Kjo qenka jeta, të merr atë që do më shumë dhe të jep dënimin më të madh që është të jetosh pa të. E kundërshtoja atë Shumë atë por jeta është shumë e padrejtë. A mund të jetë jeta si një cigare që e dëshiron shumë por me tymin e saj të djeg dhe të shkatërron!?
Videoja po më shkaktonte dhimbje në çdo pjesë të trupit , në çdo centimetër. E marr atë laptopin dhe e përplasë fortë në tavolinë. Ashtu i shkatërruar shpirtërisht doja të shkatërroja çdo gjë, asgjë nuk ka më rëndësi tani. Rrezoje tavolinën e thyejë çdo gjë që më dilte përpara. Ndodhem përballë një pasqyrë, si mund t'a shikoje veten unë tani !?

Si mund kur nuk arrita të mbaroja lumturinë e jetës sime , jetën e jetës sime , familjen time !? Ndërsa bombardoja veten me këto pyetje godas pa pushim pasqyrën, gjaku rridhte nga dora drejt brryli. Doja t'a godisja sa më shumë e më fortë që të ndjenja sa më shumë dhimbje, aq shumë sa mos t'a ndjenjë me dorën time , duart e mija që përqafova Katalea e nuk e shpëtuan dot, as atë dhe as fëmijën tim.

"Vëlla, të lutem ndalo. Mos e lëndo veten në këtë mënyrë" thotë Paul i shqetësuar kur shikon gjëndjen e dorës sime.

"As ti e askush nuk mund t'a kuptojë dhimbjen time."

"Katalea donte që ti të ishe i lumtur."

"A e dëgjon veten se ca po thua. Si mund të jem i lumtur unë tani ? Askush nuk e shikon sesa ku ja lënduar apo sa e thellë është."

"Po të shikonte kështu ajo nuk do ishte e lumtur."

Paul largohet duke më lënë vetëm në vetminë time,këmbët me cojne tek dhoma, tek krevati kur çdo natë flija krahë për krahë me të, atije ku kishim bërë dashuri por që tani ishte vendi më i ftohtë. Marre një bluzë të zezë të gjerë që Katalea e vishte gjithmonë, bluzja kishte arritur të mbante aromën e saj dhe më falte ndjesinë se Katslea ishte aty me mua. Me bluzen në dorë shtrihem tek krevati i ftohtë porsi toka e ftohtë ku ndodhet Katalea, e disa lotë rrjedhin nëpër faqet e mija për të përfunduar tek bluzja.

Hera e parë dhe e fundit që do qajë pasi jeta më mësoi që të jetosh me emocione më shumë të vret. Më ikjen e Kataleas çdo gjë ndryshoi tek unë, drejtësia atë që e kisha besuar shumë tashmë nuk ka më vlerë për mua. Do thoni si ndryshova kaq shpejtë, jeta e ndryshon shumë shpejt njeriun dikush i mir mund të bëhet i keq dhe anasjelltas. Të gjithë flasim për drejtësin e famshme por që asgjë nuk bëjmë, duam gjithmon te blejmë diçka ose njerëzit.

Çfarë do të jetë asgjë nuk ka rëndësi për mua , mund të gjykoni pse nuk qëndrova ai njeri i mirë por dhimbjen vetëm unë arrijë t'a kuptojë. Një gjë e di mirë do marr hak.
Vesh bluzen e saj dhe shkoj te shplaje dorën që ishte mbushur me gjakë. Çdo gjë në shtëpi e lë ashtu palëvizur, marr usb se dua t'a kem me veten dhe fik dritat. Errësira mbizotëronte aty si tek unë dhe kyç derën për mos të hyrë më aty.

Nisem për tek V, Paul me disa njerëz më ndiqni nga pas.

"Xhekson, të lutem ndalo. Ti nuk je kështu?" Më ndiqte nga pas Paul

"Nëse do hajde me mua nëse jo rri aty."

"Por Xhekson"

"Ta haj dreqin Paul, as unë nuk e njoh më veten tim. Aq i huaj jam për veten time. "

"Ti je një avokat, s'mund të vrasësh"

"S'mund të vrasë un hë?? Pra t'a çoj në gjyq thua ti?"

"Po Bro"

"Po sigurisht. Ti them gjykatësit Hej ky që më vrau vajzën që dashuroja dhe fëmijën tim të palindur, ju lutem a mund t'a fusni pak n burg."

"Xhekson"

ᗷᒪᗩᑕKᗷIᖇᗪ ✓Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang