Keni 2pjesë këtu meqë nuk publikova dhe.
S'kam qen mir fare.
Dit koti dje.Jemi sërish në përshkrimin e jetës së vajzës...ke burrat sot.
~•~
Po hyja mbrenda në korridorin e shtëpisë kur vura re presencën e Edit dhe të Ilavit !
Ishin në këmbë përball njëri tjetrit duke biseduar si në heshtje !"Kto u bon tap mo burr!"
Zëri i përshpëritur i Edit ku zgjati pak kokën mënjanë si për të parë sërish i çuditur në dhomën e burrave ku po hanin e po pinin për qef të tyre."Raki fshati vlla. Ku të mos bëhen tapë." Ju përgjigj Ilav si të ishte një gjë e sigurt për të.
"Zhul fshati do të thuash !
Si e pin dhe ti aman !?
Nuk e dëgjove Dajon kur të tregojë këmbët e të tha që e kish shtypur rrushin po me ato këmbë zbathur dhe kish bërë atë raki !
Ma fshtirosi fare, gati sa nuk volla në mes të tavolinës se pata kthy nja tre teke Raki zhuli më parë."
Në zërin e Edit dukej meraku që kish ndjerë e që ndiente ndërkoh u shprehte i fshtirosur përballë Ilav.Ky i fundit filloj të qeshë si pa u përmbatur dot nga fjalët e Edit.
"Po është raki mo vlla. Nuk do të gjej gjë se mikrobet e këmbëve të dajos jan djeg e përcëllu me koh për sa e fortë ish rakia.""Me mikrobe apo jo, un zhul fshati nuk pi po të them. E kto t'a mbushin gotën njërën pas tjetrës mo vlla.
Po çdo pes minuta 'hajde gëzuar, hajde gëzuar' din të thonë !
I kam derdh gotat të gjitha posh tavolinës u bë not aty poshtë.
Po mirë thuaj ti që jan shum dru për ta kuptuar se hajde e mere vesh si do reagojnë po t'a kuptojnë që e kam derdhur, se kto e paskan rakin si Zot."Edi nuk dukej vërtet aspak i mirpritur e nuk u ishte përshtatur aspak ambjenti të familjes time !
Nuk u ndjeva aspak mirë nga fjalët e tija ! Është e vërtetë që ishte shum ndryshe se nga vinte ai por mendoj që të paktën duhet të ish përpjekur pak për t'u përshtatur e të mos i thoshte ato fjalë Ilavit rreth familjes t'ime. U ndjeva e përulur nga Edi.
E aq më keq kur ato fjalë i dëgjoja vetë nga Edi aty afër .
Un familjes së tijë nuk i kam shkelur kurrë mbi ndërgjegje e nuk i kam gjykuar kurrë për ndonjë gjë ku e kishin gabim apo ndryshe nga ne.
Ju përshtata në të mirë e në të keq vetëm për hatër të Edit e për t'i respektuar traditat dhe mënyrat e tyre e të qënit ata."Po rakia Zot më vete është mo vlla ca thua ti. " Qeshi sërish Ilav duke i rrahur shpatullat si për t'a ftuar...
"Hajde, hajde t'a ndezim një jashtë se je njish fare. Ti kan nxjerr mend italianët andejë se po na shan rakin e fshatit !? Je për t'u var në trash të ullirit ku rriepëm zhelegun shparë .""O të lutem shum mos ma kujto kafshën e gjorë.
Si re stu dhimbs kur ja preve gurmacin !?"E qeshura e Ilav spikojë si jehonë kur dëgjojë fjalët e Edit rreth kafshës !
"O dhëndër hajde merria këngës e ktheje Rakin se jena mbledh ktu rreth ksaj sofre vetëm për ty se të kena të shtëpisë tani."
U dëgjua zëri i Dajos që e thriste përtej dhomës ku ish shtruar darka."Ec, ec se po të thërret krushku me ja mbajt jehonën këngës." U ngërdhesh Ilav si duke e shtyrë drejtë dhomës për t'a futur sërish mbrënda edhe kundër dëshirës së Edit që bënte resistencë.
"Është Dajo ai jo krushku." E korigjoje Edi me vetulla të ngrysur.
"Të gjith një lloj jan po hë se rakia e fshatit bën të vetën. Jam dru e se ndjej më trupin . Mi ka djeg zorrët rakija e Dajos e sja ndjej më as shijen e alkolit.
Zjarm po të themë mo, Zjarm në fyt është..."
Po i thoshte kur më pas e ndali shikimin në mua kur po i vështroja ashtu në këmbë si e ndrojtur nga fjalët e tyre që u zgërdhinin me familjen t'ime pas krahëve !
YOU ARE READING
pse mua ?
RomanceBotët tona ishin si dita me natën... Ku ka qenë ai perëndim ku i bashkojë botët tona deri sa na lidhi në këtë agim fejese !? Dua të flas me ty dreqi. Le të digjet bota. Ja sa egoiste më bënte të ndihej! Pse mua ?