5. Heren tjeter

50 3 0
                                    

-Shkojme,- i tha ai per ta rikthyer dhe njehere ne realitet.
-Jo, qendrojme, e mbertheu ajo ne shtrat.

Syte e tij te pergjumur ende s'kishin mesuar ti thonin jo nje vajze, as asaj qe e njihte prej vetem pak oresh.

Mbeshteti dhe njehere koken ne jastekun e bute, per here te pare prej kaq shume kohesh, per te kaluar nje nate te tere prane dikuj...

Mengjesi qe i fresket. Kristit i doli gjumi pa aguar mire. U vesh. Shkundi pak kemishen si te donte ti hiqte rrudhat qe ishin krijuar. Ngriti fustanin e Hanes dhe e la ne fund te krevatit. Ne dritaren e vogel te hotelit nxorri koken te tymoste nje cigare. E kishte mendjen shume bosh, te zbrazet, nuk po mendonte per asgje ne vecanti. Po te mos kish qene per zilen qe cingerronte prej telefonit ne xhepin e tij do kish vazhuar me ato mendimet e tij boshe.
"Krist, me ne fund e hape" qe zeri i Lejlit qe po fliste entuziaste.
"Qenke zgjuar me hene te mire ti sot" e talli pa te keq ai.
"Ka dale artikulli per ty te portali! E ke lexuar?" e pyeti ajo.
"Ça artikulli?"e pyeti Kristi ca ne cudi ca ne perhumbje.
"Per ty pra, ai qe do te beja per ty. Ta kam nisur linkun qe mbreme." sqaroi vajza per te.
"Aaa, po kam qene pak i zene, tani do ta hapja ate...po nuk ve ne diskutim une aftesite e tua. Do kaloj me vone nga lagjja qe te nxjerr per dreke ata te shtepise se kane ardhur ne Tirane. Do kaloj dhe nga ty, te duhet gje?"u mundua te nderronte temen ai.
"Kam nja dy gjera qe kam blere per motren, te ti jap, t'ja coje teta kur te kthehet."se keshtu i referohej ajo mamit te Kristit.

Me kaq u pershendeten dhe mbyllen telefonin. Por Kristi kishte nje "vizitor" që qe zgjuar dhe po e ndiqte me sy.

-Me hengre,- qeshi ai ndersa vishte cupin.

Ajo, mbeshteti koken ne gjunje dhe vazhdoi te ndiqte Kristin.

-Cfare mendon per mua?-e pyeti duke e pare ne sy.

-Per ty? Per ty si njeri, si balerine, si? Nuk te kuptoj?-ia ktheu i hutuar ai.

-Per mua si Hana,-specifikoi ajo.

-Pfff,-shfryu Kristi duke mos pasur nje pergjigjje.
Vertet nuk dinte cte mendonte per nje vajze qe kishte vec pak ore qe e njihte.
Nese do i thoshte qe ish arrogante se nuk u soll mire me Lejlin, do e mbronte me faktin qe mund te kete qene e lodhur ate dite dhe se gjithkush mund te kishte momentet e tij ku nuk do donin te shqetesoheshin. Sa per naten e kalur...nuk donte te gjykonte askend, se fundja ai s'qe ndonje i kulluar e nuk kishte pse te priste te njejten gje nga ajo apo kushdo tjeter.
-Nese qesh, je me shume diell se sa hene,- i tha sepse ajo gje ishte e pare qe i erdhi ne mendje.

Hana qeshi dhe faqet i moren nje ngjyre roze te embel.
-Ja e shikon, te shkon e kuqja me flockat. Te tuat i ke?- e pyeti pastaj.

-Po,-preku ajo majat e flokeve te saj te gjate.

-Nuk ma merrte mendja qe do behej me turp nje si ti.

-Nje si une? Pse cfare kam une?-deshi te dinte ajo.

-Nje balerine si ty,- ia ktheu ai.

-Po...po nga e di ti...lere fare...mund te kem qene shume tape mbreme..kushedi cfare kam thene.

-Per vec emrit tim...nuk mbaj mend asgje tjeter,- i tha ai me shaka.

-Ironike qe sot nuk e mbaj mend emrin tend,- genjeu ajo.

-Nuk ka gje, s'do te te duhet me!-i tha qetesisht ai dhe u be gati te dilte.

-Kristi,-i thirri pa kaluar pragun ai,- me prit,-shtoi ndersa ngrihej per tu veshur nxitimthi.
Ai qeshi dhe deshi ta ngacmonte per faktin se si ajo e mbante mend mjaft mire emrin e tij, por nuk e vazhdoi me gjate ate bisede. Edhe kur vendosen te merrnin shkallet u moren vesh me nje buzeqeshje. Ecen perkrah njeri tjetrit pa guxuar te thyenin heshtjen e sikletshme qe i shoqeronte.
Ndersa dilnin nga rrugica e ngushte e Pazarit te Ri Hana guxoi te thyente nje copez prej pasqyres se heshtjes.
-Kristi, me vjen keq qe u njohem ne te tilla rrethana, nuk dua te mendosh per mua...cfaredo qe te mendosh per mua...shpresoj mos te jete nje mendim qe nuk mund ta ndryshosh dot...me vjen keq,-perseriti gati ne faj.

-Shiko, te thash qe nuk mendoj asgje per ty, mos u fikso kot, mbase...-por ai se perfundoi dot ate qe donte ti thoshte.

Fytyra e bardhe e Hanes mori nje shprehi frike, me shikimin ngulur pertej shpatulles se gjere te Kristit, ku qendronte nje makine parkuar ne qoshe te trotuarit.

-Mbase heren tjeter,-ia ktheu atij. Ndeju se donte ta perqafonte dhe e beri ashtu nxitimthi e pastaj eci ne drejtim te makines qe si dukej priste ate.

E Kristi vazhdonte qendronte si nje cope dru i hutuar, ne qoshe te trotuarit.  Ndeu nje dritherime ti pershkonte trupin. Pati nje frike qe se kish patur me pare, nje shqetesim ndersa linte Hanen te ikte, ndjeu dhe inat kur dikush e terhoqi Hanen brenda si te qe lecke.

Vrapoi si te donte te shpetonte dike, donte te bente heroin e dites.

Vrapoi, por nuk e arriti dot....

A/N

Nje tjeter kapitull pakez i shkurter. E kisha gati ne fakt, por kisha harruar ta postoja. Kam qene pak e ngarkuar, ndjese per te gjithe lexuesit.
Pra sic ju kam thene Hana ka nje histori te sajen. Sigurisht mund te aludoni sa te doni, te krijoni skenaret tuaja mese te mirepritura, jam gati kurdohere per ti degjuar.
Gezuar dhe nje vit i mbare btw.

Much love ❤
Erilda

Të duash DiellinWhere stories live. Discover now