25

505 35 13
                                    


Djaloshi  i lokalit? Po ai ketu? 

" Quhem Oliver," Eci drejt meje, " Mos me quaj "djali qe me pergatit lengun me te mire ne bote." Tashme po me qeshte dhe bera te njejten gje. Ne dore mora librin qe me zgjati, duke shkruar me stilolapsin me bojen blu te hapur ;

 " Per fansin tim me te madh: pergatitesi me i mire i lengjeve portokall x karrote. Shume perqafime, Devon Adams. " 

Ai qeshi; sigurisht te njejten gje do te kisha bere edhe une. 

Mendja me qendroi tek ai, edhe kur firmosa shume e shume libra te tjere. 

Nuk kishte me vend ne jeten time per ngaterresa emocionale, ne asnje menyre. Asnje djale i ri. Me mjaftonin problemet dhe kisha nevoje per dicka tjeter. Per dicka me paqesore; nje mik, si te themi. Dikush qe do te degjonte problemet; por mos te me thoshte "Cdo gje do te jete mire," sepse me te vertete qe nje dite do te jete mire, por dua te jem aty per ta pare. Cdo gje do te jete mire ne 30 vjetet e ardhshme sigurisht. Kur te jem e plakur dhe te qesh me niperit e mi per keto kohe te veshtira qe po kaloj; atehere duhet te jete mire. Por tani asgje nuk eshte. Dhe dua qe te jete. Prandaj, nuk ia them vetes shume shpejt qe cdo gje kalon. Sepse cdo gje kalon; vetem se disa gjera vendosin te qendrojne me gjate se te tjerat.

"Cdo gje qe deshiron te te largohet, do ta gjeje rrugen e vet. " Cameron ma perseriste shume shpesh; dhe kur trupi im ndihet i dobet dhe me vjen te qaj por lotet duken sikur refuzojne te dalin  kuptoj se pse e kisha aq te nevojshem prane vetes; cdo gje me drejtonte tek ai kur isha e dobet; cdo shenje; cdo zhurme; cdo paqartesi. 

Dhe ndonjehere kur kupton qe gjerat mbarojne, kujton ato momente kur dukej sikur cdo gje do te behej mire. Ishim te shtrire dhe ma perseriste. 

  Cdo gje qe deshiron te te largohet, do ta gjeje rrugen e vet. 

Cdo gje qe deshiron te te largohet, do ta gjeje rrugen e vet. 

Cdo gje qe deshiron te te largohet, do ta gjeje rrugen e vet.  

Mesa duket, Cameron nuk po e gjen rrugen e vet qe te largohet. Ose te pakten nga mendja ime. 


" Ej prit! " Thirra ne daljen e qendres. 

" Shkrimtare! Cfare po beni ketu jashte ne te ftohte? " Oliveri qeshi dhe rriti nivelin e sarkazmes se tij, " Nuk ka arritur shoferi juaj? "

Nxora gjuhen dhe nisa te hidhja kembet ne drejtimin e tij, " Nuk kam shofer, Oli. Mos m'u drejto me ju. Me quaj Devon.  " Qesha teksa ai ndaloi prane makines se tij, gri, e vogel, dukej sikur i kishte humbur ndonje shpellari. 

Nuk po e hapte deren e makines, po me shikonte nga koket tek kembet, duke me studiuar. 

" Do ma besh nje xhiro deri tek lokali? " Fola ne menyren me shoqerore te mundshme, u perpoqa mos ta vija ne siklet, por me ate te folur vura ne siklet veten dhe i ndjeja faqet te me skuqeshin. Si prush i kuq.

" Ta ben lali xhiron. " Qeshi dhe duke luajtur, ia leshova nje shuplake tek shpatulla. " Mos e tepro, djaloshi portokall karrote. " 

Heshtja teksa u ula ne vendin e pasagjerit na shoqeroi, por ai ishte teper gazmor dhe nuk e la ne asnje moment situaten te dukej e cuditshme. 

" Sa e mire eshte ajo Lola. " Foli per librin tim.

" Te pelqen e? " Ia ktheva, duke e pare sesi i jepte makines, sesi dora e tij kthehej me kujdes me timonin, sikur hapte ndonje kasaforte. 

" Nuk e meritonte te trajtohej ashtu. " Shtoi duke mos i levizur syte nga rruga. Ora ishte rreth 8 e mbremjes dhe degjova telefonin ne cante qe po binte. Mami duhet te jete bere merak.

 " Po ma? " U pergjigja dhe e kisha gjetur pikerisht; ishte mami.

" Ku ke humbur se me tha Kristina qe i doli dicka me shefin qe nuk erdhi te te merrte. " Mami me tregoi per "punen" qe shoqes sime i dilte cdo mbremje me shefin e saj.

" Mos u bej merak se erdha. " 

" He, i dashuri? " Me pyeti Oliveri, pasi une e mbylla telefonin dhe psheretiva.

" Jo, faleminderit. " Ia ktheva dhe vijova me pyetjet e mia. 

" Sa 30 vjec je qe punon tek ai lokali i mbaruar? " Kur e kuptova sa e pasjellshme ishte ajo qe sapo thashe, vura doren tek goja, e penduar. Oliveri qeshi me te madhe, duket se nuk i bente pershtypje dhe "Sharje" te tilla i merrte gjate gjithe kohes.

" Jam vetem 19, " Tha ne mbrojtje, duke u ndjere i sulmuar, " Dhe punoj aty se me duhen ca te ardhura per ne universitet. S'jemi te gjithe aq te talentuar sa ti. " 

Me fjaline e fundit u ndjeva teper e komplimentuar. Kohet e fundit te gjithe vune ne dukje "talentin" tim por une i thosha te njejtat gjera te gjitheve.

" Oliver? "  Peshperita pas nje heshtjeje teper te sikletshme, dhe me cuditi kjo gje pasi ai thoshte dicka per te qeshur cdo dy sekonda; per fustanet e grave te moshuara qe kalonin rrugen; apo per floket e mia te shkuara dem; apo per punen e tij te tmerrshme. 

" Po? " Me pa.

" Librat e mi jane aty. Duhet thjesht t'i lexosh-" 

" Cfare po thua? " Me nderpreu.

" Me lejo te mbaroj. " Vazhdova dhe ai pohoi me koke. 

" Zemren e ke tek menga e bluzes, duhet thjesht te ndjesh. Oqeanet i ke ne sy, duhet thjesht te notosh. Ne gjuhe ke lirine, duhet thjesht te flasesh. Poezine e ke ne palcen kurrizore, duhet thjesht te shkruash. " 

Ne kembim; nuk me dha asgje. Tundi koken, duket qe po mendohej per gjerat qe thashe. I kisha lexuar diku, nuk me kujtohej se ku; por ishin fjale dhe nga zemra ime. Nuk ishte Oliveri i pari qe i kishte degjuar. Mamase ia thoja gjithmone kur me pyeste sesi shprehesha aq lirshem; ia thosha dhe Kristines kur me pyeste se si mund te niste te shkruante dhe ajo. 

Makina ndaloi sapo arritem tek lokali dhe ai doli para, une e ndoqa. U ula ne vendin e zakonshem teksa prita kamarierin. U nderrua shume shpejt me bluzen e lokalit dhe erdhi te merrte porosine.

" Devon? " Tunda koken.

" Zemren e ke akoma ne vend, duhet thjesht te duash serish. " Me foli me nje ze jo shume te plote, pak i frikesuar. Une tunda serish koken ne shenje kuptimi; kafshova brenda buzes dhe vazhdoja ta shihja.

" Leng portokall karrote, te mbushur shume shume? " Pyeti, duke prishur heshtjen.

" Te lutem. " U pergjigja.



-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------


/// Oh damn tek ky kapitulli kam futur te gjithe zemren time uroj t'iu pelqeje. sa me shume komente dhe vota ne qofte se po ju pelqen si po ecen historia . xxx 

Devon•Where stories live. Discover now