27

363 17 15
                                    


Ditet kalonin shpejt kur pjesen me te madhe te kohes e kaloja duke shkembyer telefonata e mesazhe me shtepi botuese dhe gazetare te televizioneve lokale. 

Cdo gje shkonte mire me mua. Halle Sofia me tregoi se kisha ndryshuar shume qe diten e pare qe kisha arritur ne shtepine e saj. Ne nje fare menyre, fama nuk me kishte ndryshuar. Por ne anen tjeter, ajo me kishte prekur mjaftueshem : me kishte prekur per mire. 

Kisha dale disa here me Olin. Zbulova se kishim disa te perbashketa. Diten e trete, nuk ia hapa telefonin. Me siguri do te kete menduar se fama do me kishte hyre ne koke. Kur shkuam ne kinema, rreth pese vajza me ndaluan ne rruge. Ai rrotulloi syte, me shtrengoi fort nga beli dhe u tha se shkrimtarja do te jepte intervista e autografe vetem pas filmit. Une nuk e kuptoja impaktin e librit tim. Nuk e them kete per te hequr ndonje barre qe ndjej tek vetja, apo per te justifikuar suksesin e shpejte, por e them sepse njerezit nuk lexonin kohet e fundit. Shumica me shihte ndonjehere ne televizor dhe u pelqente ideja e te paturit nje fotografi me dike qe i perkiste ekranit. Nuk i perkisja ekranit.

Nuk mund t'i perkisja kurre botes televizive, pasi atje cdo gje me dukej shume e shtirur. Ishte sikur me pergatisnin dy ore perpara se te dilnim ne transmetim. Une serish flisja per gjerat qe doja, si nje rebele qe isha.

Oli erdhi te me marre poshte shtepise se Kristines ne oren nente. E kishim lene ne dhjete e gjysme, por e kishte zene paniku dhe e kishte ngaterruar oren. Une mendoja se ishte ndonje crregullim per t'u shqetesuar, kurse ai me tha se e beri nga dashuria. 

" Oli, ku po shkojme? " E pyeta une, duke rregulluar fustanin siper gjurit.

Ai nuk foli shume gjate rruges. Vetem kur arritem, me beri me shenje qe te zbrisja. I kishte humbur gjithe miresjellja. Nuk ma hapi deren , por mund te shihja qe per nje arsye ose nje tjeter, duart po i dridheshin. 

Para se te zbrisja, po prisja te shikoja nje vend luksoz, qe te pakten te pershtatej me rrobat e mia. Oliveri me zhgenjeu teresisht. Ishim ne mes te askundit. Nje take e kepuceve mu zhyt thelle ne balte. E nema nen vete duke shtrenguar dhembet fort. Ai buzeqeshi dhe me mbajti doren, si per te me shpetuar. 

" Mund te kisha veshur atlete. " Ula syte ne toke dhe psheretiva.

" Po me cfare do te qeshja une pastaj? " U tall Oliveri me mua.

Bera sikur nuk e degjova dhe po shihja perreth meje. Peme te larta qendronin prane vendit ku ai parkoi makinen. Nje kasolle prej druri rrinte ne ane te nje rrugice prej bari. Nuk ishte si asgje qe kisha pare me perpara. Ishte nje vend sa misterioz, por edhe qe te linte mbresa. 

Gjate kohes qe qendruam duke vezhguar mjedisin, nuk folem fare. Mund te thosha se ate e kishte pushtuar ankthi dhe se dicka nuk po shkonte mire. Une iu afrova si per ta qetesuar, por ai me tha se zakonisht i shkaktoheshin ndjesi te tilla kur nuk ndihej i sigurt me veten e tij.

Ishte e cuditshme per mua sesi mund te ndryshonin gjerat brenda muajve. Para disa kohesh, dikush tjeter ishte shqetesimi im me i madh. Frymezimi i librit tim. Arsyeja pse une i kaloja disa vakte dhe shmangia totalisht gjumin apo dremitjen. Tani isha me e qete dhe nuk kisha pse te kaloja vakte. Apo te mos flija. Nuk kisha nje frymezim te caktuar per te shkruar, por e beja gjithsesi. Tashme shkruaja sepse e konsideroja veten si nje heroine per ata qe nuk shkruanin dot. Njerezit qe hezitonin te shkruanin mund te lexonin dhe te frymezoheshin nga dikush qe kishte kaluar beteja te ngjashme me te tyret.

Une nuk vrava njeri, apo preva, apo theva zemra. Dicka e tille do te kishte terhequr me shume lexuesa. Nje figure negative do te merrte shume e shume vemendje; por kjo nuk do te isha une. Do te ishte e gjitha nje akt. Dicka ne te cilen une nuk isha e mire.

" Me pelqen te rri ketu... me ty. " Fola dhe vendosa te nderprisja menjehere ate heshtje qe po me mundonte cdo sekonde e me shume. " Me pelqen edhe pse ti nuk po flet...e s'po reagon fare."

" Po si ben edhe ti!" Ma ktheu ai. " Ti m'i merr gjithmone fjalet mua."

Une qesha dhe ngrita supet, si per te pranuar komplimentet qe ai m'i jepte vazhdimisht, pa hezituar.

" Atje tek ajo shtepia prej druri, " E drejtoi gishtin nga shtepiza, deren e se ciles e shtyu era dhe u hap per te na mirepritur ne, " Atje kam sjelle te dashuren time te pare." 

Une vura doren ne kraharor, si per te bere te ofenduaren dhe ngrita nje vetull.

" Ky na qenka vendi i romancave te Oli Djalit eee?" E ngacmova dhe qeshem. Nuk u ndjeva si ndonje xheloze e semure ne ato caste. Ashtu ndihesha gjate gjithe kohes ne krahe te Kamerunit. Kristina me kishte thene nje here se kur ndodhte dicka e tille, do te thoshte se nuk ishte nje lidhje e shendetshme. Une nuk degjoja e megjithate, nuk do te merrja kurrsesi keshilla nga dikush qe fle me shefin e saj. Rregullisht. Per te mbajtur postin e punes.

" Po tallesha. Doja te qeshje pak. Me dukesh e ngurte sot. " 

U pame ne sy dhe bera te ikja me tutje. Si per te gjetur ndonje vend per t'u ulur. Kembet po me vrisnin. Me dukej sikur dicka me rendonte tek shpatullat dhe s'mund ta mbaja me peshen e trupit. Nga momenti ne moment do leshohesha, por kjo nuk ishte dicka e keqe pasi per here te pare pas disa vitesh, po leshohesha ne bar.

" Mendon se do te shkruash me pas ketij librit? " Me pyeti Oliveri. 

" Epo s'eshte se cdo gje merr fund ketu, apo jo? " Ia ktheva une.

" Shumica e bashkemoshatareve tane, do e benin dicka te tille, do te merrnin te mirat materiale e do zhdukeshin per ne Bora Bora per ca kohe. " 

Une ngrita supet. 

" Do te me bente mire pak kohe ne Bora Bora, te them te drejten. " 

Ai qeshi dhe vazhdoi serish. " Po une nuk dua qe ti te zhdukesh. Qendro rrotull per ca kohe."

" Mire. " I thashe une. " Per ca kohe do te me kesh rrotull. "

Ecem se bashku per rreth njezete minuta. Kur i thashe se nuk mundesha me, hoqi xhaketen dhe e flaku ne toke. Me beri me shenje qe te ulesha e ashtu bera. Do te beja mire sikur t'ia kisha refuzuar, por kembet po me luteshin qe te ulesha e mos te ngrihesha me.

Me ndodhte dicka e cuditshme sa here ndjeja lodhje te trupit. Dicka ne koke me thoshte se nuk mund te vazhdoja me. Ishte cmenduri kur e mendoje, sepse nje vajze e re duhet te ishte me energji gjate gjithe kohes por dicka me mundonte. Dicka sigurohej qe te me linte te lodhur, gjithnje. I thashe Oliverit te ktheheshim. 

Ai me dha nje te puthur dhe ndezi makinen.





A/N :  PER TE GJITHE ATA QE NUK DONIN QE DEVONI TE MBYLLEJ ATY. Komentoni se cfare mendoni per kete kapitull. Nuk eshte shume i gjate, eshte thjesht kapitulli i rikthimit.

spread love x 

Devon•Where stories live. Discover now