21

439 34 5
                                    


" Dev, eja pak. Pse gjithmone me shkaktojne stres keto tre fjale? Eshte e njejta histori ne te gjitha rastet, ose kam bere nje gabim, ose ka dicka qe nuk shkon. 

Ne kete rast, ishte ndryshe. Ai me thirri ne dhomen time. Ai nuk e kishte harruar ku ndodhej dera e dhomes time dhe me kerkoi prane. Ai nuk dorezohej kurre, derisa te dilte e tija. Kete here ishte ndryshe; me mua nuk mund te shtirej.  Eshte me se normale te te mungoje dikush si une. Ne fund te fundit, cdo gje, cdo gabim, ndarja, erdhi si pasoje e veprimeve te tij, te pamenduara e te nxituara. 

Sigurisht qe do e merrte malli per dike si une. Une nuk bera asgje qe do e lendonte; une e mbaja prane; une e kerkoja vazhdimisht. Une nuk dorezohesha; njesoj si ai. E di ku qendron problemi? Atyre nuk u ben pershtypje kur te kane prane  ; mesohen me idene se ti do t'i kerkosh edhe pasi ai te te lere per heren e 100. Une u lodha duke e kerkuar dhe hoqa dore. Kjo e shqetesoi ate, u cudit dhe prandaj me kerkon akoma. Do te jete ai qe thote fjalen e fundit, ai nuk me do prape. 

"Si te te ndihmoj? " Shkova ne dhome dhe e gjej te ulur ne shtratin tim.

" Mos me trajto sikur te jem nje i huaj, " Qeshi, " Te kujtohet kur me the qe nuk kishte ndjere kurre dashuri para se te flije me mua? Me pak fjale, une ta prezantova dashurine. " 

Dukej teper krenar. Oh, sa ndjenja te forta urrejtjeje zgjoi. 

" Po. Ma prezantove, por akoma se kam kuptuar arsyen se pse e vrave. Ashtu pa kuptuar. " Thashe plot ironi dhe refuzova ta shihja ne sy.

 " Nuk e vrava. Nese i hap syte, eshte akoma ketu. Ti refuzon ta shohesh. Refuzon te pranosh qe mendon per mua." U pergjigj. 

" Mendoj per ty. " Buzeqesha. Me te vertete mendoja. Mendoja per sa lehte ia dhashe cdo gje timen; sa shpejt harrova se kush isha dhe u bera si nje kukull e vogel qe komandohej nga "dashuria e vertete e perjetshme." Kur e mendon me gjate, ai nuk mendonte aq shume per mua. 

" Afrohu. Jemi pikerisht tek dhoma jote. Si 2 vite me pare, " Ritmi nisi te ulej dhe po ashtu zeri, ai tashme po peshperiste, " Edhe nje here te vetme. " 

Jo, faleminderit? Degjo, ka pasur dite ku lutesha te vije edhe nje here te vetme dhe te peshperisje te njejtat fjale, por ne ditet kur kisha me shume nevoje; ishe kaq afer. Kaq larg. Sado keq qe shkoi lidhja jone; une dua te te falenderoj nga thellesia e zemres, sepse ne fund te dites; te kujtoj si gjene me te bukur te gabuar; kisha nevoje per ty. Kam nevoje per ty. Ah, po flisja per ditet kur lutesha te te degjoja edhe nje here zerin. Ne nje lidhje qe vetem te lendon, gjeja e vetme qe mund te besh; eshte te ikesh larg personit kaq keqdashes. Une nuk dua te te akuzoj; perkundrazi. Faleminderit qe me tregove si nuk duhet te jete kurre i dashuri im i rradhes. 
 Kur kisha me te vertete nevoje, ti nuk m'u pergjigje ne telefon. Ti me dergove nje mesazh. Ti me the ; Me fal, jam i zene. Te flas me vone ; Dhe ndoshta te duket budallik, por une nuk fjeta naten, sepse po prisja qe te vinte "me vone" dhe nuk erdhi kurre. Cmenduri , apo jo?

Pasi mendova keto e me shume, peshperita e lodhur, e trishtuar dhe e pafuqishme : " Mami po na pret poshte. Nxito. "

Me pak fjale, dola nga dhoma dhe  me vone, nisa te rregulloj tryezen. 

Cdo gje ne fillim, dukej ne rregull. Temat qe po preknim teksa hanim, ishin teper te pergjithshme. Pasi disa momentesh, sikur cdo gje u permbys dhe temat qe nuk deshiroja te viheshin perballe nesh, arriten. 

" Me pelqen shume si shkruan, ia kam thene shume here. " Oh mbylle gojen, je patetik.

"Ka talent vajza ime!" Duket sikur mamaja ime u krenua dhe me qeshi, une ne shkembim i dhashe nje shikim te ftohte dhe ajo perhumbi ne te.

" Dhe te mendosh qe kam filluar te shkruaja per njerez qe nuk e meritonin kurresesi. " U pergjigja ftohte dhe ndjeva nje te gjuajtur te lehte tek kemba, qe vinte nga ana e mamit. 

" Ska gje, " Vazhdoi ai, " Nuk e meritoja vertet, por e meritoj tani. "

Ose keshtu mendon ai; sepse ne asnje moment nuk do e meritoje. Ne jeten tone, i japim vlere te madhe njerezve qe nuk do te benin te njejten gje per ne. Nuk ka dhimbje me te madhe, sesa kur e kupton dicka te tille, qe ndodh shume shpesh. 

Dhe e doja. Kam lexuar qe te duash eshte shume bukur ne shumicen e kohes, por here te tjera jo. Here te tjera eshte thjesht si nje menyre per t'u gjakosur. 

Ne momentet qe ai qendrove prane meje me vinin ne mendje momente kur vertet e kam dashur sa me prane, por perfundonte te ishte miliona yje larg. 

Njehere me peshperiti; "Te dua dhe gjithmone do te te dua dhe me fal. Sa shprehje e shemtuar eshte."

Ernest Hermingway, shkrimtari im i preferuar. I yni. Kur une mendoja se ai lexonte, por cdo gje ishte nje mashtrim; si pjesa tjeter e kesaj historie.

Ate nate ai nuk fjeti ne shtepi.

Fjeti me mua, ne krevatin tim. Nuk isha ndjere ne shtepi para asaj nate. Ndjeja gjakun qe me vlonte brenda; ndjeja qelizat e mia me te gjalla se kurre; ndjeja nje milion genjeshtrat qe zvarriteshin ne trupin tim e dilnin ne forme pikash te vogla djerse e per me teper, ndjeja puthjet qe linte gjithandej, kudo qe shkonte. Nuk harronte te linte nje puthje sado e vogel, te me kujtonte qe kishte qene aty, do te mbetej aty. Gjithmone me mua, e keshtu; une erdha ne shtepi. Nuk ishte shtepia kur zbrita tek aeroporti apo kur mami me tha se i mungoja; dhe e urreja kete gje. Cdo gje qe thoshte me bente ta urreja pak brenda vetes e keshtu iu dhashe serish dhe me kujtohet si e putha; kishim te njejten uri per njeri-tjetrin per ta ndjere prane edhe njehere si ne fillim cdo moment qe kishim kaluar e keshtu; ai fjeti me mua. Ne krevatin tim.


" Pse me lejon te lendohem gjithmone? Ti ke forcen te me ndalosh. Te me shtysh tutje. " Flas teksa ndjej duart e tij rreth meje dhe mendoj se kjo eshte dashuria; te kesh duart e tij rreth vetes kur nuk je njeriu i duhur per t'u dashur.

" Ti me lejon te te lendoj, " Qeshi, " Si mund te refuzoja te lendoja nje vajze te bukur si ti? " 






//// Hello loveliessss, 5.4K me vrisni. vazhdoni ta cojme 6K because its my dream :c 


Devon•Where stories live. Discover now