5

754 73 12
                                    

" A ndihesh mirë?" Hallë Sofia ishte tashmë pranë meje, me dorën e saj të ngrohtë në shpatullën time, duke më pyetur.
" Thjesht nuk më besohet që Isaac u tregua aq i pafytyrë. Si nuk ma dha celularin kur e dinte që unë kisha nevojë? " Shfryva tërë inat dhe tunda pak kokën, si për të thënë që tashmë ishte shumë vonë.

Kur u ktheva në shtëpi mbrëmjen e shkuar, ai gjendej prapë aty.

A kishte shtëpi ky?

Okay, kjo ishte e pasjellshme nga ana ime. E papranueshme.

" Ai me ndihmon shumë, Devon, " Filloi Sofia, " Është me të vërtetë interesant dhe i kujdesshëm nëse e njeh më mirë."

Po. As e vë në dyshim që ishte shumë interesant. Por i kujdesshëm? S'besoj.

" Je e emocionuar për takimin me z. Carew?" Ajo ndërroi temë. Hamendësova se ishte duke folur për botuesin. Arsyeja e këtyre sakrificave.
" Mezi pres." Një buzëqeshje e vogël la buzët e mia, teksa mendoja për çdo anë të asaj vizite.

Takimi me z. Carew do të ishte vendimtar. Mjaft i rëndësishëm dhe të them të drejtën, qëndrimi në të njëjtën shtëpi me birin e tij ma kishte vështirësuar punen.

-------

"Pra, Devon," Zoti Carew ishte një burrë në moshë le të themi. Paksa i thinjur, i gjatë dhe i pashëm. Isaac kishte ngjarë shumë nga ai. Kjo është e sigurt, " Para se të them ofertën time, dua të më tregosh."

Sytë e mi e sodisnin zyrën e tij gjigande me kureshtje dhe po ashtu, në momentin kur tha fjalët e fundit, e pashë me habi. Çfarë t'i tregoja?

" Më falni? "

"Po. Më trego. Libri nuk është thjesht për një vajzë të fuqishme që humbi të dashurin. Të dy e dimë këtë më së miri. Ç'të ka ndodhur?"

Më dukej sikur më në fund dikush e kishte kuptuar me saktësi thelbin e atij libri; te printuar që i kishte shkuar botuesit vetëm për ta gjykuar nga ana profesionale.

Para se të flisja mora një frymë të thellë. Ishte hera e parë që i tregoja dikujt me ekzaktësi se çfarë kishte ndodhur.

" Unë e doja. E doja me te vërtetë. Librin e kam shkruar duke menduar për të. Nuk e di si ndodhi por në një farë mënyre botën e brendshme, ma ndrydhte ai dhe-" Më ndërpreu papritmas.

" S'e vë në dyshim që e doje. Metaforat e përdorura më lanë pa fjalë. Thjesht dua ta kuptoj më mirë. Si arrite në atë konkluzion? Si arrite në fjalinë ..." Ndaloi për një moment dhe nxorri fletoren e tij me shënimet mbi librin tim, " ... Më la sepse më donte. E dija që ishte e kundërta. Më do tani, sepse më la."

Pashë poshtë teksa ndjeja sytë e mi te digjnin një vrimë në fytyrën time.

" Shikoni zotëri. Do të doja të analizoja çdo fjali të librit që iu kam dorëzuar. Është e vërtetë. Ai akoma më kërkon. Ndihet në faj që më la. Por këto ujëra janë te turbullta, le të flasim për punën që do të kem me ju." Po përpiqesha të duroja sa më shumë pa qarë. Ishte si një mision i pamundur.

" Shumë e vendosur. Më pëlqen. Djali im, Isaac më tregoi që fundi nuk i ishte dukur bindës dhe se nuk do ta honepste dot që të punoja me ju. "

Shtanga. Pra Isaac i paska folur atij për mua. Çfarë dreqin bëra?

" Oh zot, mund të shpjegohem-" Nisa të përmendja justifikime. Se si nuk kam dashur të ngatërrohem me të. Se si e respektoja por burri që qëndronte ulur, përballë meje, me një tufë shkresash në dorë, më ndërpreu.

" Isaac është i çmendur nëse mendon se nuk do të të punësoj, vetëm se nuk i ke marrëdhëniet të mira me të.  Vendi i punës është i joti."

•••••••••

A/N : kapitull i shkurter e diii. U vonova shume me "ë" dhe "ç" :(( will update rlly soon. Like sunday 🙌🙌

Devon•Where stories live. Discover now