E njoha më parë

94 7 1
                                    




Ky varg që rrjedhë
nga zemra ime
nuk di nga erdhi
por e di
se rrugën e pati të gjatë
Por, si për çudi
u bëra mik me të
ngado që të shkoi
ai është me mua
E ndjej pikëllimin e tij
e ndjej lumturin e tij
e si për çudi
gjumi shpesh ma vjedhë
dhe aq mik që e kam
nuk më lenë të qetë
ngado që të shkoi
ngado që i shpie mendimet.
Edhe të rrahurat e zemrës sime
mi mori me vete
E une i themë: Ndalu!
Por s'më degjoi
Pajtohëm më të
është i ri dhe s'ka të ndalur
Ky miku im i vjetër
bredhacak i zemrës sime.

Lum i trazuarWhere stories live. Discover now