pse mua ?

By DevidX

49K 3.6K 3K

Botët tona ishin si dita me natën... Ku ka qenë ai perëndim ku i bashkojë botët tona deri sa na lidhi në këtë... More

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
23
24
25
26
27
28
29
30
31
😝
32
33
34
35
36
37
Pse ty ?

22

1K 92 139
By DevidX

~*~

Kisha frikë...
Kisha vërtetë frikë të ju përgjigjia në telefon !

Ishte hera e tretë kjo, që po më merrte me melodinë që dukej sikur egërsohej gjithmonë e më shum.

Deri sa mbaroi...

E un qëndroja e shtangur, ulur këmbëkryq në shtratin tim e shikoja skermon përballë meje që lexonte...

tre thirrje të humbura nga Edi.

Mëndja më ishte e bllokuar, dhe e vetmja gjë që mendoja ishin fjalët e Edit që më tha natën e fundit para se të ikë...

'...nëse ndodh. Do ishte më mirë të ikje vetë nga un. Mos prit të të zbuloj e të të përzë.'

Mesiguri po mendonte dicka që nuk ishte për mua e Bledin.

Të paktën un një gjë të tillë do mendoja pa dyshim në vëndin e tijë.

Dhe me padyshim as që do insistoia që të merrja një shpjegim nga ai...
Nga një anë mendoj që po humb një mundësi për të qartësuar gjërat me shpresë gjithnjë se do më besojë!

Mesiguri nuk do më besojë...

E un nuk doja, nuk doja t'u përballuar me Edin, nuk doja të më thoshte atë që kurrë nuk doja t'a dëgjoja nga buzët e tija. ' mbarojë.'

Do më lë me anë të telefonit.
Jam e sigurtë.
E nuk do shohë as dhimbjen t'ime që do ndjejë...shkatërrimin tim.
E un...

Un vetëm këtu.
E pafajshme vërtetë por me gjith vajin e ngecur nga bota.

'Ding'
Ishte një mesazh i ardhur ne telefonin tim që më hoqi ato mendime !

Edi...
<<Përgjigju se të betohem që u nisa direkt për në aeroportin më të afërt e mar avionin e parë për në shqipri. Nuk do të leverdis aspak pastaj...>>

Më pas telefoni fillojë të bie sërish me atë melodinë që ishte një torturë për veshët e mi.

E mora nëpër duar me ngadalë, zemra e gjakosur që pikonte dhimbje e dridhesha, dridhesha edhe nga i ftohti i asaj nate nëntori.

Pranova thirrjen.

Por nuk kisha kurajo të flisja, thjeshtë e mbaja telefonin në vesh, e prisja vetëm zërin e tijë, që ashtu si un dëgjonte në heshtje vetëm frymarrjen dhe rrahjet e zemrës që bucisnin dhunshëm...

"Nuk ke ndërmënd të flasësh apo jo ?"
Tha pas një copë here heshtje, ndoshta i lodhur duke pritur zërin tim që nuk kishte vërtetë ndërmënd të dilte.

"Më dëgjo mirë, se nuk më pëlqen t'i përsëris gjërat dy herë.
Nuk më pëlqejnë as gënjeshtat  dhe sidomos bazohem në besim.
Se un rojen tënde nuk e bëj e as nuk kam ndërmënd t'a bëj ndonjë herë..."

E un kafshova buzën me lot nëpër faqe kur dëgjoja fjalët e tijë.
Prisia vetëm më të keqen tani.
Por nuk bëra sërish zë, thjeshtë e dëgjoja me kujdes.
Dhe për një moment as nuk po i kushtoja shum rëndësi fjalëve që po më thoshte...

Thjeshtë doja vetëm të fokuzoja mirë zërin e tijë, se më dukej se nuk do e dëgjoja më.
Do e harroja kur të më linte tani përgjithmonë.

Do zbehej zëri i tijë nga koha kur nuk do e dëgjoja më...
Do zbehej ashtu si kujtimi i fytyrës së tijë...do sbehej si ngrohtësia e tijë që ishte vetëm një kujtim tani për mua... e tani ishte mbuluar nga drithërimat e nëntorit ajo ngrohtësi vere që më pat bërë të ndjeja me të afër.
Kisha ftohtë në zemër...
Sepse ishte larg, e nuk e ndjeja më.

"Un nuk e di çfar kam bërë për të merituar heshtjen tënde në këtë mënyrë !
Nuk e di çfar kam bërë për të merituar frikën tënde që ke nga un."

Mori frymë thellë si i mërzitur...
I lodhur. Ndoshta i lodhur nga un.
Dhe un do i jepja të drejtë me të drejtë. Un vetë u lodhja nga reagimet e mia të pakuptimta. Nga pafuqia ime për t'i përballuar gjërat që i lija që të vendosnin të tjerët për mua...gjithmonë ka qenë kështu...

Priti një përgjigje ndoshta nga un.

Por çfar ti thoja ?
Un nuk dija çfarë t'i thoja.

Nuk kam qenë kurrë e mirë në fjalë...
Nuk di, un thjeshtë nuk di si të shprehem, çfar të themë.
Kam frikë...

Kam frikë në mos gaboj.

" E di mirë që të kan detyruar prindërit të fejohesh me mua.
Shoko yt ka të të drejtë..."

"Jo" e ndërpreva vrullshëm.

"Më dëgjo.
Mos moho realitetin."
Më korigjoji  i vendosur.
Sikur tani të dëshironte vetëm të fliste vetë !

"Ed..."
E un kisha vërtetë frikë t'a dëgjoja.
Doja t'i linte gjërat kështu siç ishin.
Të harronte vetëm fakti që Bledit  ju përgjigj ashtu, doja të kthehej ai Edi shakaxhi që më bënte gjithmonë të qeshë duke më futur edhe në siklet si gjithmonë...

Edi serioz nuk më pëlqente aspak, sepse nuk dija si t'a përballoja me pjekurin time që nuk e kisha.

"Vetëm më dëgjo me kujdes..."
Më tha sërish, më butë si për të më thënë që të mos kisha frikë nga ajo që do më thoshte...

"E di shum mirë që ti kam lidhur këmbët keq me mua.
Por dua të dish që un nuk të kam lidhur me zinxhirë.
Je e lirë të ikësh kur të duash...
Kur atë natë të thash 'mos prit të të zbuloj un', t'a thash sepse nuk dua të ndihesh e detyruar të qëndrosh me mua, por të ikësh vetë pa frikë. Sepse un kur të vë re, kur të kuptoj që do tietër njeri, do të lë pa u menduar gjatë.
Por jo se nuk të dua un, do të lë të lirë sepse nuk jam askush për të detyruar të qëndrosh me mua.
Ja çfra doja të të thoja atë natë.
Nuk ke shans të më trajtosh si një korrnuto..." E un nuk e kuptova fjalën 'korrnuto' por nuk e pyeta gjithsesi.
Thjeshtë e lash të vazhdojë të flasë.
Mesiguri ai si shum herë nuk diti si ta shqiptonte atë fjalë. E mua gati më erdhi për të qeshur.

Por një e qeshur malli, ku u hidhërua pak çastë më vonë sapo riformulova që Edi më pat thënë t'a dëgjoja me vëmëndje.

"...të më tradhtosh mua nuk ke shans.
Mos e ço veten tënde deri në atë pikë, më pas mendo për mua e mënyrën se si më bën të dukemi në sy të tierve.
Un ty nuk do t'a bëja një gjë të tillë.
Dhe e di mirë që as ti deri tani nuk e Ke bërë. Të njoh mirë vetëm nga mënyra se si sillesh.
Je një libër i hapur për mua, di të të lexoj fare mirë... vetëm se nuk mund të prek faqet e tua se të kam larg.
E ato fjalë po ti themë vetëm që t'a dishë. T'a keshë parasyshë në të ardhmen. Un nuk të kam lidhur me zinxhirë se nuk jam padron i yti..."

"Mëezinxhirë më ke lidhur zemrën Ed." E ndërpreva me zë të mbytur.

Se ishte e vërtetë.
Ndjeja që ishte e vërtetë...

"Mos e thuaj."
U përgjigj më prerë.

"Është e vërtetë.
Edhe pse nuk do t'a dëgjosh.
Qëndron gjithmonë një e vërtetë.
Tani je ti ai që po i shmangesh realiteti." Thjeshtë i hapa zemrën e ju përgjigja pa frikë si më kërkojë...
Pa patur më frikë se mos gaboj.

"Mos më bëj të ndihem në faj..."
Theu sërisht heshtjen e mbytur nga mendimet...secili në të vetat.

"Nuk ke pse ndihesh në faj.
Nuk dua të më duash, apo të më thuash një 'të dua'.
Dua thjeshtë që ti t'a dishë që un...
'të dua'. Sepse un të dua vërtetë Ed.
Un... Të dua ty.
Dhë për këtë nuk më ka detyruar asnjë. E lidha vetë zemrën t'ime me ty. E lidha me zinxhirët e shikimit tëndë, e fjalëve të tua, e ngrohtësisë që më dhurove. Me çdo gjë tënden.
Un thjeshtë Të Dua pa motiv.
Të Dua pa e kuptuar.
Të Dua me naivitetin tim. Me paaftësinë t'ime. Por të dua gjithsesi.
Të dua si një budallaqe pa të njohur akoma mirë si njeri. Por të dua gjithsesi... Të Dua tani."

Kafshova buzën me lotët që rrëke pa u ndjerë e pa zhurmë rrëshkitën nëpër faqe. E mendoj që ishin lotët ato që flisnin më tepër se fjalët e mia po qanin një të vërtetë të bukur po aq dhe të hidhur se më mungonte shum.

Dhe atë buzë e kafshova dhimbshëm për të mos u puthitur më me fjalët që më rridhnin vetë nga goja.
Doja t'u ndaloja t'a mbyllja zemrën sërish, të mos flisja më...

Por zemra im nuk u përmbajtë...

"Dhe më mungon shum Ed.
Më mungon aq shum sa ndihem keq, shum keq vetëm kur të mendoj që je shum larg e s'të arrij dot."

E ai më dëgjojë, në heshtje pa më ndërprë...
Thjeshtë më dëgjojë..

"Më mungon se të dua"

"Atëherë Eja..."
Ishin fjalët që më dogjën zemrën papritur...

"Çfra ?" E pabesuar ..

"Eja... Dëshiron vërtetë të vish ?
Eja... Po marr ca dit ferie nga puna.
Ti vetëm eja."
Më tha qetë, si të kërkonte një gotë ujë. Sikur të gjitha problemet e botës ti vinte në pauzë. Thjeshtë i zhduki...

Vetëm për të më plotësuar një dëshirë që më vinte nga shpirti.

"Po i them babit të të presi një biletë, nesër të vjen e të merr për të shoqëruar deri në Rinas.
Ti vetëm hip në avion dhe për të tjerat merrem un."

Zemra gufoi dhunshëm në kraharorin tim!
Dhimbte se nuk e mbaja dot atë lumturi.

"Ed..."
Lumturi që për fat të keq nuk zgjati shumë, por ishte kaq bukur ti dëgjoje ato fjalë nga zëri i tijë...

"Çfra ?" Më pyeti në heshtje...

"Nuk kam pashaportën."

~*~

Continue Reading

You'll Also Like

242K 36.2K 87
»This is not my own story »Just translate for fun »All credits go to the original author and translator »Cover photo from pinterest
8.6K 646 7
Më mbaj gjithë mërinë e botës, po sonte më lër të qëndroj me ty. vazhdimi i librit "pse mua ?"
2.6M 251K 40
1920ခုနှစ်လောက်က လူနေမှုပုံစံတွေကို inspireယူပြီး ရေးဖွဲ့ထားတဲ့ Own Creation rebirth fictionလေးပါ။ _________# Starting date_26.6.2020 Ending date_6.1...
28.8K 1.6K 32
Nje vajz 18 vjecare e cila jeton me dy vellezerit e saj qekur prindrit e saj vdiqen. Babai vdiq kur ajo ishte dy vjece dhe per kete arsye nuk e mbant...