10

1.3K 95 38
                                    


~•~

Ishte mbasdite kur dola në kopësht për të ujitur lulet, të gjith pushonin nëpër dhomat e tyre duke ju shmangur vapës së korrikut. Si edhe për të rifituar orët e gjumit që humbën mbrëmjen e kaluar në ditlindjen e Ermirës.

Edi nuk ishte zgjuar akoma.  Flinte i rënë në shtratin e tijë pa u ngritur as për drekën që kaloi, pa ngrënë !

Me sytë e lodhur nga pagjumësia vështroja pikat e ujit që ndroçonin si kristale diamanti nën rrezet e djellit.

Ishin kaq të bukur sa u mahnisia duke i shikuar, e si rrjedhojë spërkasja ujin në formë shiu sa më imët të mundja !
E to binin diamant plot ndricim mbi lule...

Ngjyra të ndezura spikatën duke reflektuar në ato dimante rrezatuese!
Një ylber në formë urë më harkoi buzët në një buzëqeshje të ëmbël.

Vazhdova të zmadhoia spërkatjen e ujit duke i dhënë jetë një ylberi më të madh, para syve të mi që ndroçonin plot ngjyra riflektimin e tijë ! Më pas e ula ylberin në tokë, ideja e spikatur për t'a kapërcyer pushtojë gjith adrenalinë qelizat e mia.

Je çmendur ? Je nuse e një shtëpie... s'mund të sillesh si fëmijë!
Nuk i ke më këto privilegje.

Më qortojë ndergjegjja ime duke më vrarë me realitetin e vërtetë.

Buzëqeshja në fytyrë mu shua dhe bashkë me të, edhe ylberi... pasi kisha liruar dorën nga vrima e tubit ku rrjedh uji i freskët në atë pisk vape !

"Po...por..." Ju përgjigja ndërgjegjës t'ime me zë të humbur nëpër mendime !

Në atë çastë, nga ai mendim i sapo lindur, buzëqeshja mu rikthye dhe fillova të krijoj një ylber akoma më të bukur....e lumtur vazhdova duke e ngritur ylberin në qellë !

"...nëse un nuk mund të kapërcej ylberin, atëhere do jetë ylberi që do më kapërcej mua." Ashtu si i kisha ngritur pikat e ujit me atë ylber brilantë: e kalova sipër kokës t'ime me shpejtësi nga ana tjetër ku u ktheva me sy ndritur edhe vetë.

Ndoqa me shikim ylberin që kalojë urë plot ngjyra sipër qënies t'ime duke u ndalur në anën e kundërt ku i dhash jetë !

Ishte magjik ai moment por shpatullat mu ngrysën dhe fryma mu morë nga pikat e ujit që më prekën lëkurën, të rana freskët sekonda më vonë !

"Aahhh...sa ftohtë !!" Lëshova një ankesë fëminore nga spërkatja kur më preku lëkurën e më mbylli sytë !

Shkunda pak flokët e lëshuar, hapa sytë për të parë sërish ylberin, por bukuria e atijë ylberi nuk ishte asgjë në krahasim me atë hijeshi, ishte i mbështetur me byrylat në ballkonin e verandës përballë meje!

Po më shikonte pa asnjë reagim në fytyrë... thjeshtë më shikonte !

Të lumtë. Duku edhe më fëmijë sa ç'je në sytë e tijë.

Qortimi i ndërgjegjes t'ime më vrau sërish !

U përcolla zhurmshëm, me kraharor që po më bombardonte me rrahjet e zemrës t'ime plot dhunë.
Lirova kapjen e tubit dhe hoqa shikimin nga ai.
Në dy hapa mbërrita çezmen e zbukuruar bukur me tulla të kuqe, rrotullova rubinetin duke mbyllur rrjedhën e ujit dhe e shtrëngova metalin e ftojtë fortë.

Mora frymë thellë duke mbyllur sytë dhunshëm... Sa fëmijë u tregova ? Sa fëmijë u tregova? Sa fëmijë u tregova ? Dreqin pse ?

Ula kokën pa shikuar as majtas dhe as djathtas, u drejtova me hapa si të shpejtë drejtë shtëpisë !

pse mua ?Where stories live. Discover now