2

1.2K 98 29
                                    

Sapo arrita ne shtepine e Halle Sofias, kuptova qe ndihesha tmerresisht e lodhur. Doja vetem te shtrihesha dhe te flija per 45 vitet e ardhshme.

'' Zemer! Paske arritur shpejt!'' Zeri i Halle Sofias u degjua qe nga kati i dyte e teksa zbriste shkallet, gezimi ishte i dukshem ne fytyren e saj. Dukej shume e lumtur qe isha atje. Ndoshta me e lumtur se une..

E perqafova dhe e falenderova qe me kishte mirepritur ne shtepine e saj. '' Si shkoi udhetimi? Ku eshte Kristina? '' Ajo pyeti.

''Kristina nuk eshte shoferja me e mire, '' nenqesha, '' Iu desh te nxitonte per ne shtepi. Te dergon shume perqafime.'' Une i dhashe nje buzeqeshje te vogel dhe pa humbur me shume kohe, nisi te me tregonte shtepine.

Ishte hera e pare qe e kisha vizituar ne shtepine e re. Eshte e vertete, ka nderruar rreth 3 banesa pas vdekjes se te fejuarit te saj. Do doja ta shpjegoja se nga cfare vuante Henri, por Sofia nuk fliste me kurre per te. E admiroja per forcen e asaj por me frikesonte ideja se, pas se gjithave ai u largua nga kjo bote dhe Halle Sofia dukej sikur e kishte harruar.

Ne te vertete, kishin kaluar pese vjet dhe mamaja ime pretendonte se halla ime nuk ishte martuar kurre pasi s'i kishte pasur asnjehere qejf femijet dhe nena ime, sigurisht qe do te nderhynte ne jeten e saj. Gjate gjithe jetes sime, ne rastet me te veshtira ku mund te kem gabuar, mamaja ime me krahasonte me hallen time. Duke thene se kisha marre veset me te keqija te saj.

'' Prape s'me besohet qe je ketu! S'me besohet qe Adelaida te dha leje, me ne fund. '' Sofia filloi te fliste per nenen time.

Shtepia ishte mbreslenese. Duke e menduar Halle Sofine si thjesht nje grua qe kishte nje lokal, nuk mund te mendoje se ajo e perballonte tere ate shtepi. Prinderit e saj, pra gjysherit e mi, e kishin lene ate trashegimtare dhe ajo ishte me te vertete shume ambicioze. Shtepia kishte permasa gjigande. Me la pa mend.

Detajet e bukura te drunjta, kornizat e shumta me pikturat me te famshme vareshin ne muret e saj. Salloni qe pershkonte te gjithe rrugen, deri te dhoma ne te cilen une do te qendroja, ishte i gjere dhe me ngjyra kaq te brishta.

Muret duket sikur mbanin vesh; dukej sikur po prisnin te nxirrnim nje sekret. Rrinin ne heshtje dhe ngjyra e dobet te krijonte idene e merzise se halles sime. Shtepia dukej e trishtuar, vertete. Kishte sende antike, kosha te bukur te thurur qe mbanin fruta. Kishte rafte gjigande te mbushur me libra, gje qe nuk te bindte. Sic e thashe, trishtimi mbizoteronte.

'' Kjo eshte dhoma qe zgjodha per ty. '' Peshperiti, teks arritem ne katin e trete. Ishte siguruar qe sherbyeset ta kishin pastruar dhomen ku do te qendroja dhe ato me pershendeten teksa dolen nga dhoma ime.

'' Quhem Devon. '' Une buzeqesha dhe ato nuk m'i hodhen syte. Vazhdonin t'i mbanin syte ne toke dhe une mund te ndieja tensionin qe rritej midis meje, dy sherbyeseve dhe Halle Sofise.

'' Largohuni, vajza. '' Dha urdher Sofia dhe ato u larguan.

Fytyra ime e shqetesuar, mesa duket, i ra ne sy asaj dhe me beri me shenje qe te hyja brenda.

Dhoma ishte nje mrekulli. Perdet ne ngjyre blu, pershtateshin me se miri me ngjyren e murit. Ne komodinen prane shtratit gjendeshin libra te shumte, sikur Halle Sofia e dinte fiksimin tim me librat.

Ne fakt, ajo e dinte.

'' Me thuaj, Devon.'' U ul prane shtratit tim dhe une iu bashkova, '' Cfare ka bere ai djale qe te ka lenduar kaq shume. ''

Une nuk guxova ta shihja ne sy.

'' Nuk eshte faji i tij. '' Kjo ishte gjithcka qe menaxhova te peshperisja.

'' Ti vlen shume me shume, '' me ngushelloi ,'' Dhe nuk po ta them pa e menduar me pare. Je inteligjente, ti e kupton vete situaten. ''

Ne te vertete, e kuptoja. Kuptoja gjithcka ne cdo moment. Dhe ne momentet qe s'kuptoja, aktroja vete sikur nuk kuptoja. Sa here e perdora foljen ''kuptoj''?

-------

Pasi u largua nga dhoma ime, une u shtriva ne krevat dhe mora telefonin ne duar. I dergova Kristines foton qe bera jashte shtepise se halles dhe i shkruajta.

Edhe mua me mungon

Pergjigja erdhi shume shpejt

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.


Pergjigja erdhi shume shpejt. " Akoma nuk e kuptoj se cfare u ke bere flokeve."

Fillova te qeshja me vete dhe vendosa te zbrisja poshte, te zbuloja me shume gjera rreth shtepise interesante ne te cilen do te qendroja.

Por nderrova mendje ne castin kur u perplasa me dike. Ndoshta duhet te kisha qendruar me mire ne dhome, aty ku s'do te kisha shkaktuar probleme.

••••••••

A/N : 100 reads? U guys are amazing. Cdo sugjerim do te mirepritet nga ana ime. Short chapter, i know!!

Devon•Where stories live. Discover now