Nënshtruar fatit

16 0 0
                                    




Pa titull e pagëzon koha
batica dhe zbaticat e lumit
të hodhën në ëndërrat e mia
në zemer si kusar më hyrë
si të pata besuar ?
Shume fjalë i patem thënë
njeri-tjetrit
peng kohës kanë mbetë
sytë ndrinin për fatbardhesi
jeta kishte kuptim.
Ja patëm bërë mburoi kohës
qerdhen zogut ja ndertuam
lot shkepus nga jeta ime
qerdhen zogut ku ja trete.
Randeshem rrahe kjo zemra ime.
në valët e lumit të trazuar
s'të kerkoi më në ëndërrat e mia
zemrën s'mund ta besoi më.
Zemrën s'mund ta besoi më
krahët zogut janë plagosur
koha do sheroi keto plagë
nga ti ngushëllim nuk kerkoi.
Në ëndërra e mia s'të kërkoi më
që tani harresa m'biu ne mua
peng i mbete kohës ti.
Mos më kerko më
jetës kuptimin t'ia ktheshë
nuk jeton më
në ëndërrat e mia
kanë kahje tjetër tani !

Lum i trazuarWhere stories live. Discover now