjalet sikur i mbyteshin ne gryke dhe zbrisnin prape poshte ne kraharor. Me Patrikun, ai shikonte nje lloj diference aq te madhe sa ia prishte tere humorin. E shikonte te vellain me nje sy tjeter, me nje krenari te fshehur, por njeheresh ndihej keq. Jo se Patriku perpiqej ta bente te ndihej kesisoj, perkundrazi ai mundohej shume ta bente te ndihej mire. Por Xhonatani s'e ndjente dot veten te barabarte me te vellain.

Elena ishte perpara tavolines dhe po mbushte dy gota me çaj. Mbylli paksa syte, i bezdisur qe kishte harruar ta blinte Coca-Colen qe i vellai i kerkoi. Kishte ca dite qe gjerat i dilnin nga mendja. Mendimet e tjera ia turbullonin te tashmen. Por buzeqeshi lehte. Ishte hera e pare, pas kaq shume kohesh qe e shihte te emen me kembe, duke pergatitur tere qejf diçka per dy djemte e saj. Nuk e kishte pare asnjehere ashtu, me ate buzeqeshje ne fytyre qe po perpiqej ta mbante sa me gjate pavaresisht se iu duk me e vjeter se kurre. Por zemra e tij nisi te gufonte tere gezim. Te pakten, tek femra qe donte me shume ne bote, ardhja e Patrikut kishte sjelle nje te mire.

-Si kalove sot, Xhon'? -e pyeti te birin tere kenaqesi. Ai terhoqi karrigen dhe u ul i lodhur. -Cfare thote puna?

-Mire, ma'. -Pergjigj'ja ishte e njejte si gjithmone. Nuk guxonte t'i thoshte me shume. Kishte frike se ajo do ia kuptonte veshtrimin e deshperuar, do ia kuptonte zerin. Pak kishte problemet e saj, do merrej edhe me ato te te birit.

-Sa mire, -thirri e kenaqur. Me bisht te syrit, Xhonatani pa se si Patriku u mbeshtet me te dyja duart ne nje prej karrigeve. Dhe duart e tij dukeshin kaq burrerore krahasuar me te tijat qe dinin vetem te punonin ne kompjuter dhe te kryenin llogari te merzitshme. -Provoji keto biskotat. Patriku tha se kane dale te mira, por ai ma ben qejfin kot mua. Gjithmone njesoj eshte.

Xhonatanit nuk kishte si te mos i vulosej nje buzeqeshje nga fjalia e saj. Mbante mend dikur, perpara gjemes qe i shkundi themelet asaj familjeje, se si Patriku gjithmone ia bente qejfin nenes. Edhe pse gjella mund te mos kishte dale e mire, ai serish do e hante deri ne fund dhe do te thoshte se ishte me e mira qe kishte provuar ndonjehere. Edhe pse nje embelsire mund te mos ishte e embel, ai serish do te thoshte se ajo po e bente me diabet me zor. Ia kishte bere qejfin gjithmone. Jo se ishte tip i lajkave, por sepse Elena per te, ishte femra me e mahnitshme ne bote. Akoma ishte. Ia shihte adhurimin qe kishte per nenen e tij, ne sy.

Afroi doren tek pjata qe i erdhi perpara dhe e futi ne goje nje prej biskotave. Cokollata i shkriu ne goje dhe ndjeu nje ndjenje relaksi ta permbyste te gjithin. Kishte ngrene jashte gjate gjithe kohes, sepse kthehej vone dhe Angela nuk i gatuante me shume se thjesht ndonje vakt te ndermjetem. Hamburget e McDonald's-it ishin bere aq te merzitshem sa nuk i shtynte dot me. Edhe picat e picerive verdalle nuk i haheshin me. As embelsirat e Shtepise se Cokollatave Rausch nuk e terhiqnin me. Kurse biskota qe sapo hengri, ia mbushi tere zemren. Ishte ajo qe quhej "gatimi i nenes".

-Nuk besoj se po te genjen, -tha. Elenes i shndriten syte. Pastaj, per ta bere situaten me komike dhe veten pak me te afert me te vellain, shtoi. -Eshte hera e pare qe te ka thene nje lajke te vertete.

-Oh, e kam ditur gjithmone qe me genjente per te tjerat ky lajkatari i madh! -Elena u zgjat drejt Patrikut dhe e solli lehte me perkedheli ne faqe.

-Por mua me pelqenin me tere mend, -u ngerdhesh si femije, teksa i ra tavolines rrotull per t'i dale se emes perballe. -Ti gjithmone ke besuar me shume Xhonin se mua, kjo eshte diference e madhe.

-Po, sepse Xhoni ka me shume paré mend se ty. -i goditi lehte koken. E qeshura e Elenes ishte e qeshura me e bukura qe Xhonatani kishte degjuar ndonjehere, gjate ketyre diteve te fundit.

Detyroi veten te ngrinte syte e ta shikonte ate skene aq te njohur e te ngrohte. U kthye edhe njehere shume pas ne kohe, kur gjithçka kishte qene e bukur, aq e paqte. Ndjeu lotet t'i zinin syte, por tundi menjehere koken dhe serish, detyroi veten te shijonte momentin. Zemra ne kraharor, i rrahu fort. Deshi te ngrihej dhe ta perqafonte fort, si Elenen, ashtu edhe Patrikun, por nuk u bind. Qendroi ashtu ulur, me syte tek ato dy fytyra aq te njohura ne femijerine e tij dhe tani qe kishte kaluar nje kohe e gjate, i dukeshin te largeta, por jo... asnjehere te huaja.

Erresire e pergjakshme. ✔Där berättelser lever. Upptäck nu