36

1.8K 164 150
                                    

Ne kete mbremje po vulosej fati i saj. E ajo po shikonte e degjonte cdo gje. Spektatore pa te drejte aktrimi ne teatrin qe i rrembente jeten nga duart.

I degjoi te tera fjalet. E ne te njejten kohe, nuk degjoi asgje. Teper e mjegullt ishte mendja e saj. Ishte aty e ne te njejten kohe nuk ishte aty.

Vec pa nga Erensi njehere. Do te ishte burri i saj per tere jeten. U perpoq me tere qenien e saj qe ta shikonte si te tille, qe te mos ndiente meri e mllef ne zemer kur e shikonte. U perpoq ta detyronte veten ta shikonte me bute, me pranueshem. Se me te do te kalonte nje jete te tere. Me te do te flinte neteve, me te do te krijonte familje, ate do te kishte baba te femijeve te saj.

Por zemra si rebele e shquar, refuzonte te nenshtrohej. Mendja i bertiste fort nje emer e ne kembim, zemra i uleriste nje emer tjeter, akoma me fort ,duke e heshtur komplet zerin e mendjes. E kjo lufte britmash , viktime kishte vetem vajzen me shpirt te paster, vajzen engjellore. Violen qe deshironte te shperthente me ngasherima nga ideja e intimitetit me ate qe sonte do te largohej nga kjo shtepi si i fejuari i saj.

E humbur ne vorbullen e saj te mendimeve konsumuese, nuk e fiksoi fare fjalimin tipik zakonor te babait te Erensit, fjalim me te cilin po kerkonte nusen. Sikur cfare kishte humbur. I njejti ishte kudo; E pa, e pelqeu e me rradhe. Me siguri i kishte shtuar edhe faktin qe familjet njiheshin prej nje jete.

Ajo cfare degjoi ama, ishte fjalia qe la buzet e babait te saj. Fjali qe beri qe te emes ti lotonin disi syte. Fjali qe beri qe Flavio te shikonte nga ajo trishtueshem. Fjali qe beri qe e ema e Erensit te buzeqeshte tere lumturi. Fjali qe beri qe Erensit ti dridhej dora disi nga emocioni e ti derdhej pak ajo rakia qe po pinte. Fjali qe asaj i dridhi shpirtin.

Vajza eshte e dhene.

Kaq ishte. Me nje fjali, i diktohej nje jete e tere. Me kaq pak. Me kaq kaq pak. Te nesermen e me tutje do te dilnin te blinin unazat e kushedi se cfare budallalleqesh te tjera zakonore. Por nuk kishte rendesi cfare vinte me pas. Kjo fjali ishte dhenia, kjo fjali ishte fejesa e kjo fjali ishte martesa.

Deshiroi te leshonte ndonje te qeshur ironike e histerike, mbase edhe nje psikotike komplet. Nje te qeshur qe te shpjegonte gjendjen e saj ne kete moment.

E ne mes te gjithe asaj vorbulle mendimesh e ndjenjash...ne fshehtesi i lejoi vetes nje grimce buzeqeshjeje. I lejoi vetes nje iluzion te genjeshtert e te dhimbshem.

Klausi do ta kishte derdhur enkas goten e rakise. Se ai, rakine nuk e simpatizonte, ashtu sic nuk simpatizonte asnje nga keto traditat e vjetra. Klausi do kishte lene skene duke qeshur nga fjalimi serioz i babait te tij se ai perhere qeshte pavend. E ne fund do e kishte vene edhe ne loje per ate fjaline; vajza eshte e dhene. Klausi do i kishte thene dicka te tipit; O Lejla mi, po ti sikur me qene vazo lulesh mi goce, ata te japin e ne te marrim. E ajo do e kishte pare me inat nga ato fjale. Me pas ai do e kishte mashtruar me ate shikimin e tij capken e buzeqeshjen e tij unike e do kish bere ndonje manover tjeter me fjalet; Mos u merzit mi , per sa kohe te jete vazo me lule lejla, une jam me i lumturi ne bote qe po te marr.

Cmimin e ketij iluzioni, e pagoi dhimbshem. Pak kishte zgjatur lumturia qe mori nga ai e shume zgjati trishtimi qe mori ne perfundim te tij.

*****

- Pse? Pse ne kete menyre? -pyeti Erensin me nje ze bosh te nesermen pasi ai erdhi dhe e mori ne shtepi. Te drejten e kishte tashme.

- Pse per cfare?

- Pse te me detyrosh ne dicka te tille? Pse pa tentuar te flasesh njehere me mua?-tha disi e mllefosur kete here.

-Tentova te flas me ty. Dhe pergjigja qe mora, thjesht me vertetoi qe nga miqesia prej vitesh me kete familje, keshtu me kishte hije kjo pune.- mblodhi supet , sikur te ishte duke thene gjene me normale te mundshme.

Nje Mes Me Ty (2)Where stories live. Discover now