37

285 19 0
                                    


Ishte mengjes,dhe te dy ne gjindeshim ne dhomen lart te papafingos.Aty ne ate dhomezen e fshehte qe ndodhej gjyshi im.Nga e besova qe ishte ai?Pervec syve,besoj dhe ne faktin kur u takuam per here te pare.Ai dinte kush isha,dhe njihte Sebin e Glorian...Kjo do te thote qe nese njeh ata,do te njohe edhe gjyshen e tyre...

E shtrengoja doren e Sebit fort.Nuk kisha me asnje guxim per te bere hapa perpara.Skisha fuqi te perballesha me nje te vertete qe kishim kohe qe po e kerkonim dhe se mami ma kishte mbajtur te fshehte.Mund te dal ne perfundim qe ajo e ka bere gjithcka per te me mbrojtur por un nuk jam me 10 vjec.

Ai hapi deren dhe ai ishte aty.Ai qendronte i shtrire dhe me sy te mbyllur.

-Si ka mundesi Noor qe nuk e dalloje dot qe ishte ai?A nuk e sheh qe i ngjan tmerresisht shum fotove te vjetra qe kemi pasur neper duar?

-Seb...e kisha mendjen te fjetur qe gjyshi im nuk jetonte me.PAstaj me shum u shokova nga fakti qe nje burr i vjeter flinte siper catise sime.Fundja shihe...ku te me shkonte mendja qe eshte ai?

Shkova drejt tij,i kapa doren dhe ai hapi syte.Me shihte cuditshem dhe prezenca e Sebit dukej qe spo i pelqente.

-Gjysh...-thashe drejt tij duke  embeshtetur pak koken te supi i tij.Vura re se si nisi te qante.Me doren tjeter te tij me ledhatoi floket.

-Me njihke tani Noor?Vogelushe...-tha drejt meje dhe dukej  sikur kete cast kishte ter jeten qe priste.

-Gjysh,pse je ketu?-thashe e cuditur.Doja te dija me shume.-dhe cfare jan keto qe ke ne qafe?Pse je ne kete gjendje gjysh?Cfare ka ndodhur?

-Jan shume pyetje Noor qe nuk jam gati tu pergjigjem tani,dhe pse kam ter jeten qe pres per kete cast.Sado perpiqem te jem i forte,kam nje zemer te dobet e te renduar me shum pengje...

-Zoteri,Gjyshja ime...Abrigela...deshiron tju takoje...-pata guxim te flisja drejt tij.

Ai as qe mi hodhi syte.Vetem i mbante te mbyllur.Nuk fliste.Nuk bente asnje xhest jete.

-Gjysh?-thashe duke e tundur pak

-Mos ki frike Noor,gjalle jam.Nuk kam vdekur.

-Ah jo se thash per kete-genjeva duke e holluar zerin sepse vertet u friksova.Vura re se si ai qeshi pakez.

-Mund te me dergoni tek ajo?-tha paspak...

Un ngriva e tera.Nuk munda ta besoja qe ai po kerkonte te shkonte tek ajo.Nuk mund ta besoja qe ishe  e vertete ajo qe Sebi po me thoshte.Ata te dy duheshin shume...Ai e mbante mend ate,dhe ajo kishte shprese qe ai ishte gjalle.Ajo plake e cuditshme kishte nje zemer qe rrihte vetem per kete plak te dergjur ne shtrat.Smund ta besoj se si gjithcka po sillej ne kete menyre.Nuk e mendoja qe ai te kerkonte qe ta takonte serish gruan qe shkaktoi kaq shum probleme por ne fund te fundit zemra ishte problemi i tyre me i madh sepse nuk komandohej dhe nuk perballohej ajo brenge e rende.

-Po patjeter.-tha Sebi i lumtur,nderkohe qe un sdija cte beja.Kishim ardhur pa lejen e mamit ketu lart.Do te xhindosej po ta shihte babin e saj ne shtepine e sebit.Por pak ka vuajtur dh egjyshi?A smund te rrije tani en fund te jetes se tij prane njeriut qe donte?

U ngrita ne kembe dhe i shtrengova doren gjyshit.

-Mos u merakos gjysh,do te behesh se shpejti mire dhe patjeter qe do te te cojme tek ajo.

Sebi doli jashte per te bere disa telefonata.Une qendrova prane tij dhe dhe fillova ti flisja se si me kishte ecur jeta.Po i thoja vetem gjerat pozitive sepse nuk doja qe ta rendoja me shume e ta merzisja ate.

-Gjithcka eshte gati,ata po vijne.-tha Sebi duke mbylluar lehtesisht deren.

-Kush ata Seb?-pyeta drejt tij.

-Mos u shqeteso sheqerke.Gjithcka do te shkoje mire.

E shihja se si syte e tij shkelqenin.IShte me i lumtur se un me duket.Kishte nje cehre sikur lulezoi per se dyti.Idea qe gjyshja  etij mund te me pranonte dhe te hiqte mallkimin e bete te ndihej sikur po fluturonte.e doja ate bebe gjigande te dashuruar pas meje dhe ndjenjes se dashurise sone.

Skaluan shum caste kur disa infermere dhe mjeke erdhen lart edhe niesen te merreshin me zhvendosjen e gjyshit dhe aparaturave te tij.

Mesa me tha Sebi,do e dergonin ne nje shtepi te vecante,ku aty do te ishte vetem ai dhe gjyshja  e tij.Gjyshja  e tij do te kujdesej shum mire per te,por per siguri do te kishte infermiere aty te punsuar dhe gjithcka do te jete ne mbikqyrje.

Gjithcka tingellonte shum bukur,deri sa mami te vinte ne shtepi.E dija qe do te bente namin sepse zemra ime e prandjente kete.

E cuam gjyshin tek ajo shtepi e madhe dhe e bollshme,dhe aty ne nje cep te dhomes priste ulur Abrigela e tij,dhe perkrah kishte Lorin qe i shtrengonte doren.

Ajo nuk bente levizjen me te vogel.E shihja se si qante ne heshtje dhe nuk i fshinte lotet.Nuk cohej ne kembe per ta perqafuar as per ta prekur sado pak.Dhe gjyshi im nuk bente asgje.Nuk fliste.Nuk reagonte.Pashe qe dhe atij i rrodhi 1 lot.PAshe qe dhe ai kishte emocione dhe zemra e tij nisi te rrihte me fort.Aparaturat e tregonin kete gje mjaft mire.Isha e demoralizuar.Ata te dy po e mbanin veten mjaft mire te mos shfaqnin afeksionin e tyre drejt nesh.Un po e kuptoja kete.R

Arrija ta dalloja ne syte e saj se si kerkonte qe ne te gjith te zhdukeshim per 1 cast dhe ti linim vetem.Dhe keshtu beme.Sapo i sistemuam de mjeket mbaruan punen e tyre,te gjithe u larguam duke i lene ata te diskutonin per kohen e humbur larg njeri tjetrit.Un isha e fundit qe mbylla deren dhe pashe se si Abregeli u shtri n ecep te shtratit ku gjyshi ndodhej dhe vetem qante duke i shtrenguar doren...

Un u nisa drejt e ne shtepine time,duke pritur mamin dhe per ti thene per ate qe kishim bere.Kerkoja shpjegime nga ajo se pse gjyshi ndodhej aty,pse  eka mbajtur te fshehte,pse eshte ne ate gjendje dhe pse nuk duhej te me tregonte mua asgje...

Noor✔️Where stories live. Discover now