pse mua ?

By DevidX

49.9K 3.6K 3K

Botët tona ishin si dita me natën... Ku ka qenë ai perëndim ku i bashkojë botët tona deri sa na lidhi në këtë... More

1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
😝
32
33
34
35
36
37
Pse ty ?

9

1.4K 97 25
By DevidX

  ~•~

Shum herë kisha dëgjuar kushërirat apo ndonjë vajzë fshati ku tregonte herën e sajë të parë...

Të gjitha thonin që ishte plot dhimbje, ku mishi të griset e çahet duke u shqitur shpirti për së gjalli, ku nuk arrinin as  t'a shijosh momentin !

Thonin... që edhe nuk arrinin të ecin normal apo kishin hemoragji të bollshëm !

Njëra histori nuk i ngjante tjetrës, por në fund që të gjitha më dukeshin plot dhimbje !

Mua nuk më ndodhi kështu !!

Un u ndjeva mirë, më preku ëmbël dhe më mori me ngadalë. Me ndjenjë dhe përkëdheli, të mbuluar me puthje dhe shtrëngime në krahët e tijë.

Më bëri të ndihem me vlerë.

E veçantë...i kujdesur, pa më thyer keq apo lënduar rëndë.

Ishte bukur të prekësh qellin me dorë. Të përfundosh në një tjetër galaktikë e të zbresësh me atë pranë !

E kur zbritën me trupat që kërkoni qetësi, qëndrojë aty...duke më përqafuar ngrohtë.

Thjeshtë ishte bukur...
Një ndjenjë shum e bukur dhe unike.

Doja që ai mëngjes të mos mbaronte kurrë. Doja që ora shtatë të mos shënonte nëpër akrepa, doja të ndalonte koha e të qëndroja akoma me të.

Në atë shtrat ku un nuk kisha mbyllur sy, por vetëm e vështroja se sa qetë flinte ! Në më të voglën lëvizje timen më shtrëngonte më fortë, si për të mos më lëshuar më...

...dhe un u strukeja...e vogël... e imit,
në kraharorin e tijë të ngrohtë rreze djelli.

Mu desh frymë e vullnet, për t'u ngritur nga ajo strofkull e tijë.

Me pishman u largova nga ai.
Mora një fustan të pikatosur verorë, të shkurtër deri sipër gjurit e të lirë për t'u përkëdhelur nga flladi i erës.
Të mbrëndëshmet intime dhe një peshqir. U futa në banjo për të bërë një dush të shpejtë, thjeshtë sa për t'u çlodhur pak.

Me kujdes... pa bërë zhurmë !
Nuk doja t'a zgjoia se edhe atë, sapo e kish marrë gjumi.

Mbylla derën dhe ishte ai momenti kur kuptova që ajo derë e banjos nuk kishte një çelës ! Në fund ishte banjoja mbrënda e një dhome çifti, ku vetëm ne e përdornim... Por un nuk doja që tu zgjonte e të më gjente duke bërë dush, edhe pse më kishte parë me trup të zhveshur komplet pak më parë...

Thjeshtë un nuk u ndjeja rehatë...

Gjithsesi mora guxim pa u vonuar më nëpër mendime, hapa ujin e rrjedhshëm që u përplas zhurmshëm mbi pllakën e porcelanit. Hyra shpejtë në boks duke e mbyllur për të izoluar sa më parë zhurmën e ujit.

Nuk doja vërtetë t'a zgjoia.

Nuk dua të bërballem me shikimin e tijë, nuk do e përballoja...jo pas atijë mëkati ku kryem bashkë !

Po sikur të më shikonte djallëzisht!?
Duke kujtuar çdo akt që më bëri dhe si më bëri të ndihem !?

Fillova të ndjejë flakën në fytyrë vetëm nga mendimi ! Kisha mbuluar me forcë fytyrën me duar poshtë ujit të nxehtë. Shkunda kokën vrullshëm dhe vendosa të mbaroj punë shpejtë në banjo. Ula temperaturën e ujit dhe mora shampon aty pranë !

Kur mbarova në boxin e dushit, fshiva trupin butë me peshqirë, e rrotullova pas flokëve dhe u vesha shpejtë e shpejte !

Më pëlqente si më rrinte veshur ai fustan, më bënte të ndihem kaq e lirë.
Gati si për të fluturuar në një qellë blu. I bukur dhe i qetë më ato valvitiet e tijë në çdo lëvizjen t'ime !

Përrallorë...ashtu si u ndjeja un !

Pasi kreha flokët, i lash po të lagura pa i tharë me Pohon-in e flokëve.
Zhurma e tharses me siguri do ishte një torturë për veshët e tijë në këtë pikë mëngjesi.

Flinte kaq ëmbël i mbuluar gjys trupi me atë çarçaf të bardhë.

Dola menjëherë nga ajo dhomë me flakën në fytyrë kur mendova që poshtë atijë çarcafi ishte ai akoma i zhveshur, dhe njolla e mëkatit tim provë për atë çka ndodhi mes nesh!

U drejtova në guzhinë aty ku ndjeja zhurmë, mesiguri ishte gjyshja si gjithmonë që zgjohet para të gjithëve.

"Mirmëngjes." I urova me gjysëm zëri si me faj sapo shkela pragun në guzhinë !

"Ihhhh..." Hipi tërpjetë e trembur duke bërë që ti bie tenxherja zhurmshëm mbi pllaka !!
"...të raftë pika se më trembe.
Ç'bën zgjuar që tani mi ? Do mjelësh lopën e ?" Më mallkojë me dorën në zemër ku u mbështet e trembur për vdekje në banakun e guzhinës !!

"Më fal...nuk doja.
Të urova thjeshtë mirmëngjes."
Thash me keqardhje duke u përkulur të kap tenxheren e rënë nëpër pllaka.

Ajo u afru me lugën e drurit që kishte në dorë dhe më kapi tenxheren nga duart, më pas më pa me ato sy bajame të rrudhosura dhe pa e pritur, më gjuajti lehtë me lugë druri mbi ballë !!

Un u tremba keq, dhe fërkova ballin e shqetësuar.

Çpati ?
S'ishte sjellë ndonjëherë kaq egër me mua !!

"Si ma le djalin vetëm në dhomë e më vjen këtu !? Turp të të vijë.
Kështu do e afrosh afër vetes ti duke e lënë me shtratin bosh !?"
Zërin e kishte ulur si duke u matur që të mos dëgjohej nga të tjerët që flinin akoma, por nga fjalët ishte sëpatë e mprehtë !!

S'më kishte folur ndonjëherë kështu.
Fillova të skuqem në fytyrë ndërkoh ajo u kthye me shpinë dhe vuri qumështin në zjarr.

"Edi po fle. Mua s'më zë gjumi, nuk doja t'a zgjoia." Thash me gjysëm zëri duke mbledhur flokët e lagur. Nuk doja që duke e ndihmuar në guzhinë të më bie ndonjë qime andejë vërdallë në mëngjesin e papërgatitur akoma !

"Ëhë... sigurishtë.
Mir bërë, të lumtur. Kështu vazhdo, qëndrojë larg burrit. Qaj pastaj kur të ja ngrohin të tjerat shtratin."
Vazhdojë gjyshja e zënë me mëngjesin gjith qortime pa më shikuar më në sy . Por nga zëri dukej shum egër !

Nuk ju përgjigja më...doja t'a mbyllja atë bisedë dhe u afrova të laja ato dy pjata që ishin në lavapjatë.

Gjyshja u afrua aty afër meje dhe po më vështronte me kujdes, sytë në formë bajame !

Ktheva shikimin nga ajo, kur papritur asajë i rrezatuar sytë duke më parë pak më poshtë veshit.
"Çfra të paska bërë jarani mi ama ?
Ja ndreq un qefin atijë...si të ka kafshuar ashtu !?"
Tundi kokën duke buzëqeshur e duke mallkuar Edin në të njëjtën kohë !?

S'po e kuptoja... në ishte e lumtur apo e besdisur, nga fakti i asajë që po shikonte !

Prit...

Çfar po shikon ?
Më ka kafshuar duke më lënë edhe shenjë !?

Kur ?

Ku ?

Pse se kam ndjerë unë ?

Pjata më ra për'duarsh po mbrenda në lavpjatë dhe lëshova sërisht flokët e turpëruar nga shikimi i gjyshes, që po më shikonte akoma me atë buzëqeshjen e sajë të çudiçme !!

Ktheva shikimin sërish mbi pjatë që shiqyr nuk ish thyer, dhe i lash flokët të më mbulonin anët e fytyrë së skuqur flakë nga turpi që më mbulojë!

Kur dreqi më kishte kafshuar !?
Pse nuk e vura re në pasqyrë shenjën që më kish lënë !?

Zemrën e ndiea të më përplaset dhunshëm në kafazin e brinjëve të kraharorit tim, plot dhimbje !

'Meqë ti nuk më përgjigjesh, do pyes trupin tënde. Nëse kuptoj që nuk më do, apo nuk më prano...do ndaloj.
Por ti mos ki frikë, un do bëj me ngadalë ! Dhe nëse të kafshoj fortë, mos u shqetëso... është vetëm sepse më prek në shpirtë.'

Fjalët e tijë në mëndjen t'ime ndërkoh duart i ndjeja të mpirë grimza akulli!

~•~

🔱
🖤Spaccio Autore

Meqë ti nuk më përgjigjesh, do pyes trupin tënde. Nëse kuptoj që nuk më do, apo nuk më prano...do ndaloj.
Por ti mos ki frikë, un do bëj me ngadalë ! Dhe nëse të kafshoj fortë, mos u shqetëso... është vetëm sepse më prek në shpirtë.

Kshu po.
Më pëlqen kjo frazë.

Pse të mos e krijoj edhe un një frazë të tipit Stepen King !?
Hë pse !?

Dhe ja ku e bëra...

Mendoj që jan fjalë të bukura për t'ia thënë një vajze të tipit të sajë...

Edhe pse në mendimin tim Ed...
Ehh sduhej ta kishe prek !

Continue Reading

You'll Also Like

53.6K 4.1K 38
-Hidhu. Banjau qefin tanve. -A po me zhdukesh. Kush te jep ty te drejt mem fole mua ashtu aa?! Kush je ti? -Kush jam une?!!
3.2M 272K 48
!အမွန္ေတာ့ မင္းက က္ုိယ္အၿမဲတမ္း အမွတ္တရ သိမ္းထားခ်င္မိတဲ့ အစိမ္းေရာင္ ေပ်ာ္႐ႊင္ျခင္းေလးပါ... Oct9.2021 !အ...
1.7M 123K 67
ဤဇာတ်လမ်းပါ အကြောင်းအရာသည် စာရေးသူ၏ စိတ်ကူးယဉ် သက်သက်သာ ဖြစ်၍ မည်သည့်အဖွဲ့အစည်း၊ လူပုဂ္ဂိုလ်ကိုမှ ထိခိုက်စော်ကားလိုခြင်းမရှိပါ။ #Boylove#Romance#Maf...
542K 48.5K 144
ဘာသာပြန်သူ - စွဲညို့အသင်း ရိုရိုချိုချိုနဲ့ မခါးတာလေး ဖတ်ချင်ရင် လာနော်