Nje çast (shqip)

By 29ng05

53.8K 4.5K 1.3K

Te mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigu... More

Prolog
I - II - III
IV
V
VI
VII
VIII - IX
X
XI - XII
XIII
XIV
XV
XVI
XVII - XVIII
XIX
XX
XXI
XXII
XXIII - XXIV
XXV
XXVI
XXVII
XXVIII
XXX
XXXI
XXXII
XXXIII
XXXIV - XXXV
XXXVI
XXXVII
XXXVIII
XXXIX
XL
XLI
XLII
XLIII
XLIV
XLV
XLVI
XLVII
XLVIII
XLIX
L
Epilog *1
Epilog *2

XXIX

998 95 49
By 29ng05

Lumturia, lumturia e saj ishte ngjyrosur me ngjyrat qe vetem Eriseldi dinte ti dhuronte.

Eriseldi qe e dashuronte. Eriseldi qe ate nate e puthte butesisht nen qiellin e mbushur me yjet rrezellitese, ato pikeza te zjarrta qe qendisnin mantelin e nates.
Ishin buzet e Eriseldit ato qe kishin takuar te sajat, por ishte tere shpirti i tij dhe ndjenjat qe ai sapo i kishte shprehur ato qe preknin dhe ledhatonin zemren e lumtur te Arseles.
Jo, nuk kishte me frike nga fantazma e Frenklit, fantazmat nuk ekzistonin. Nuk kishte me frike nga ndjenjat e saj ndaj tij, ato ndjenja qe i kishte mohuar. Nuk kishte me frike nga asgje.
Me ne fund fluturonte, fluturonte me krahet qe i dhuroi ai.
Po neser? Neser kur te zgjohej dhe ai te mos ishte me, neser kur ajo te shkonte per ne QSUT dhe ai te ishte ne nje avion qe do ta shpinte qindra kilometra larg saj. Ndoshta duhej te trembej, duhet ti trembej tablose qe e nesermja do te servirte, te neserme ku do te ishte e pamundur te ishin bashke. Dhe vetem ne ate cast u ndje e pafuqishme. E dorezuar perpara genjeshtrave te embla te romancave qe lexonte, jo nuk do te kishte 9 Nentore per ate dhe Eriseldin, do kishte vetem dite monotone larg atij qe i kishte rrembyer zemren e saj, qe ajo mendonte se e zoteronte dikush tjeter.
Boll mendove e cmendur, protestoi mendja e saj. Si arrin te mendosh njehere kur Eriseldi te puth aq butesisht dhe plot pasion ne te njejten kohe. Boll mendove neser duke harruar te jetosh sot.

Shkeputi buzet e saj prej Eriseldit, qe i habitur vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e tij. Ai ishte treguar i sinqerte me te dhe ajo duhet te bente te njejten gje prandaj duke mare fryme thelle filloi te fliste vetem pasi duke i shtrenguar fort mbylli syte e saj per tju fshehur shikimit zhbirilues te Eriseldit. Mbylli syte ndonese me shume se gjithcka deshironte te lexonte ndjenjat e Eriseldit ne syte e tij. Por e frikesuar nga e verteta qe deshironte te ndante me te, u fsheh pas qepallave te mbyllura teksa duke dale jashte kornizave te saj te zakonshme, teksa me zerin e ulet, me shume si nje peshperime shprehte ato ndjenja qe zemra e saj deshironte ti uleriste.

- Te dua. - belbezoi ajo, - dhe tere fjalet e bukura me braktisen, ashtu si edhe logjika ime dha doreheqjen perpara tekave te zemres. Por ne menyren me te cuditshme, te palogjikshme dhe te magjishme. Te dua. - perfundoi ajo dhe serish mori fryme thelle, tani me lirshem.

- Arsele? - pyeti ai fare prane buzeve te saj te cilat perkedheleshin me frymen e tij.

- Po?

- Hapi syte dhe mos u fshih prej meje. - iu lut Eriseldi. - Mos fshih kurre gje prej meje, te lutem. - vazhdoi ai. -  Edhe ato mendimet me te shemtuara, edhe ato jane te bukura, sepse jane te verteta.

Beri sic i kerkoi, dhe ngadale, si nje i porsalindur qe i trembet dites se kesaj bote, hapi syte e saj per tu ndeshur me shikimin e Eriseldit, pamjen me te bukur, edhe me te bukur se Tirana qe si nje xixellonje shnderrinte ne ate nate te erret. Syte e Eriseldit qe ishin pikturuar nga ndjenjat e tij per te realizuar vepren me te bukur te artit ne bote, me te bukur se ato pikturat qe mbushnin muret e Louvret dhe Momas, apo afresket qe zbukuronin Vaticanin. Nuk kishte nevoje per ti pare per te ditur qe kurrsesi nuk mund te ishin me te bukura se syte e Eriseldit.

- Tani po. - tha Eriseldi i buzeqeshur, i lumtur sic nuk kishte qene kurre ditet e fundit kur me ne fund ndeshi syte me te bukur qe kishte pare, ato te Arseles.

- Faleminderit Arsele. - peshperiti me ne fund ai, teksa perhumbej ne tiparet e embela dhe delikate te fytyres se saj, teks amundohej te memorizonte ato rrudhat e vogla, pothuajse te padukshme anash syve te saj te qeshur, apo ate hijen e nje vrimeze ne faqen e majte kur ajo buzeqeshte. Mundohej te memorizonte pamjen e saj per ta marre me vete ne Viene, ndonese distanca nuk do ta largonte Arselen nga zemra e tij. Ishte i sigurte.

- Per cfare? - kerkoi te dinte ajo teksa fytyra e saj rrezelliste nga gezimi.

- Qe je ketu me mua, qe me dhe nje mundesi per te me njohur, qe me lejove te te njoh, qe me do. Faleminderit qe hyre ate dite me aq ngut ne ate dhomen e spitalit. Dhe te nesermen qe me zgjove teksa rrezoje cdo gje. Faleminderit qe zgjodhe te qendroje prane meje. Mund edhe te te falenderoj qe ekziston? Apo per kete me duhet te falenderoj prinderit e tu? - kishte edhe nje falenderim tjeter special, per Frenklin, qe e la te shkonte duke mos ditur te vleresonte pasurine me te madhe qe kishte, Arselen. Por ky falenderim mbeti i heshur, i burgosur ne mendjen e tij. Nuk deshironte te infektonte ate cast te tyre me kujtimin e Frenklit.

- Ti me urreje atehere ne spital. Kisha frike te hyja ne dhomen time se me priste ai shikimi yt aq i ftohte e i frikshem. - rrefeu ajo.

- Nuk te kam urryer asnjehere. Ndoshta isha pak i bezdisur ne fillim, por jo nga ti. me shume nga situata ne te cilen gjeta veten dhe fakti qe me duhet ta ndaja ate si nje histroi te bukur per te treguar me ty dhe shoqet e tua njemijehere ne dite.

- Dhe cfare ke per te thene per shikimin e ftohte? - pyeti ajo e qeshur.

- Po e merr seriozisht te qenurit gazetare? - ia ktheu Eriseldi.

- Jo, thjesht me habit qe syte me te ngrohte dhe miqesore qe kam ndeshur mund te jene edhe aq te frikshem.  - tha me zerin e ulet Arsela.

- Nuk do te jem me kurre i ftohte me ty Arsele. - premtoi Eriseldi, i vendosur per te mbajtur ate premtim deri ne diten e tij te fundit. - Mes nesh do te kete gjithmone pranvere, pavarsisht stuhive me te cilat jeta do te na sulmoje. - kishte gjetur pranveren e tij te perjetshme diten qe zemra e tij kishte gjetur ate te Arseles mendonte Eriseldi.

- Do te me shkruash? - kerkoi te dinte ajo, duke ndotur castin e tyre me pranine e largimit te tij.

- Cdo dite. Nje roman te gjate para se te bie te fle. Cdo detaj te merzitshem te dites time, aq sa do te lodhesh me mua dhe do te bllokosh numrin tim. Dhe nese e ben, do te blej nje numer tjeter dhe do te te shkruaj serisht.

- Dhe do te me telefonosh? - vazhdoi Arsela teksa hidhte krahet rreth qafes se Eriseldit.

- Cdo mengjes per te nisur diten me butesine e zerit tend, duke enderruar qe te isha duke u zgjuar krah teje. - tha ai dhe veshtroi sesi faqet e saj u ngjyrosen me ate rozen aq karakteristike per Arselen. Ishte aq e thjeshte te turperoje ate. Ishte i sigurte qe do te kthehej ne nje domate te vertete nese ne ate moment do ti rrefente deshiren e tij me te madhe, per ta bere te tijen, per te shijuar butesine e trupit te saj nen te tijin, per te prekur dhe markuar me dashurine e tij edhe trupin e saj te njome.

Je e imja deshironte te shpallte dhe te dashuronte trupin e saj me prekjet e tij, ashtu sic zemra e tij adhuronte shpirtin e saj.
E deshironte, tere qenia e tij e deshironte por luftoi egersine e atij pasioni te etur. Nuk do te njolloste ate lidhjen e tyre aq speciale, aq femijenore dhe te sinqerte me deshirat fizike te tij. Nuk deshironte te trembte Arselen qe vetem sot, vetem ne kete nate te fundit kishte zgjedhur te ishte e lire prane tij duke i dhuruar mbremjen me magjike te jetes se tij.

*

Oret kalonin mes bisedash te thella, apo shakash siperqafesore. I tregoi per femijerine e tij dhe ajo beri te njejten gje. E prezantoi me realitetin e tij ne Viene, duke i treguar per punen qe bente dhe per qytetin qe e priste duke i premtuar qe nje dite do te ecnin krah njeri tjetrit ne rruget e bukura te Vienes. Deshironte aq shume te ndante me te detajet e vogla te dites se tij, ta conte tek kafja e vogel e braktisur nga te tere ku pinte kafen e mengjesit dhe bisedonte me burrin e plakur qe e mirepriste si djalin e tij. Deshironte te hanin ne restorantin e tij te preferuar, ate vendin muret e se cilit ishin mbushur me shprehjet me te bukura te librave dhe me pas te hanin Sacher-in e famshem Vienez ne ate terracen qe shikonte mbi Danub. Deshironte ti tregonte apartamentin e tij te vogel dhe ta puthte mbi shtratin e tij te bute.
Deshironte aq shume edhe te zihej me te per ato detajet e vogla per te cilat vetem ciftet e dashuruara debatonin. Pse e shtype pasten e dhembeve ne mes dhe jo ne fund, pse le kapakun e shampos hapur? Pse libri me i madhe ehste vendosur mbi me te voglin apo pse zhgaravit dhe nenvizon me stilolapsa bojekeqinj faqet e bardha te librave? Pse flak tutje rrobat e zhubravitura dhe nuk i palos ato.
Dhe pas debateve femijenore te vulosnin fundin e dites me nje puthje. Ti zinte gjumi ne krahet e njeri tjetrit, nen ritmin e zemrave te tyre qe rrihnin si nje.
Te perjetonin cdo cast me njeri tjetrin... Caste te cilat jeta kishte vendorus tjua vidhte...

Zilja e telefonit te saj theu qetesine e nates duke protestuar brenda xhepit te palltos se Arseles.
Ajo u cua nga toka ku qendronin ulur krah njeri tjetrit mbi pulovren tashme te zhulosur te Erisledit, dhe beri disa hapa me tutje perpara se te pergjigjej ne telefon.

'Alo'
'Po ma, jam mire.'
'Ja edhe pak.'
'Nuk e di, po mos u bej merak'
'Te lutem. Do te te shpjegoj gjithcka pastaj'
'Te puth'

U afrua serisht prane tij, por duke refuzuar te ulej serisht peshperiti e dorezuar.
- Mendoj qe duhet te shkojme Eriseld. Eshte pas mesnate.

Koha kishte fluturuar, si gjithmone kur ishte me te. Nje tjeter cast i vjedhur mendoi ai, kete here nga koha vrapuese qe refuzonte te ndalonte. Kishin shume armiq, kohen, distancen, kancerin e mallkuar por dashuria e tyre do ti mposhte te tera. Ishte i sigurte, kishte zgjedhur te besonte ne magjine e dashurise qe ajo i kishte prezantuar. Duhet te besonte...

- Okay.  - tha ai teksa ngrihej duke marre doren e saj ne te tijen. - Kemi dhe bicikletat per te kthyer. - i kujtoi ai.
- I kisha harruar fare. - pranoi e turperuar Arsela. - Kane menduar se iua kemi vjedhur. - tha teksa qeshte nen ze.
- Do ti dorezojme dhe do ti paguajme edhe demshperblimin e kohes, ndonese bicikletat e tyre te ndryshkura na lane ne mes te rruges.

Ecen drejt bicikletave qe kishin braktisur diku me poshte. I gjeten aty, shtrire ne toke mbi njera tjetren ku i kishin lene pak me pare. Zgjodhen te zbrisnin me bicikleta, te lodhur per te ecur ndonese asnjeri prej tyre nuk ishte entuziast per tu larguar, te dy i trembeshin momentit kur duhet te thonin 'Mirupafshim'.

Ishte ideja e Eriseldit qe te linin bicikletat ne stenden e mbyllur te EcoVolis ne sheshin NeneTereza dhe bashke me to, nje pagese te majme, duke fshehur kartmonedhat pas stendes se vogel ku gjate dites qendornte gjithmone nje vajze aspak entuziaste per mbledhur kartat e lloj lloj njerezve. Eriseldi i kerkoi nje stilolaps dhe Arsela gerrmoi ne canten e vogel per ti zgjatur slilolapsin e saj te preferuar qe e mbante gjithmone me vete. Mbi njeren prej kartmonedhave ai zgjaraviti nje 'Kerkojme ndjese per vonesen 'dhe nje fytyre te buzeqeshur dhe duke i zgjatur serisht stilolapsin i buzeqeshi, nje buzeqeshje e cila do ti mungonte.

*
Ecen me hapa te ngadalte drejt shtepise se saj, kete here Arsela nuk refuzoi kur ai i kerkoi ta shoqeronte sepse ate mbremje cdo cast ishte i shtrenjte. Ate mbremje deshironte qe cdo cast te ishte i pafundem.
Per asnje cast nuk e leshoi doren e tij te madhe qe mbeshtillte ate te sajen ne nje prekje aq posesive dhe te embel ne te njejten kohe.

-Do deshiroja te mos ikje kurre, - tha nen ze ajo duke u habitur veten me ate rrefim te guximshem.
Budallaqe, ai po shkon per tu sheruar dhe ti i thua shpresoj mos te ikesh kurre. Budallaqe, kritikoi veten teksa lutej qe ai mos te kishte degjuar ate lutje te saj te deshperuar.
Por asnje nuk i shpetonte Eriseldit i cili ndaloi per te marre fytyren e saj ne duar, dhe teksa afronte buzet e tij tek te sajat sic kishte bere sa e sa here ate mbremje i peshperiti. 'Edhe une nuk dua te shkoj Arsele'

Te dua deshironte me shume se gjithcka ti rrefente serisht. Deshironte ti thoshte qe ai nuk do te shkonte, qe do te ishte vetem guacka e tij ajo qe do te largohej, trupi i tij i dorezuar perpara semundjes se urryeshme te cilen ajo e fshinte nga mendja e tij.

Do te largohet kanceri dhe trupi im Arsele. Une do te rri ketu me ty, zemra dhe mendja ime jane te tuat.  ishin fjalet qe ndrydhi brenda vetes , dhe e puthi, serisht teksa qendronin ne hyrjen e rrugices se shtepise se saj. E puthi duke refuzuar te hidhnin nje hap me shume, duke sfiduar kohen qe ato te ndalonte.

Continue Reading

You'll Also Like

111K 3.6K 23
Ajo nuk trembej prej askujt.. por nje dite gjithcka merr kthese te papritur ...
67.3K 2.6K 31
"Gjate gjithe jetes zemra ime rrahu per njeriun e gabuar Rrahjet e saj dashuruan nje "Maniak " Nje maniak fitues i ndjenjave te mia por humbes i ndj...
130K 6.1K 180
Bota e Mafies është një botë e errët ku jo të gjithë zgjedhin të jenë pjesë e saj. Ajo nuk kishte zgjedhur të ishte pjesë e asaj bote...ishte fati q...