1.Kurth

105 7 12
                                    

Pas një jave të zymtë ku edhe qielli mbante zi, dielli çau barrierën e bardhë të perdeve dhe ngrohtësia e tij e paqtë depërtoi deri në dhomën gjigande ku mbizotëronte druri. Tingulli i vetëm që dëgjohej, pa përfshirë lojën e erës me degët e zhveshura nga gjethet, ishte papagalli i cili ripërsëriste fjalët e dëgjuara disa ditë më parë nga e zonja:

"Mori fund, mori fund! Si gjithmonë!"

Por ja që ky dialogim u ndërpre në mes nga hyrja e zhurmshme e Anxhelinës e cila si gjithmonë kishte detyrën të zgjonte të motrën gjumashe nga dremitja dy orëshe, ashtu siç qe kthyer tashmë gjumi i natës për sipërmarrësen më të re në treg.

Sapo u afrua të rrëmbente një jastëk dhe t'ia gjuante kokës, telefoni i saj bëri një tingull të padëgjuar më parë dhe një shirit i bardhë u shfaq në mes të ekranit:

FABRICIO SERRA: Të dua!

Puliti dy-tre herë sytë dhe vështroi edhe njëherë me kujdes ekranin tek i cili më pas rrëshqiti gishtin për të shkruar kodin, duke u futur kështu në labirintin e mijëra mesazheve të shkëmbyera mes së motrës dhe yllit spanjoll të futbollit...

Pas 1 ore...

-Zogëz mëngjesi, zgjohu se të ka sjellë Anxhi parajsën në duart e tua!,-shkelmoi derën me këmbë pasi duart i kishte të zëna nga tabakaja ku gjendej mëngjesi për të motrën.

Kjo e fundit fërkoi sytë dhe shtriu krahët, e lumtur që ia kishte dalë të bënte 5 orë gjumë pas një kohe shumë të gjatë.

-Ti je parajsa ime,-u shpreh falenderuese 28-vjecarja teksa pinte një gllënjkë nga lëngu i luleshtrydhes.

-Mos uro kaq shpejt sepse do të më mallkosh pasi te dëgjosh axhendën e sotme,-Anxhelina u vendos në të djathtë dhe filloi të lexonte me një zë monoton,-Mbledhje me ata të firmës së ndërtimit në oren 10, kontroll stafit, kontroll nga inspektoriati në 11:30 si dhe..,-afroi letrën afër syve gjoja për të lexuar më mirë,-Ah, mesazh "Të dua" nga Fabricio Serra.

Gota i ngriu në dorë kurse lëvizjet e fytyrës nuk i kontrollonte dot. Herë shokohej nga fakti se e motra e kishte zbuluar, herë harkonte buzët nga mesazhi i ëmbël i atij njeriu edhe më të ëmbël e menjëherë ngrysej sërish kur rikujtonte ngjarjet e kohëve të fundit. U gëlltit për të fituar kohë pastaj ngriti sytë për tu përballur me vështrimin e rreptë të Anxhelinës i cili ia bëri të qartë se miu ishte zënë në qark kësaj radhe.

-Do të të tregoj gjithçka...

Vetëm një mesazhWhere stories live. Discover now