1

1.8K 54 74
                                    


...Specialiste dhe politikane e zonja,gruaja qe merrej shembull nga cdo femer,femra qe admirohej nga cdo mashkull si per hijeshine si per thjeshtesine si per inteligjencen dhe qetesine qe e karakterizonte.

I kishte hyre politikes ne moshe te re duke zene vendin e babait.Shume e gjykuan e shume dyshuan ne aftesite e saj por ne nje peridhe te shkurter kohere ajo tregoi qe qeverisjen e kishte ne gjak te trasheguar nga i ati.

Kishte nje jete qe gjithkush e kishte zili,kishte para,kishte karriere,kishte shoqeri me njerezit me te shquar e me te pushtetshem ne vend,kishte nje pune te mire dhe qe e bente me deshire,kishte gjithcka qe nje femer mund te kerkonte...Kishte dhe nje bashkeshort qe e donte shume...E prap nuk ishte  e lumtur.

Vitet e fundit i ishin kthyer ne ferr ,ne nje cmendine te vertete.S'kishte dite qe s'donte te shkonte ne boten  tjeter dhe te zhdukej nga realiteti qe e kishte perpire .Ishte me se e keputur me ate cka  jeta i kishte servirur dendshem ....Dhe i vetmi qe i vinte ne ndihme ishte i shoqi.

Ende nje vajze 28 vjecare,qe ishte bere nene e 3 femijeve te cilet  i kishte varrosur me duart e saj ....Ate dite varrosi dhe shpirtin  njekohesisht!Ate dite ishte gati te shtrihej me ta e ti mbante nen gji ,ate dite ishte gati ti perqafonte te tre prane e te rrinte me ta qe  tu ngrohte trupin e ftohte,ate dite ishte gati te futej me ta ne ate vend te erret e tu tregonte perralla apo tu qendornte prane nese do zgjoheshin serish...Ate dite vdiq per te mos u kthyer me kurr ne jete!

E shkaterruar nga humbja e tyre vetem mallkonte per fatin e zi qe  e kishte kapluar,mberthyer eger dhe varur pafajesisht me nje litar te rende rreth qafes qe i zinte frymen cdo sekonde por qe JETES se saj i dukej nje gjerdan i hijshem..Ashtu e varur qendronte ne kembe por deri kur kembet e saj do ta mbanin peshen e ter atyre dhimbjeve  dhe te "gjerdanit"?.Po lodhej,dita dites po lodhej duke qendruar  e forte.Donte vetem te ulej e te pushonte pak,donte vetem te mbyllte syte e te qetesohej per pak caste,por nese ulej e mbyllte syte njehere ndoshta...sdo kishte kthim pas.Po kujt po i interesonte per te?Bota ishte e huaja,familja kishte hallet e veta ,bashkeshorti i qendorente pare duke i dhene kurajo por qe si mjaftonte...Te pakten do ikte nga kjo bote me shpresen se...me shpresen se do takonte femijet e saj serish.

POR  vetem nje fije shprese e mbante gjalle ne kete bote.Noori...vajzen qe ia vodhen ne maternitet ,vajzen qe se pa kurre,vajzen qe e mbajti 9 muaj ne bark ,vajzes qe ia degjoi vetem te bertiturat dhe me te shpejte e cuan ta pastronin e se kthyen me ne krahet e saj,ne krahet e gruas qe e formoi,i dha nje shpirt dhe nje trup...C'faj kishte kjo femer te vuante me nje dhimbje te tille?Me humbjen  e femijeve te saj?

Po vdiste cdo dite nga dhimbja,frymemarrja cdo nate i merrej kur kujtonte per ato duar te vogla qe i zgjateshin perpara , fytyrat e ndritura te kolopuceve te saj,kur me buzet e vogla therrisnin *Mami,mami...kur e mbysnin me puthje  e perqafime cdo mengjes e cdo darke para se te flinin...e teksa ngrihej cdo mbremje per 3 vite rresht me mankth dhe gati per ti dhene fund jetes ishin duart  e atij qe e perqafonin dhe zeri i te shoqit qe i thoshte*Shpirt qetesohu...

----------------------------------------------------------------

E ja ku ishte sot 57  vjece,me bashkeshortin perkrah ende gjalle dhe e forte rrethuar me nipa e mbesa dhe mbi te gjitha duke u kujdesur nga vajza e saj Noori.

Ajo lindi dhe 2 djem te tjere qe e bene nenen me te lumtur ne bote.Ama vajza ishte pika e dobet e saj.E gjeti kur ajo ishte 6 vjece,kur ajo ishte mesuar ti therrste nje femre tjeter "Nene",kur kolegu i saj rival e kishte mesuar ti therriste "baba"...E asaj qe i keputej shpirti kur e bija i kerkonte "prinderit e saj te vertete"...

Por kaluan ditet e veshtira,ajo u rrit me dashurine e nenes,ajo mori ter esencen e shpirtit nga ajo dhe u be nje vajze qe gjithkush do ja kishte zili ...

Shume e quajten kopile se nuk e dinin qe ishte gjalle, e ashtequajtura :

" Noor, femija i jashteligjshem i deputetes Kilda " 

 " Vajza  e adoptuar " 

"Gjak i huaj i familjes " ,

"Jetimja e rritur nga nje familje e pasur " 

"Familje  e mallkuar" 

 " Noor ,vajza e mallkuar te trashegoje fatin e se emes"

" Mallkimi i familjes Robinson "...

Mijera tituj gazetash cdo dite...dhe fjala MALLKIM qe  e ndiqte pas ate familje...

Mijera fjale,mijera lajme te rreme hidheshin dite pas dite  neper gazeta qe e benin te brishten Noor jo te dyshonte por te kishte mllef per veten e saj...Asnje arritje nuk i vleresohej sepse te gjithe mendonin se ajo e arrinte me forcat e pushtetit qe kishte famila e saj "e rreme"...

Askush ne ate universitet nuk e perkrahte me idene qe kush ngaterrohej me te zhdukej,persekutohej ose i perndiqej familja nga shteti sepse 2 djem qe e ngacmonin ne gjimnaz kan qene zhdukur...Hodhen hipoteza qe vellezerit e saj  ishin ata qe i zhduken por ne lajme dolen qe ishin zhdukur nga mafja qe ata punonin e ndersa per portalet e rreme u tha se lajmet ishin manipuluar nga Robinsonet per te nxjerre te pafajshem djemte  e saj...

Kishte vetem 1 mikeshe qe e donte sikur ta kishte moter .Gloria.Ajo dinte ter historine e familjes,historine  e saj,historine  e nenes se saj dhe cdo gje qe kishte te bente per ate familje qe mesa duket dikush i kishte mallkuar.Sepse shpegim tjeter smund te kete..

-Nese nuk do qe historia te perseritet...duhet te rremosh thelle ne te shkuaren dhe te rregullosh nje nyje qe eshte lidhur ne shpirtin e dikujt qe ka mallkuar familjen tende.

-Glor...Un nuk njoh askend!As per gjysherit e mi sme kan folur shume...As per kushurinj ose kushurira qe kam sepse te gjith jane larguar neper shtete te ndryshme.Pastaj kush mund te kete mallkuar nje familje qe si ka bere kujt gje?

-Me beso mua.Bota qe jetojme eshte shum e ceket pare nga aspekti i syrit te njeriut.Eshte me  e thelle dhe ky mallkim i erret eshte vertet ekstrem i erret zemer

-Hmmmm atehere duhet te me ndihmosh ti mua.

-Kam dhe tim vella Sebastianin..Ai ka je inteligjence te perkryer.Sebi me siguri do na jape nje ndihme.

-Se kam takuar kurr me pare...

-Eshte shume miqesor.Plus atij do i duket si aventure librash ,do pranoje se sben.

-Ne rregull edhe pse kam pak frike.Nena ime s'duhet te dije kete gje.

-Ama te duhet ta pyesesh,heret a vone ti duhet te jetosh jeten tende te qete pa patur mallkim te dikujt tjeter mbi shpine.

-Po nese ai qe ka mallkuar ka vdekur?Pastaj nga e dime ne kaq te sigurt qe eshte mallkim?

-Sepse me thuaj pak,rastesi te duket qe historia e nenes tende eshte thuaj e njejte me historine e gjyshes?Ti je brezi i 3 dhe nje mallkim mund te zgjase me breza te tere.Nese do te mbetesh beqare gjith jeten ose te vuash sic ka vuajtur nena jote...

-Nuk eshte se spo vuaj dhe keshtu sic jam,e vetme ter kohes mire qe te kam ty!Por do shpalos te shkuaren e cila po ndikon ne te tashmen time dhe shpresoj mos te me shkaterroje te ardhmen.

-Kete sdo ta lejojme zemer.Je ende  e e re dhe e pafajshme per te vuajtur aq barbarisht pse dikujt ju tek te mallkonte...Por shihemi neser sepse Sebi tani duhet  te kete ardhur nga shkolla.Ai djale eshte me keq se nje  adoleshent.

-Ne rregull shihemi neser.-u shkeput nga ajo me koken lemsh nga mendimet...Ndonjehere mendojme se njerzit e pasur nuk kane probleme,jetojne nje jete perfekte sepse fundja asgje nuk u mungon.Ashtu e mendonin dhe Noorin.Po valle pse te mos ishte ashtu?Asaj nuk i mungonte vertet asgje.Po te donte pushime,mund ti bente,po te donte te dilte te argetohej,mund ta bente.Po te donte te organizonte festa mund ti organizonte...Ama Noor skishte me ke te ndante asgje,vec Glorias.

Ku tia niste valle,ke te pyeste,kujt ti drejtohej...dhe ne  mendime e siper vendosi qe te hynte ne papafingo,ne ate vend qe te gjithe e kishin rreptesisht te ndaluar te hynin...Ajo cka do te gjente aty do te ishte vertet shokuese per te...




Noor✔️Where stories live. Discover now