Ne krahet e dashurise. (Edhe...

Від blue__writer1

1.5K 290 1.7K

"Edhe yjet dashurohen me ty 2" Bashkejetesa me te vellain, ishte ajo qe Amara kishte dashur gjithmone. E leht... Більше

Jemi kompania e filmave.
Ne kafaz apo ne qiell?
Djali me kapelen blu.
E varur pas tij.
Nuk je e mire. Je e mrekullueshme.
Mike me dhimbjen.
'Po' ishte fjala e fundit.
Keqkuptim apo e vertete?
Ne pamje te pare, thjesht nje magazine.
Kangjellat e nje fari.
Dashuri me dhimbje.
Dobesia e sotme, forca e se nesermes.
Hapa ne parkun "Hyde".
Mungesa e nje gome.
Hije shqetesimi.
Dy kthesa pas rruges "Dock".
Kemi plage, qe s'marrim mundimin t'i kurojme.
"Ne krahet e dashurise".
Mes perjetesise e ekzistences.

E kisha pritur.

60 14 58
Від blue__writer1

       Nuk besoja se do te me dukej shtrati i infiermierise si nje cope derrase ndonjehere ne jeten time. E per nje çast fare te shkurter, me mori malli per shtratin tim te gjumit. Me kujtohej se si ne shkolle, shpresoja gjithmone qe mos te shkeputesha prej tij aq heret, qe mos te me largohej ai jasteku i bute ku mbeshtesja kaçurrelat e portokallte dhe se si ne klase, e mendoja perhere se si do te ishte nje dite shiu, monotone qe e kaperceja ne klasen e ngrohte, nese do te kisha qene ne shtepi, me batanijet deri ne fyt. Ne fund... kush nuk do e donte nje shtrat te tille ne vend te shkolles? Ama, tani nuk e doja sepse nuk deshiroja te shkoja ne shkolle, nuk e deshiroja as sepse isha plagosur dhe dhimbja ishte torturuese, por sepse ne ate dhome, kishte nje ndjenje mbytese. Shume mbytese, qe e rrethonte te gjithe ambientin dhe nuk ishte aspak aroma e ilaçeve, qe ne nje rrethane tjeter te isha, aq shume do e vija ne dukje qe e urreja. 

         Ishte fakti qe Aleksi qendronte prane meje, qe nuk kishte pasur ndermend te njoftonte te pakten, nje infiermiere per plagen dhe ishte fiksuar te ma kuronte vete. Nuk e kisha kundershtuar kur me kishte kerkuar te mbaja bluzen pak me siper, as faktin qe te mos flisja shume sepse lodhesha dhe do te me dhimbte plaga me se tepermi, por dora e tij qe shtrengonte pambukun, i cili shtypte lehtas mbi plagen time, prekja e gishterinjve e tij pafajesisht qe rreshqiste ne stomak, me krijonte nje peshtjellim, qe me bente ta ndieja veten me te nxehte se kurre. Nuk e ndieja dhimbjen, dukej sikur prania e tij prane meje falte nje lloj kure qe nuk e njihja... qe askush nuk e njihte. Nje kure, qe te largonte dhimbjen mbartese. Cepi i bluzes me rreshqiti nga duart per te treten here dhe duke shfryre i bezdisur, ma priti:

-E di çfare? Hiqe fare.

-Me fal? -E dija, madje jam e sigurt qe edhe ai e dinte, qe e kuptova por zgjodha te mos e jepja shume veten. Po nese isha duke e keqkuptuar?

-Kete, po them.

          Dora e tij shtrengoi paksa cepin e bluzes, qe me kishte rreshqitur. Rrotullova veshtrimin ngado vetem per te mos e perplasur me tijin dhe nuk fola. Ngrita cepin e rreshqitur perposhte siper, por nuk zgjodha te beja ate qe tha ai. Ndjeva qe me gozhdoi me sy, sikur te kisha bere ate gabim qe ai nuk do te donte kurre ta beja dhe ne fund, u zgjat drejt meje ne ate menyre qe me beri te shtyhesha pas. Duart e tij e leshuan pambukun, me te cilen po me lyente mbi plage, dhe u zhvendosen ne duart e mia, qe shtrengonin copen e pabindur te bluzes. Dhe ne ato çaste, po e urreja veten qe nuk kisha veshur nje nga ato bluze elastike, me vija. Ndjeva faqet te me digjnin, sikur perpara fytyres te kisha nje sobe te nxehte ose sikur ai dielli i dobet i Londres te ishte shnderruar nga ai djeges.

          M'i leshoi me ngadale dhe m'i zhvendosi ne anen e kundert me shtratin. Me ngadale, ndjeva qe nisi te me ngrinte bluzen. Nuk dita si te reagoja. Nuk dita as si te veproja apo se çfare te thoja. Thjesht, e lashe ate te vepronte per mua sikur te ishte ai hija e trupit tim, komandimi i levizjeve te trupit tim. Kur e ndjeva prane qafes, nuk kisha ç'te beja tjeter perveçse te ngrija krahet dhe ta lejoja te ma hiqte prej trupit. Shpatulla me semboi paksa tek e ula serish poshte. Zemra qe me rrihte fuqishem, aq fort sa me dukej sikur ia degjoja ritmet e zemres deri ne vesh dhe kisha frike se do i degjonte edhe ai. Nuk u largua prej meje, vazhdoi te qendronte aty, me koken pak me pas meje, fryma e tij qe binte mbi qafen time. Nuk bera asnje perpjekje per ta shtytur pas, sikur te doja edhe vete te qendronte ai ashtu e une keshtu siç isha; krahet paksa leshuar pas, deri aty ku duart me zhyteshin poshte jastekut.

-E ke pyetur veten ndonjehere se perse te dua, Amarez? -me pyeti. Ajo pyetje me drodhi me shume se fryma e tij kur ra mbi lekuren e qafes sime. Mohova me koke, fuqite per te thene diçka sikur m'i kishin rrembyer. -Jo? Vertet? 

-Po ti... -ktheva syte nga ai dhe vura re qe edhe ai pati kthyer syte nga mua. Ndjeva nje dritherime me te forte te me rrumbullakoste te gjithe trupin. -E ke pyetur veten ndonjehere perse ta kam kthyer ate dashuri, Aleks... Aleksei? 

            Sepse ne fakt, e dija. E kisha ditur qe me veshtrimin e pare qe ai ishte Aleksei. Syte e tij nuk kishin ndryshuar ne ate menyre aq te forte sa mund te mos e kisha njohur. Dhe buzeqeshja... oh, ishte ajo qe me kishte rrembyer... dhe nuk kisha si ta harroja aktorin e filmit te pare, filmit ku e kisha pelqyer "Kaluar hekurudhave". E zerin e tij... jo, ishte gjeja e fundit qe mund te harrohej nga mendja ime, qe mund te zhdukej nga zemra ime. Sepse ai ze me pati lenduar po aq sa me pati bere te dashurohesha marrezisht. Gjithmone, e kisha ditur. Mjaftonte nje prekje e tija, ajo prekje qe me fali aty siper, ne kullen e farit te me bente ta kuptoja qe me shume se kurre, isha e sigurt se ishte Aleksei. 

-Nuk ma ke kthyer kurre, Amarez. Prandaj, s'e kam pyetur ndonjehere veten. -Me ngadale, e la veten, i la buzet e tij te puthnin lekuren e qafes sime. 

-Po te pakten... -bera nje gjest te deshperuar qe ta shkepusja nga vetja, por nuk mu bind. Sikur te donte te frymonte mbi qafen time, qendronte ngjitur aty. -E ke pyetur veten perse s'ta kam kthyer?

-Jo. -Tani, ktheu syte nga mua. Pakez indiferent. -Por, ma thuaj ti.

           Duart i leshova nga pas jastekut, i afrova prane tij dhe e lashe veten t'i vendosja drejt faqeve te tij. Mbase buzeqeshi, nuk e di, sepse ishte shume çast i shkurter distanca e buzeve tona. E bllokova menjehere, me nje puthje te menjehershme. Fundja, ishte puthja qe gjithnje kisha pritur t'i jepja ne adoloshence, ishte puthja qe gjithnje, kisha pritur t'ia falja atij... dhe e dija qe nuk ishte e para imja dhe nuk ishte e para tija, por ishte e para jone. Dhe thelle-thelle, kjo bente nje ndryshim te veçante. Nje ndryshim qe me bente te mendoja se gjate gjithe kohes qe kur isha njohur me Aleksein, e kisha ditur kete ndjenje; ta dashurit ate. E ne vetem nje puthje, nje puthitje buzesh, harrova panikun e meparshem, harrova dhimbjen dhe harrova Nikolain. 

           Dora e tij ndryshoi drejtim dhe u zhvendos pas shpines sime, si te donte te kerkonte diç' tjeter. E lashe koken te me perplasej ne jastekun e bute, tani shtrati e humbi qendrimin e nje derrase, dhe kerkimi i tij per te vazhduar me tej, beri vetem krahet e mi te rrethoheshin pas qafes se tij. Nuk reagova edhe kur dora e tij u ul me poshte dhe nuk reagova as kur puthjet e tij vazhduan pergjate qafes, por degjoja vetem ritmet e shushatura te zemres sime. Njeheresh, shpresoja qe te ishte gjithçka nje enderr dhe nga ana tjeter, shpresoja qe te ishte nje e vertete qe e kisha pritur gjithmone. E ndieja trupin te me dridhej, por paksa dridhjeve, doja qe ai te mos e vinte re ate dridhje timen te mallkuar. Diku tek pakez distance e dores se tij, qe kerkonte te zberthente zinxhirin e xhinseve te mia, u hap dera.

            Aleksei u shkeput menjehere prej meje, rregulloi bluzen e zhubravitur, kurse une ngeca pa ditur ç'reagim duhej te beja. Syte e Amit brodhen me te shpejte ca tek njeri nga ne tek tjetri, pastaj mbuloi fytyren me duar dhe doli menjehere, duke shtyre deren nga pas. Perplasa doren ne ball, terhoqa bluzen qe kisha pas dhe sapo do te ngrihesha dhe do e vishja, kur dora e Alekseit me ndaloi, duke u mberthyer pas parakrahut tim. Ktheva koken nga ai. Me veshtroi me syte e mveshur pas nje ndjenjeje, qe nuk arrija ta kuptoja. Mendova se do te buzeqeshte e nuk do te thoshte asgje, por ai zgjodhi te kthente temen ne nje ane tjeter:

-Eja te te mjekoj. As nuk ta kam vendosur fashon.

-Nuk ka gje. -tunda koken ne shenje mohimi, duke terhequr me te shpejte doren prej tij. -E mbaroj vete. Mund te dalesh.

-Nuk e ben dot vete. Ulu dhe mjaft duke bere te veshtiren.

            Ishte e kote te mos i bindesha. U ula mbi shtrat, me bluzen qe shtrengoja ne doren tjeter dhe ai terhoqi serish pambukun. Nje pjese e bluzes se tij, akoma ishte njollosur ne gjakun e plages sime. U perpoqa te veshtroja diku tjeter, jo ne fytyren e tij dhe te mos e sillja aspak ndermend se çfare ndodhi disa minuta me pare. Terhoqi fashon prej tavolines dhe sikur te kishte frike se do te me lendonte, e vendosi me te shpejte mbi plage. Rreshqiti gjuhen pergjate cepave te buzeve dhe ndjeva veshtrimin e tij te me shponte serish. Vesha bluzen dhe i thashe thate:

-Mos me shiko ashtu.

-Si, ashtu? -E ja tek nisi serish te ironizonte.

-Keshtu siç po sheh tani. Sikur do te perfundosh diçka. -C'ishte e verteta, po me dukej sikur po kerkoja ta provokoja.

-Ku i dihet! -u ngrit.

           Buzeqesha lehte dhe ula paksa koken. Nuk leviza vendit. Dora e tij u vendos mbi belin tim te pademtuar dhe me terhoqi drejt vetes. Ngrita koken dhe i lashe syte e mi te perplaseshin me syte e tij, paksa se kerkuan te terhiqeshin ne pjesen e fundit, qe perbente fytyren. U zgjata ne maje te gishtave dhe duke i dhuruar nje puthje te shpejte, te cilen ai nuk e priti, i thashe:

-Kjo ishte sa per faleminderit.

-Ashtu? -nuk me leshoi te largohesha. 

-Qe ç'ke me te.

-S'po te besoj, Amarez.

-Se mos e ke bere ndonjehere ti!

-Po e ngaterron me veten. -S'e kisha idene se si dreqin i kishte pergjigjet ne maje te gjuhes, por e vetmja gje qe doja te beja ne ato çaste, ishte te largohesha sa me shpejt.

-Nuk jam e sigurt.

             Dora e tij tjeter, e lire mbertheu faqet e mia nga poshte dhe ndjeva buzet e tij te perplaseshin me te miat. Nuk e shtyta pas, me pelqeu vulgariteti i tij dhe ia ktheva aq sa munda, duke e leshuar veten sa per te marre pak fryme. Me leshoi me ngadale dhe duke stampuar nje nenqeshje te vogel ne fytyre, tha:

-Kjo ishte sa per te thene asgje.

             Nuk i thashe asgje, bera nje gjysem rrotullimi dhe hapa deren, duke dale jashte. Kur ktheva koken, i ndjeva syte e tij te me perndiqnin akoma. Nxitova per nje çast, pastaj kur u binda qe nuk ishte me pas meje duke me veshtruar, ndalova dhe u perplasa ne mur. Duart i perplasa ne fytyre dhe i rreshqita deri ne fund. Akoma s'me besohej se ne nje menyre a nje tjeter, e kisha dhene puthejn qe kaq shume doja, me Aleksein. Akoma s'me besohej. Dhe nuk me interesonte aspak qe Ami kishte qene deshmitare e asaj ngjarjeje, e nuk me interesonte fakti qe mbase, te nesermen do te pendohesha... sepse isha e sigurt qe nuk do e beja. Zilja e celularit, i cili u drodh ne xhepin tim, me shkeputi nga mendimet...







Umm, ok... Per ate pjesen, mos me thoni gje... thashe ta provoja njehere. 😶

Продовжити читання

Вам також сподобається

1.3M 83.7K 40
နေမင်းတမာန်-"ခုလောဆယ်ကိုယ်က ဒုတိယူလူဖြစ်နေပေမဲ့ လျမ်းထက်မောင်ဆိုတာ အစောထဲကကိုယ်ဟာပါ~" -------------------------- လျှမ်းထက်မောင်-"နေမင်း ကငါအတွက်အရံ~...
Green Eye(complete) Від Lah Phan

Сучасна проза

3M 265K 48
!အမွန္ေတာ့ မင္းက က္ုိယ္အၿမဲတမ္း အမွတ္တရ သိမ္းထားခ်င္မိတဲ့ အစိမ္းေရာင္ ေပ်ာ္႐ႊင္ျခင္းေလးပါ... Oct9.2021 !အ...
1.2M 64.3K 50
အမိန္႔စည္း+သခြပ္႐ိုး ( ႐ွင္မႈန္းနံ႔သာ) အမိန့်စည်း+သခွပ်ရိုး ( ရှင်မှုန်းနံ့သာ) ခြင့္ျပဳခ်က္မရပဲ ငါ့အနားကထြက္ခြာခြင့္မျပဳနိင္ဘူး အသက္နဲ႔ခႏၶာတည္ျမဲေနသ...
31.4K 5.1K 29
Title - Falling In Love In The Supernatural World Author - 即墨遥 Total Chapters - 47 Genre - Horror, Romance, Action, Shounen Ai Eng Tranator - Vivian...