20

460 34 10
                                    


Kur kthehesh ne shtepi, nuk eshte e thene te ndihesh ne shtepi. Sigurisht, i ndjeva krahet e mamit dhe nje mije e nje puthjet e saj ne fytyren time, por shtepine e vertete e kisha larg.

Nuk kisha arritur shume gjate kesaj periudhe; ndjenjat e mia si nje individ teper i dobet nuk kisha arritur si pastroja a ti sqaroja me veten time , por asgje nuk me merziste me.

Shtepine shume njerez e lene tek njerez te tjere, gjeja me e gabuar, ndjesia me e shemtuar. Njerezit e tjere nuk do te jene gjithmone te gatshem per te ta ofruar ate ngrohtesi qe vetem shtepia e vertete mund te ta jape. 

Marrim nenat per shembull; sa i nenvlersojme pasi "dashuria jone e jetes" na le apo papritmas nuk eshte me aq i interesuar sa ishte ne fillim?

Mami me fshinte lotet dhe me kujtohet teksa qaja ne gjoksin e saj kur Maksi nga klasa e 8 zgjodhi shoqen time te ngushte dhe jo mua. Shume derrmuese, e di. 

Puna eshte se, mami e dinte qe gjate jetes do kishte shume Maks-a te tjere, Maks-a me te rinovuar, me djallezor, me te ftohte, me shkaterrues. 

Me paralajmeroi dhe vazhdon ta beje dicka te tille, por une jam si nje peme e trishtuar ne vjeshte pasi i largohen gjethet. Provo t' thuash pemes qe do te vijne gjethe te tjera ne pranvere, ajo nuk do te te degjoje. Ajo eshte si une; ajo rri ne vend dhe nuk te degjon kurre.

" Me mori malli, " Peshperit dhe me ndalon te them cfaredolloj fjale , " Dhe mos thuaj qe s'je me vajza ime e vogel dhe mos me thuaj qe halla te trajtoi me mire se une. "

Nuk e mora mundimin te flisja, isha shume e lodhur dhe vetem e perqafova. 

Pasi nisa t'i tregoja shume shkurt per cdo gje qe ndodhi ne udhetimin e shumepritur (folem per rreth dy ore), ajo me sugjeroi te telefonoja Cameron-in dhe ta ftoja ne shtepi ,per darke.

Sigurisht, u shokova, u ndjeva e tradhetuar nga vete mamaja ime, por pastaj i dhashe nje mendim te dyte dhe pse jo, nje mik i vjeter per te kujtuar koherat e vjetra?

" Shtepia ime. Ora 7. Me mungon. :)

Nuk e mendova dy here mesazhin, e dergova me nje fryme, sado i cuditshem te tingelloje ose sado e frikshme te dukej ":)" ne fund te fjalise. Kisha besim se ai s'do keqkuptonte asgje, per me teper me mamin tim ka pasur marredhenie pothuajse te mira.

Dhe ne te vertete keshtu ndodhi, ai u shfaq perpara deres time ne 7 pa 5 minuta; i veshur me se miri; me nje buqete lulesh qe me beri zemren te shkrije. Pa fjale, hyri brenda.

" Ato s'jane lulet e mia te preferuara. " Buzeqesha. " Kaq shpejt me harrove? " Isha teper e nxituar. Teper flirt i gabuar? Teper pamaturi nga ana ime? Devon? A je ti ? 

" Jane per mamane tende? " U duk konfuz dhe kur i nxori ato fjale nga goja doja te zhdukesha diku larg, te nderroja identitet dhe mos te kthehesha me qe te perballesha me kete realitet te hidhur e te ftohte.

Qesha. Sigurisht qe do e mbuloja me nje te qeshur. 

" Ma, erdhi. " Rrotullova syte dhe i lashe ne shoqerine e njeri-tjetrit. 

Te pakten dy persona do e shijonin naten dhe ketu nuk do te perfshihesha une. 




/// Helloooooo lil potatooooessss . bera dhe une nje update no matter how shitty it looks xx

Devon•Where stories live. Discover now