Shpresë e ngrohët

20 1 0
                                    




Sonte nuk kam gjumë
më humbi diku në hapsirë
të pashuar
shpresat mi ngacmojnë ndjenjat
e, sa ëndërra thuren
me rreze t'ylberta.
shiu i vjeshtës më kujton ndarje
gjethet e zverdhura më kujtojnë trupin tim
E shpresa ?
Ç'të them tani
ku kam mbet pa fjalë
mbi sup peshon rendësia e jetës
kam forcë të qendroi
për një lindje të agimeve të bardha
gershetoi kuptimin me natën
një pamje kanë
shpaloj perden e dritares së shpirtit
ta shohë dritën e agimit më mirë.

Lum i trazuarWhere stories live. Discover now