pse mua ?

By DevidX

49.1K 3.6K 3K

Botët tona ishin si dita me natën... Ku ka qenë ai perëndim ku i bashkojë botët tona deri sa na lidhi në këtë... More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
😝
32
33
34
36
37
Pse ty ?

35

1K 88 146
By DevidX

~•~

Tavolina ishte plot e përplot me ushqim. E shtruar vetëm për burrat me pjata meze, oriz e byrek. Tastibab në pjata dheu dhe zhelegu i pjekur në hell sipas dëshirës i vënë në mes të tavolinës.

Raki e muhabet burrash gjëmonin në dhomën e miqëve...
Edhe këngës ja kishin marrë me cifteli !

Un po qëndroja në verandën e vogël jashtë me nuset e dajos dhe të xhaxhallarëve që nuk pushuan së foluri për Edin dhe Shokun e tijë që u ish bashkuar që kur kur therën zbelegun.

Ky i fundit e theri zhelegun sapo Edi i dozoi thikën sikur t'a dinte që Ilavi ishte për atë punë ku Edi dukej që nuk e bënte dot...
Mu duk sikur Edi kishte dhimsë për kafshën, ndërsa Ilav e kapi zhelegun për bringat e vogla të sapo mbir në kafkë.. I shkeli dy këmbët e parme me këmbën e tijë që të mos lëvizte nga dhimbja që do kalonte kafsha e gjorë.
Duke e fshehur thikën nga shikimi i kafshës ja vuri në qafën leshatore të bardhë ku e kish tërhequr e ndalur lëvizjet e Qengjit,ja preu fytin pa dhimsë hiç!

Gjaku curg, ku njollosin e shkriu borën e bardhë e ngrohu tokën e ngrirë! Avullojë gjaku ashtu si shpirti i kafshës në atë ambient të ftohtë.

Edi hoqi shikimin nga ajo pamje ndërsa Ilav tundi kokën si të kish bërë një punë të mirë.

Babai im i rrahi krahun si për t'a komplimentuar krenarë.
'Ti qenke kasap i lindur more djalë!
Çfar nderi të të kem sonte për darkë.'

Ilav kish ardhë bashkë me Edin në kto zona të thella. Më duket se kish qenë edhe pak dit më parë për ca punë të veta, si i dëgjova ti thoshte tim eti ! U çudita kur e pash .

Do kishte ardhë më parë përnjëherësh me Edin i tha, po ishte bllokuar rruga nga bora e ju desh të priste me makinën që se linte dot në mes të rrugës... Kishte pritur deri sa fshatarët të lironin rrugën nga bora duke i dhënë edhe një dorë.

"Aman... të mer në qafë dhëndri ynë.
Po ça fati paske pas mi korbë !!"
Nusja e dajos së madh më shkundi nga mendimet që kisha në kokë.

"Po mi prish ment e kokës dhe mua mi e mjerë." Nisja e xhaxhait kjo e fundit.

"Edhe shokun me yll në ballë e paska..." Vazhduan një pas njëu njëra pas tjetrës...

"Në qafë moj në qafë e kish tatu yllin, e Jo në ballë. Hapi sytë."
I korigjojë Risi dymbëdhjetë vjeçarë ku hyri mbrenda duke kaluar aty mes nesh.

"Po është vetë yll se.
Po të gjith kështu jan çunat e Tiranës moj ?" Më pyeti nusja e xhaxhait të vogël që sikur ju ish skuq fytyra nga ato fjalë.

"Hë me hë se plasët ty i pa e tani ty i mbajta me gojë."
Ja ktheva e vrejtur si isha gjith kohës.

Ku e kisha un mëndjen e ku e kishin ata...

" Çke mi... të hyri xhelozia ty apo ke frikë se mos t'a hamë mësysh burrin?"

"Se kap syri atë dhe jam e sigirt që gjyshja i ka fut kokërr hyrdhe në xhep. Po ju shikoni burrat tuaj se u bënë dru ty pi raki. Si do i shpni në shtëpi tani për natë e dëborë, atë shikoni."

"Ty poqën trut ty kshu mi...
Ke qënë hi i mbuluar... Ç ndodhi ?
Apo të bëri mirë, e të rriti shtrati i burrit ?"
Më tha nusja e dajos së madh me një nënqeshje !

"Hiri i mbuluar djeg.
Duhet t'a dishë më mirë se un, se pjek akoma bukë me çerep." Ja ktheva duke e shikuar shtrembër.

Nuk kisha as qef e as dëshirë të merrem me thumbat e tyre.

"Shkele në Tiranë e po na shet men zotrote !
Po deri dje ishe hutraqe lecka lecka mi surrate. "

"Jam akoma.
Mua nuk më vjen turp për atë që jam.
Jam hutraqe ? Jam.
Leckamane ? Edhe leckamane jam.
Por mend dije se nuk po shes se nuk kam për vete e Jo të t'i shes ty.
Po, shkela në Tiranë, por shtëpia ime kjo është. E atje ku më cuat nuk shkoj më. Kshuqë boll ja pat Nurin burrit tim po shikoni trurin." Ja plasa ashtu përballë të tërave grave ku po më shikonin së të kisha tre koka.

Nuk u isha kthyer asnjëherë në këtë mënyrë. Ja pse më shikonin ashtu.
Madije që as nuk kam folur ndonjëherë kaq gjatë me t'a.
I evitoja gjithmonë bisedat e tyre e rrija si në hutrinë e vrarë.

"E zeza kjo paska shkel mi, Qeka sëmurë!"
Tha njëra prej tyre duke pickuar faqet e shqetësuar.

" Na iku...  Na Iku... Na iku....
Iku moj vajza për duarsh. Na fiku derën o bu bu bu buuu.." Plasi shpullë në faqen e sakë tjetra !

"Ju thash mi ju thash...ju thash ti shkruani ke Hoxha e ti varni nuskën në qafë se i ra goxha fat e do e kapi syri i keq."

I rash ballit me dorë nga përgjigja e tyre pa pikë qëndrimi !

"Tani kam shkel apo më ka kap syri i keq ? Hë vendosni që të gjeni rehat."
Tunda kokën nga mentaliteti i tyre.

"Ris...
O Ris." Fillojë të thërrasë vëllanë tim që po hante patate të skuqura në verandë me kalamajtë e xhaxhallarëve të tierë.
"O tu harroftë  emri o Ris hajde ktu po të them." Shkojë nusja e xhaxhait t'a kapi për veshi.

"Ooojjjj lele, oj none.... Çi mutin e Ke ? Du patate un se mu tha zorra për buk."
U qa Risi i gjorë duke folur me atë gjuhën e tijë të trashë e me gojën plot me patate e Mish.

"Shyt mos bërtit e t'raft kaleria, po nah kte sëhonin e aluminit e mushe me shpuzë se do i shuj thëill gocës."
E qortojë duke i dorëzuar tasin nëpër duar e gati sa nuk e rrëzoj Risim për borë duke e shtyrë jashtë më oborr.
"Ho më vrap luj komt o gjytrym."
E inkurajojë më tej...

"A ta morte dreqi shpuzën tuj, as i çap nuk nuk lini me Hong rahat.
Kam qen me dele un qy në pik të mjesit, jam qu në orën 5 të mjesit... Po kush t'a di për nder se !? Mirë që të therin zhelegun pa të pyt, po as kofshën nuk të lënë me ja hong me ja mort dreqi rreshnat. Jet qeni. Çin do ndesh me zhelegun e Çimit un nime ? Qesh ty e bo BOB zhelegun Tim, kto shkun ma therën pa më pyt hiç. Jet qeni që paska qen kjo..." Vazhdojë të ezte si një njeri plot halle Risi dymbëdhjetë vjeçarë që mbante kokën ulur duke ecur i tërbuar drejtë zjarrit ku kishin pjekur zhelegun e tijë pak më parë.
Ndërkoh i gjuante borës me shkelma si për inatë.

Kur e Solli shpuzën e zjarrit e la aty në verandë e shkundi duart inatçi.
"Nani e mos më çani bythën mo se vetëm për punë më doni. Jet qeni.
Oj kto ! Jet qeni. "  Fjalën Jet qeni Risi nuk e harronte ndonjëherë por e mbante në gojë si të mos kish tietër shprehje për tu shfryrë !

"Kape... Oj Tixhe kape e shuj i her thëill se mos e ken hong msysh ato Kaurrit italian anei në Iatli.
Kape mi shuj thëill para se të lathisi goca fare se na mbeti në derë."
E inkurajojë nisja e Dajos së madh e shqetësuar për reagimin tim të më parshëm.

Pa e kuptuar si... e gjeta Ije Tixhen ty më pështyu në surrat.
"Dhpuh...dhpuh...dhpuh... I plasnin syt italianëve që pan gocën tonë.
Dhpuh...dhpuh...dhpuh... Përtej detit të zi i platçin sytë atij që ka pa."
Shoi një thëill në ujë pasi më pështyu rreth e përqark syrratit !

" Oooj Ije... mle rehat mi çi Bon ?
Mos le nomë." Kërkova më kot t'u largoja, por më kapi nusja e dajos e më uli në karriken aty pranë.

"Ulu ktu se do dalim ke shpija e Burrit tani se mos të ken hong msysh edhe ato. Oj Tixhe ho... Ho pra çi pret mo ? Shuj thëill po të themë."

"Dhpuh...dhpuh...dhpuh... I plaçin sytë vjerrës që ka pa gocën tonë." Shoji thëillin e dytë.
"Dhpuh...dhpuh...dhpuh... I plaçin sytë kunotës që ka pa gocën tonë."
Shoji thëillin e tretë.
"Dhpuh...dhpuh...dhpuh... I plaçin sytë gjyshes që ka pa gocën tonë." Shoji edhe një tietër thëill.
"Po për Edin mi ti shuj thëill gja mi Lume a, si thu ti gja ?
Mos e kët hong msysh Edi mi gocën tonë sy hirrs mgja ishte ai!"

"A ja hongsha syun un atij.
Se e kishte jeshil oj qorre jo sy hirrs.
Ku han msysh ai me ato sy jeshil mi, çi thu oj Tixhe mos le nom ?
Ai e ka hong mar e mrapa ate po rri mos fol kot mi gru."

" Ee Mir e ke ti. Po ho mo.. hai mut kot un."

Ju përgjigj ije Tixhja si të ish vetë budallaqe, e më pas fillojë të më shuante thëill edhe një herë të fundit duke më pështyu syrratin psir.
"Dhpuh...dhpuh...dhpuh....
Përtej detit t'zi plaçin syt e mi.
Përtej detit të zi plaçin syt e tij.
Përtej detit të zi plaçin syt e miletit.
Hajt shnet ke nona."
E mbylli shurien e thëillit Ije Tixhja e un mbeta si e shtangur po aty në karrike me surrati e pështyrë nga goja e sajë që qelbej pras i gjallë!

"Mos derdh ujë të nxhetë përjashtë se o gjynof  oj Tixhe lene të ftohet aty se e derdhim nesër n'rronz tronofilit." 
I tha Ije Lumja nusja e Dojos së madh.

Pse...?

O zot pse ?

Pse mua ?

Pse kto gjëra duhet të më ndodhin pikërishtë mua ?

~•~

🔱
🖤 Spaccio Autore

Hahahahahahahahah..
O vdeksha çi ke shkrujt.🤣🤣🤣
Kshu jeni ju femrat...😝

Më duhet një mushkëri nga të qeshurat se u dorzu e nuk punon mooooo🤣🤣🤣🤣🤣🤣

Dhe tani po juve femrave që lexoni historinë t'ime duhet me patjetër me ju falenderu se më në fund i kapëm 1k votë.

Hei shyqyr.
Ishalla komt rrëshjonës për ke Historia e Lugina e Luanit tani😅

Nesër kemi Risin prap që bëhet burrë🐺 O Ris o BOB nesër gocat e watpadit do i marrësh më qafë e di un.

Continue Reading

You'll Also Like

317K 15.3K 84
🍁ကောင်းခြင်းတည်မြဲ.. 🍁 နိုင်ငံခြားပြန်ကောင်လေး။ ရုပ်ရည်၊ ပညာ၊ စည်းစိမ်ဥစ္စာပြည့်စုံကြွယ်ဝသူမို့ အတော်လေးကြီးကျယ်သည့်လူ။ သူ့ကိုသူလည်း အထင်ကြီးလွန်းပ...
446K 16.7K 45
ကိုယ်ဟာ ကြိုးဝိုင်းထဲမှာ ကိုယ့်ကိုစိန်ခေါ်လာသမျှကောင်တွေအကုန် ထိုးရဲတယ် သတ်ရဲတယ် ကိုယ်နိုင်မယ်ဆိုတဲ့ယုံကြည်မှုရှိတယ် ကိုယ်မလုပ်ရဲတာဘာမှမရှိဘူးလို့ထင...
492K 11.8K 89
"ပူတင်းလေးကဘာလဲ" "ကိုကို့အပိုင်" "ကိုကိုတို့ကရောဘာလဲ " "မောင်နှမ" "ဟာ..."
333K 18.2K 22
စိုင်းမဟာမောင် "မောင့်လွန်းငယ်" လွန်းဝသာန်"ဘာမောင့်လွန်းငယ်လည်းဗျ" စိုင်းမဟာမောင်"ဟောဗျာ...မောင့်ရဲ့လွန်းငယ်မလို့ မောင့်လွန်းငယ်ခေါ်တာပေါ့ဗျ"