Qëndro Larg Meje/ S H Q I P

By AlbanianLibrary

26.7K 1.7K 71

This story is written by TinaX2. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I wa... More

Kasti
Qëndro larg meje
Kapitulli 02
Kapitulli 03
Kapitulli 04
Kapitulli 05
Kapitulli 06
Kapitulli 07
Kapitulli 08
Kapitulli 09
Kapitulli 10
Kapitulli 11
Kapitulli 12
Kapitulli 13
Kapitulli 14
Kapitulli 15
Kapitulli 16
Kapitulli 17
Kapitulli 18
Kapitulli 19
Kapitulli 20
Kapitulli 21
Kapitulli 22
Kapitulli 23
Kapitulli 24
Kapitulli 25
Kapitulli 26
Kapitulli 27
Kapitulli 28
Kapitulli 29
Kapitulli 30
Kapitulli 31
Kapitulli 32
Kapitulli 33
Kapitulli 34
Kapitulli 35
Kapitulli 36
Kapitulli 37
Kapitulli 38
Kapitulli 39
Kapitulli 40
Kapitulli 41
Kapitulli 43
Kapitulli 44
Kapitulli 45
Kapitulli 46
Kapitulli 47
Kapitulli 48
Kapitulli 49
Kapitulli 50
Kapitulli 51
Kapitulli 52
Epilog

Kapitulli 42

336 28 0
By AlbanianLibrary

Nuk mund ta shpejgoj se sa e dhimbshme është të presësh për dikë që nuk do vijë kurrë.
Kurrë.

***

Kapitulli 42
~Kthimi i Cingareve dhe Lotëve~

Ka disa gjëra në jetën e njeriut që janë totalisht jashtë kotrollit tonë, dhe varet nga njohuritë e tua në do t'i mbijetosh ose jo. Kjo thjeshtë është një nga bukuritë e jetës. Ose ndoshta i përket pjesëve të shëmtuara. Por gjithsesi, ato ndodhin pavarësisht kontrollit tënd, në e pëlqen ose jo.

Xhejmsi dhe unë nuk u kthyem në shtëpi deri në kohën e darkës. Ushqimi i Lizës ishte i mirë si gjithmonë, duke ma ngritur humorin dhe më shumë. Pas darkës, të dy Liza dhe Çarlsi ranë të flinin goxha herët, duke na lënë mua dhe Xhejmsin vetëm në dhomën e ndenjes.

Megjithatë para se Çarlsi të na thoshte natën e mirë, na dha çelësin e qilarit të alkoolit dhe verës duke e ditur nga Liza se ç'kishte ndodhur. Ndryshe ajo do ta kishte ndaluar Çarlsin që ta bënte këtë.

Të dy mbajtëm qetësinë teksa një muzikë e lehtë po luhej në radio. Doja vërtetë të flisja për natën e kaluar. Por si do mundja? Nuk ishte biseda më e mirë për ta thyer qetësinë.

Por sërish, kishte dhe një gjë tjetër që po më gërryente për brenda. Por isha shumë e sigurt se as për këtë nuk do donte të fliste.

Doja të dija për çfarë më tha Harperi. Dhe çfarë do që ka ndodhur vitin e kaluar.

Pastaj bëra një gabim. I thashë vetes varja, dhe ta pyesja, gjithsesi.

"Ti nuk flet kurrë për të kaluarën tënde, e ke parasysh," ia nisa. "jetën që kishe para se të hyje në kolegj. Vendet që shkoje, jeta në gjimnaz, njerëzit me të cilët kaloje kohën..."

"E kam kaluar gjysmën e kohës me Harperin dhe Erikun sigurisht." tha Xhejmsi. "Eriku dhe unë jemi në të njëjtën moshë. Kemi shkuar në gjimnaz bashkë. Normal, kishim plane që të shkonim te i njëjti kolegj. Por familja e tij u zhvendos në Australi."

"Atëherë e ke kaluar kohën vetëm me dy njerëz?"

"Jo." e shkundi kokën me hezitim. "Pse pyet?"

"T- Thjesht dua të di më shumë për ty." i buzëqesha dhe mblodha shpatullat.

"Epo, po. Kam pasur dhe të tjerë. Kishte disa njerëz të tjerë në botën time të cilët nuk i ndryshova me jetën time. Por jeta i ndryshoi ato..."

Shprehja filloi t'i ndryshonte, vetullat filluan t'i ngryseshin, dhe sërish filloi ta humbiste vështrimin diku. Duke u penduar me çfarë fillova, u mundova ta rregulloja. Por dështova dhe e përkeqësova.

"Por ato thjesht janë kujtime tani, apo jo? Pjesë të së shkuarës? E sotmja ka rëndësi."

"Shiko," Xhejmsi u ngrit dhe zëri iu bë më serioz. "E sotmja është një tregues miqësor se do të largohemi nga kjo botë në një mënyrë a tjetër." tha me më qetësi. "Nëse pyet për opinionin tim, më mirë largohu nga bota me komandën tënde se sa të detyrojnë jashtë saj." qëndrova e heshtur. "U largova nga bota ime kohë më parë. Të sugjeroj që të bësh të njëjtën gjë."

Ai pastaj u soll që të largohej teksa unë nuk nxorra zë. Por nuk doja që ai të largohej. Jo më.

"Nuk është e vërtetë. Koha për të cilën po flet, është e vetmja gjë që të lejon që të arratisesh nga çdo gjë. Duhet që thjesht t'i japësh një shans. A nuk e ke dëgjuar? Koha shëron çdo gjë."

Sikur kjo të ishte gjëja më e gabuar që mund të thoja, Xhejmsi bëri një veprim të papritur.

E përplasi gotën që kishte në dorë afër këmbëve të veta, duke e copëtuar. Kërceva nga frika pasi nuk e prita që të bënte diçka të tillë.

"A e pe këtë?" vazhdoi me qetësi. "Tani ka mbetur në njëmilion copa. Sa kohë duhet të qëndroj këtu e të shoh para se të rregullohet e kthehet në formën dhe gjëndjen e saj të mëparshme."

Mbajta heshtjen, duke ia kapur thelbin.

"A nuk e sheh? Është një gënjeshtër. Që koha shëron çdo gjë? Kjo është një gënjeshtër e madhe. Kur diçka është e thyer, nuk ka mënyrë që të rregullohet. Do të qëndrojë e thyer. Por nëse vendos që të qëndrosh pranë saj për një orë, ditë, muaj, vit a jetë... Ky është vedimi jot. Por dije se kurrë nuk do të kthehet në mënyrën se si ka qenë dikur. Është zgjedhja jote në do t'ia përkushtosh kohën tate ose jo. Por thjesht do ta harxhosh kot."

"Kjo është për ty, apo jo?" më në fund pyeta nga hiçi. Megjithëse, më shumë po e citoja si fakt. "Po flet për veten tate. Je i thyer dhe po më thua se... Se nuk ka mënyrë që të rregullohesh."

Heshtje ra në hapësirën midis nesh teksa Xhejmsi po mundohej të vendoste si t'i përgjigjej, ose në do t'i përgjigjej fare.

"Po," më në fund pohoi, me fytyrën që po i ftohej më shumë. "Po, po flas për veten time."

"Zemrën nuk e ke të thyer. Thjesht i duhet një riparim." u mundova t'i afrohesha por ai u zmbraps. "Të lutem, më lër të të ndihmoj."

"Nuk më duhet ndihma jote! A nuk e kupton!? Nuk ka shpresë për mua!" bëriti. "Pse po pret për një rreze drite në zemrën time kur nuk ka aspak!? Pse do të rregullosh dikë që nuk do të rregullohet!? Pse je akoma këtu!? PSE THJESHT NUK MË LË TË QETË!?"

"PASI TË DUA!"

Kur ato katër fjalë u larguan nga goja ime, shprehja ime nuk ishte më pak e shokuar se ajo e Xhejmsit, për të mos thënë më shumë. Thjesht thashë diçka që jam munduar ta shmang për një kohë të gjatë.

Nuk doja të dashuroja shpirtin e tij të ftohtë, zemrën e tij të errët.

Por e dashuroja gjithsesi.

Dashuria, është një nga ato gjërat që thashë se nuk janë nën kontrollin tënd.

Nuk e kontrollon se kë do, dhe nuk e di në do i mbijetosh kësaj ose jo.

"Ke të drejtë." thashë më në fund. "Kur gota thyhet, nuk mund ta rimarrësh. Është e thyer. Dhe kjo histori vlen dhe për zemrën e njeriut." shikuam njëri- tjetrin. "Edhe unë e kam një. Në rast se ke harruar." me këtë, ika si shigjetë nga dhoma, duke u drejtuar lart e duke përplasur derën pas meje.

U mbështeta në të, duke u futur thellë në mendime. Gjithë ato kohë, isha e shqetësuar dhe e trembur se mos e humbja atë. Por thjeshtë po tregohesha budallaqe.

Njerëzit nuk mund të humbasin asgjë që s'e kanë pasur ndonjëherë.

Dhe gjithë kësaj kohe e kam pasur gabim. Xhejmsi kishte të drejtë. Nuk mund të rregulloj dikë që nuk do të rregullohet.

Ishte koha të përballesha me të vërtetën; Xhejmsi dhe unë... jemi si dy vija paralele që ecin përballë njëra- tjetrës, duke mos u prekur kurrë.

U zgjata te çanta që të merrja telefonin, e t'i telefonoja Danit, duke kërkuar për fjalë ngushëlluese. Por gjeta dikë tjetër.

Një pako cingare dhe çakmak.

Ato të cilat më kishte dhënë Luka, në rast se ndjeja diçka të pamundur që nuk ka kuptim; dhe të themi të drejtën, po ndjeja ekzaktësisht këtë gjë në atë moment.

Atë moment, të më thonin që të ndaloja së qenurit e trishtuar ishte njësoj sikur t'i thoje zjarrit "mos u djeg!" Dhe në atë rast, unë isha zjarri, duke u djegur pak e nga pak, duke u shndërruar në hi teksa koha thyente gotën që më rrethonte, gjë që më bëri të kuptoja se sa saktë e kishte Xhejmsi për çdo gjë që thoshte.

Duke marrë një cingare dhe çakmakun, kalova nga dritarja dhe e hapa, duke u ulur në një kolltuk afër saj.

Pashë nga hëna, e cila ishte në formën e saj të plotë, duke ndriçuar çdo centimetër të qiellit teksa e vështroja.

Ndeza cingaren.

Doja ta rregulloja.

Mendova me vete.

Ai nuk do të rregullohet.

E mbajra cingaren afër fytyrës.

E dua.

Me butësi e vendosa mes buzëve.

Dhe më dhemb.

Thitha pak.

Jo faki që e dua...

E lëshova.

Por fakti se e di që ai nuk do të ndjejë kurrë të njëjtën gjë.

Një lot rrolli nga syri im.

Kam nevojë për të.

E fshiva.

Dhe urrej çdo sekond që e dashuroj atë.

Continue Reading

You'll Also Like

4.8K 223 31
When the Marauders and all of Hogwarts get Instagram... Takes place when the Marauders are in 6th year. Includes Jenna Potter created by TinaX2, so i...
20.4M 756K 89
When she was 14, Dalia was sold to Matteo Martinelli, the former leader of the largest Italian mafia. Flash forward with his son, Vittore Martinelli...
15.8K 436 45
Ragini finds herself in a difficulty Situation as the life she thought was hers was actually a lie but hidden secrets begins to reveal themselve...
3.7M 157K 62
The story of Abeer Singh Rathore and Chandni Sharma continue.............. when Destiny bond two strangers in holy bond accidentally ❣️ Cover credit...