Nje çast (shqip)

By 29ng05

53.8K 4.5K 1.3K

Te mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigu... More

Prolog
I - II - III
IV
V
VI
VII
VIII - IX
X
XI - XII
XIII
XIV
XV
XVI
XVII - XVIII
XIX
XX
XXI
XXII
XXIII - XXIV
XXV
XXVI
XXVII
XXVIII
XXIX
XXX
XXXI
XXXII
XXXIII
XXXIV - XXXV
XXXVI
XXXVII
XXXVIII
XXXIX
XL
XLI
XLIII
XLIV
XLV
XLVI
XLVII
XLVIII
XLIX
L
Epilog *1
Epilog *2

XLII

838 86 37
By 29ng05

Hey,
U mendova aq gjate se me cfare te nisja kete email, po kerkoja nje fjale me speciale po ora po kalonte duke afruar ardhjen e infermieres dhe kush degjon te bertiturat e saj per telefonin. Per mos te folur per mamin pastaj qe vazhdon te me urdheroje te qetesohem, te fle gjume edhe kur nuk kam keshtuqe si atehere kur isha 6 vjec dhe me vinte te flija ne dreke me pahir, mbyll syte dhe hiqem si ne gjume. Dua shume te te telefonoj, dua te te degjoj zerin por e di qe je ne shkolle tani.
Shume suksese zemer ne gjysmen shkollore te 2016 :) Prandaj te shkruajta.
Te lutem tregoji ketij qyqarit qe sben asgje vecse paraziton dhe numeron pislleqet ne mur per aventurat e tua, edhe sikur te jete nje pershkrim i detajuar i autobusit, i ndonje gruaje nga ato shiteset e perimeve (te lutem jo meshkuj) se behem xheloz.b
Te puth, te dua! Me mungon...

Shfryu kur shtypi mbi ikonen e nje zarfi fluturues, shfryu nen peshen e tere ndjenjave, mendimeve te pashkruara ne ate mesazh.
I ishte dashur te largohej nga Tirana kur gjendja e tij ishte stabilizuar ndonese kishte kembengulur per te qendruar duke genjyer qe nuk kishte me marrje fryme, qe gjoksi nuk i therte sa here mbushej me fryme. Por si nje nga ato makinat e te vertetes, nje radiografi e thjeshte kishte shkerrmoqur te tere deklaratat e tij duke treguar ato gjurmet e pneumonise ne filmin e zi. Semundje e mallkuar, musheri te dobeta semuramane si femije cerdheje deshironte te bertiste. Kishte luftuar per ate udhetim ne Tirane, per te qendruar 18 dite te plota prane Arseles, dhe vetem nje jave me pas po e conin per ne Rinas me nje furgon nga ato te spitalit, fatmiresisht jo nje ambulance e madhe, me nje maske oksigjeni ngjeshur me fytyren e tij. Vetem nje jave me Arselen qe qendronte prane tij e buzeqeshur, e trishtuar, nje jave nga te cilat 3 dite kishin qene ne shtratin e nje spitali.
E kishte perqafuar ne aeroport duke harruar te tere ato fjale qe kishte menduar ti thoshte. 'Me harro'; 'E leme me kaq' ; 'Nuk dua te vazhdojme me'
Asnje nga ato mashtrime drejtuar zemrave te tyre nuk ishte materializuar me fjale kur ajo e kishte shtrenguar ne krahet e saj, kur si nje flutur eci drejt Eriseldit te dobesuar nga semundja per ta perqafuar, kur mbeshteti koken ne supin e tij dhe i peshperiste qe do ti mungonte pafund. Ate dite nuk ishin ndare me lot por me premtime dashurie.
Ndjeu te emen qe u fut ne dhomen e tij, nje tjeter dhome spitali, tanime ne Viene. Infermierja e ndiqte nga pas, per dicka qeshnin me njera tjetren. Pra ajo grua me veshjen e bardhe dhe qendrimin prej prepotenteje dinka te qeshi mendoi.
- Neser mund te dalesh. - e informoi ajo, serisht serioze pasi zevendesoi agen e serumit te vjeter me nje te re, nje tjeter damar i cpuar.
- Pse jo sot? - kerkoi te dinte ai duke mos e patur te qarte c'diference bente mje nate me shume be spital.
- Mos u llasto shume tani. - nderhyri e ema teksa afrohej prane shtratit. Ishte kjo e fundit qe falenderoi infermieren dhe me pamjen e sfilitur u ul ne karrigen e zakonshme.
- Babi do vi pak me vone, - e informoi e ema ndonese ai nuk e kishte pyetur. - E cova te te bleje nje kapuc dhe shall.
- Kisha ne shtepi. - ajo i kishte blere tashme nje arsenal te tere kapelesh te shemtuara nga ato me vija, berreta. Modele te pafundme te atyre gjerave te urryeshme qe priste qe Eriseldi te vinte ne koke.
- Nuk ka me llafe zoteri. Qe tani e tutje do te rri ketu te kujdesem per ty. - kembenguli ajo. - Je njesoj si yt ate, nje kokeshkemb i pashok.
- Nuk dua qe te rrish. - pa lendimin ne syte e saj, lendim te cilin e kaperceu me nje buzeqeshje nga ago shperfilleset.
- E di qe je i merzitur, per ate vajzen, por duhet te mendosh per shendetin tend. Nese te do ajo do te jete aty.

Nese me do? Me do mam, me do shume. Dhe ndonjehere lutem edhe vete qe nje mengjes te zgjohet dhe dashuria e saj per mua te jete vetem nje kujtim i se shkures. Por ti e pe vete, si qendronte prane meje dite e nate, si shtrengonte doren time sikur ajo prekje te dhuronte jete. E dua edhe une ne te njejten menyre, une qe e dashuroj dhe padashur po e lendoj.

E ema nuk do ta kuptonte, e ckuptim kishte telinte zemren e tij te fliste nese ai monolog do te pritej nga nje tjeter 'mendo per veten me rradhe te pare'?
Zemra e tij fliste vetem per Arselen, por ishte truri me ate pushtetin e tij diktatorial qe kishte ulur volumin e thirjeve te zemres sikur kjo e fundit te ishte nje radio. Prandaj ne email e fundit fshehu tere dhimbjen pas shprehjeve karagjozlleske, pas shakave idiote... Per here te pare nuk hodhi nje hap per tu ndjere me prane saj, per here te pare u step...

*
Futi librat ne cante pa e vrare mendjen per cepat e perthyer. Deshironte te lagohej sa me pare nga ajo klase mbytese, nga shikimet e gocave qe shushuritnin me njera tjetren per te, larg gishtave te drejtuara drejt Arseles.
'si e ke Eriseldin sot? ' e kishte pyetur Ana ne mengjes, pa e pershendetur me pare. Pergjigjen e se njejtes pyetje deshironin ta mesonin edhe te tjerat, te cilat harruam bisedat e meparshme dhe u kthyen drejt saj. Arsela ia ktheu vetem me nje 'mire' te mbytur kur kuptoi qe ti beje bisht asaj pyetjeje ishte e pamundur.
Ajo pergjigje nuk i ngopi ato lubi te pangopshme, qe e sulmuan me mijera pyetje, e akuzuan ne mijera menyra per te qenurit nje 'thengjill i mbuluar' qe te tere e dinin qe ishte nje sinonim i fjales 'kurve'.
'Na paske qene tere kjo e shkathet ti moj cup. Sot njerin e neser tjetrin' tha nje topolake e klases perpara se te shperthente ne te qeshura, te qeshura qe u ndoqen nga ngerdheshjet dhe gazi i te tjerace si ne nje kor. Ato qeshnin ndersa Arsela deshironte vetem te qante. U percoll, duke perzene ate ndjenjen e hidhesise qe e kishte pushtuar. 'Je e forte. Ato dine vetem te flasin pa ditur asgje. Prandaj dhe fjalet e tyre skane vlere' i kujtonte vetes.
Per here te pare ishte e lumtur ne fund te dites mesimore, per here te pare u largua pa pershendetur serisht pacientet e dhomes se saj.
Email i Eriseldit e beri te buzeqeshte... Buzeqeshja e pare e asaj dite te urryeshme.
Kishte folur me te emen e tij, e cila fshehtas Eriseldit e informonte per shendetin e ketij te fundit, i cili fshihej pas emaileve te tilla duke refuzuar ti tregonte te verteten Arseles.
'Eshte i dobet dhe shume i merzitur' i kishte thene e ema e tij nje dite me pare.
Prandaj teksa lexonte ate mesazh, lexonte pertej rreshtave vuajtjen e tij dhe krahas buzeqeshjes syte e saj u mbushen me lot.

Zuri vend ne nje sedilje te autobusit, duke shpresuar qe ate dite mos te kishte te moshuar, sepse nuk deshironte te ngrihej. Me gishtat e ngrire nga i ftohti nisi ti shkruante nje pergjigje te gjate, nje pershkrim te dites se saj. Jo, nuk do ti tregonte per 'shoqet' dhe akuzat e tyre prandaj shkruajti, shkruajti per alarmin acarues, per vrapin e mengjesit qe e kishte lene pa fryme, per fatorinon barkmadh qe kundrejt ligjeve te fizikes ecte lehtesisht me turmes se njerezve ne autobus - e kishte siguruar qe ishte edhe nje mezoburre per te cilin nuk kishte pse ndihej xheloz.
Mbylli mesazhin me nje 'Te Dua' dhe pasi ia dergoi mbylli kapaket e syve te njomur per te burgosur pas tyre lotet e saj...

Continue Reading

You'll Also Like

74.1K 4.1K 58
Kur gjithcka shkon ters te duhet nje hero qe te te shpetoje.
67.3K 2.6K 31
"Gjate gjithe jetes zemra ime rrahu per njeriun e gabuar Rrahjet e saj dashuruan nje "Maniak " Nje maniak fitues i ndjenjave te mia por humbes i ndj...
29.7K 1.6K 32
Nje vajz 18 vjecare e cila jeton me dy vellezerit e saj qekur prindrit e saj vdiqen. Babai vdiq kur ajo ishte dy vjece dhe per kete arsye nuk e mbant...
99.8K 3.9K 50
Ai humbi ate ..Te vetmen femer te jetes se tij . Ai humbi engjellin e tij . A do mundet serisht te dashuroj ... Cfar do ndodh pas kthimit te tij pa...