7

818 77 9
                                    

U zgjova rreth ores 6:30 dhe ndihesha e derrmuar. Veshtrova ate divan, qe pothuajse me kishte bere te mos i ndjeja brinjet, hapja gojen si nje shenje lodhjeje.

Ishte shume heret per te zbritur poshte. Hamendesova se Zonja '' I dashuri im eshte me i mire se i dashuri jot, joekzistent'' do te ishte duke fjetur ne krevatin tim. Te them te drejten; isha xheloze per Hazel-in. Jo per te dashurin e saj, jo. Por ajo kishte fjetur ne ate dhome endrrash, kurse une ne nje papafingo te lodhur.

Por a do kthehesha prapa? A do te kisha vepruar ndryshe? Nuk vendos dot. A do te vendosja dicka ndryshe? Ne fakt, do te ishte e cuditshme. A do te kisha bere dicka per te cilen do te isha penduar? Jo. Jam shume e kontrolluar.

Vetekontrolli ka qene celesi ne personalitetin tim. Jam e afte mjaftueshem sa per te permbajtur veten para Isaac-ut. Ishte terheqes, nuk e vija ne dyshim. Por fytyra e bukur nuk ndryshon sjelljen e tij arrogante.

A do te kisha vepruar ndryshe? Drita e diellit kishte rene ne dritaren e papafingos se vjeter dhe une s'e permbaja dot veten. Po.

Ne shume raste do te kisha vepruar ndryshe.

-------------------------------------

Ndoshta ishte cmenduri te mendoje se do te rrija ne ato papafingo per tri ore te tjera, pasi zakonisht cdo njeri ne ate shtepi zgjohej rreth ores 10.

Po sodisja muret qe dukeshin te lashta. Kishte piktura dhe piktura, kur papritur nje fotografi e vendosur ne nje kornize te arte; me terhoqi vemendjen .

Nje burre i madh ne moshe, shume me i madh se Halle Sofia, i qeshur, shume i pashem...

U afrova me kujdes dhe poshte fotografise shenohej emri i tij. E dija.

Henri Keeler

Asnjeri nuk fliste me per te. Asnjeri nuk dinte si ta justifikonte largimin e tij. Por perderisa ka qene nje burre kaq i mire, i cili e adhuronte Hallen time, me nje deshire te madhe per jeten, atehere si e justifikoni faktin se ishte i harruar tashme?

Do te thosha se vdekja e tij ishte nje arsye e forte. Por ne anen tjeter, c'ishte kjo arsye e padrejte?

Vdekja nuk ishte nje arsye e forte, per mendimin tim. E cfare pastaj se semundja e tij ishte shume e fuqishme? Kam mesuar se dashuria eshte e afte te mundi cdo lloj beteje. Pse valle nuk arriti te shpetonte betejen e Henrit?

Ne ate moment, u hap dera dhe hyri Halle Sofia. Une isha duke e pare me vemendje foton e vjeter, dhe nuk e vura re Sofine.

'' Shume i pashem, apo jo? '' Peshperiti pas meje.

U hodha per nje cast, pastaj mora nje fryme te thelle kur konfirmova qe ishte thjesht ajo.

'' Pse s'e do me? Nuk te mungon? '' Ndihesha si nje femije 5- vjecar qe pyeste prinderit se nga vinin bebet.

Ajo nenqeshi. '' Padyshim qe me mungon. Nje cast ishte ketu me mua, '' Lotet e nderprene, '' Tani s'eshte me. Edhe sikur mos ta doja do te me mungonte. Dhe e doja me shume se gjithcka. ''

Syte i kisha ngulur ne toke dhe fytyra ime po digjej nga turpi. Sa e paarsyshme, Devon.

Doja t'i thosha dicka. Me fal ose ndoshta, me vjen keq. S'eshte faji yt, ose ndoshta Nuk meriton te kalosh ne kete situate.

'' Si ndihesh qe mbaroi keshtu? '' Syte e mi nuk u larguan nga toka.

'' Si? ''

'' Dhimbja eshte e bukur, ndonjehere. Per keto gjera shkruaj une. ''

'' Nuk eshte e bukur, Devon. Me beso. '' Tundi koken, '' Eshte e tmerrshme.''

Pas disa castesh te dyja u ndjeme me rehat; ndoshta heshtja ne oren 7 te mengjesit ishte ngushelluese.

Thirri sherbyeset per nje kafe dhe me tregoi se si s'kishte vene gjume ne sy, tere naten.

Thirri sherbyeset per nje kafe dhe me tregoi se si s'kishte vene gjume ne sy, tere naten

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

'' Cfare te ben kaq te forte? '' E pyeta, duke u ulur ne ate divanin e rrenuar.

'' Ndoshta ideja se, '' Pauze, '' Askush tjeter nuk do te me motivoje sic e bente ai. ''

Perpiqesha ta krahasoja veten me te. Sa e guximshme ajo dhe sa e frikesuar isha une. Isha e cmendur nese mendoja se mund t'ia dilja mbane si ja kishte dale ajo.

Gjithsesi; fjalet e medhaja ne mengjes me lodhin. Vendosa te mbeshtesja koken ne supin e saj dhe te merrja nje sy gjume derisa madherite e tyre te zgjoheshin.

---------

'' Zgjohu, rreze drite. '' Peshperiti Halle Sofia dhe une u ngrita.

'' Shko te shohesh nese jane zgjuar. '' Shtoi teksa une mallkova veten. Ora ishte 12:30. Nuk me besohej qe kisha fjetur aq shume. Kurrizi me dhimbte aq shume, saqe vendosa te ikja e kerrusur poshte.

'' Mirmengjes Kurrizoja i Notre Damit! '' Tha Isaac tere tallje, teksa Hazel i qeshi.

'' Mirmengjes. '' Rrotullova syte dhe shkova ne kuzhine, te pergatisja dicka per te ngrene.

'' Dil jashte. '' Isaac m'u afrua dhe me mbeshteti te banaku i kuzhines.

'' Eshte shtepia ime, '' Ishim duke peshperitur, teksa Hazel qendronte duke pare televizor, pa te voglen ide, '' Mund te bej c'te dua. ''

'' Jo nuk mundesh, '' Foli i sigurt, '' Une e di se c'po mendon. ''

'' Nuk po mendoj asgje. '' Isha me e sigurt se kjo qe po bente ishte nje loje e lodhur psikologjike, pjese e se ciles, nuk do te behesha kurre.

Trupat tane; prane njeri- tjetrit. Dukej sikur po me merrte frymen. Ishte cmenduri te mendoje se sa afer ishim dhe sa e dashura e tij ishte e perqendruar te televizori. Vendosi doren e tij mbi doren time dhe peshperiti duke me veshtruar me syte e tij te erret.

'' Cameron-i nuk ekziston apo jo? Ke shpikur gjithcka vetem qe te me bije ne sy mua? '' Ngriti vetullen teksa une po kafshoja ne buzen time te poshtme nga ankthi. Si mund te pretendonte se kisha shpikur gjithcka? Nuk do te bija kurre aq poshte. Dhe pse? Qe t'i bija ne sy Isaac-ut? Isaac-un te cilin e urrej me gjithe qenien time?

'' Te. urrej. '' I thashe keto fjale me pauza te vogla, ne menyre qe ai te kuptonte mllefin qe rritej brenda meje.

Me ato fjale te fundit, e shtyva dhe perfundova e ulur prane Hazelit.

He Cameron! Cfare mendon? E sheh se si po tallet me mua ai injoranti? Pse s'je ketu qe te me mbrosh?

Por nese e sheh nga nje kendveshtrim tjeter, Cameron nuk ekziston. Une nuk e dua Cameron-in. Ai s'eshte.

E verteta eshte se une dua nje njeri me personalitet krejt tjeter nga i tij. Dua nje person qe nuk ekziston. I dedikova jeten time dikujt qe nuk ekziston.

Doja nje person qe me lejonte te isha vetvetja. Me pak fjale, adhuroja nje Cameron me karakter tjeter. Rashe nr dashuri me idene e ketij djali.

Ketij djali qe kam frike ta pranoj; qe ze nje vend ne mendjen time.. Akoma.

••••

A/N ; si ju kam pjeshkaaaa🙈😂 nuk kam bere update pasi i wad away for the weekend!! Me thoni c'mendoni per kete kapitull.
Shenim: kam filluar te vendos synime ( goals). Synimi per kete kapitull? 20 vota dhe 40 lexime.

E rendesishme ; nese nuk arrij synimin e mesiperm nuk bej update xx

Devon•Where stories live. Discover now