2. Ekzistenca e nje hibridi.

879 63 42
                                    

Ryver ishte ende duke ecur neper pyje. Gjaku i Asterin e kishte ndihmuar pak, ose me sakte po e mbante gjalle, sepse ai ende kishte plage te renda ne trup, te cilat duhej kohe te sheroheshin.

Ai nuk e kishte kuptuar se kishte kaluar ne kufirin mes territorit te vampireve dhe lycaneve.

Papritur, ndjeu nje prezence te fuqishme dhe u fsheh menjehere. Por, ai person e zbuloi qe ishte aty dhe foli. 

"Kushdo qe je, shfaqe veten, nese nuk do te vdesesh ne duart e mia. E di qe je i plagosur." Degjoi ai nje ze femre kercenues, duke e bere te ndjente pak frike. E kuptoi qe ajo ishte me e forte se ai dhe nuk kishte zgjidhje tjeter por te shfaqte veten.

Nje person doli prej pemeve, ishte nje djale me floke bjond dhe sy te kuq. Ishte i gjate dhe kishte nje ngjyre te zbehte te lekures. Rrobat e tij ishin te grisura ne shume vende dhe kishte plage ne te gjithe trupin, ndersa buzet e tij ishin lyer me gjak. Ai qendronte i mbeshtetur te nje peme dhe po veshtronte dy femrat para tij plot vigjilence.

"Çfare dreqin je ti?" Pyeti njera prej tyre.

Ryver u tremb. A mos ndoshta ajo mund te ndjente se ai ishte nje vampir dhe nje lycan ne te njejten kohe? Po shpresonte qe jo.

"Ryver!" Papritur degjoi zerin e vajzes tjeter dhe e kuptoi kush ishte. "Me lesho! Eshte nje lycan qe njoh!" Iu drejtua ajo vampires prane saj.

Madelyn vrapoi drejt tij.

"Ryver, çfare te ndodhi? Ku ke qene gjate gjithe kesaj kohe?" E pyeti ajo, ndersa Ryver ende e mbante shikimin mbi femren tjeter, sikur te ishte gati te mbrohej prej saj nese ajo e sulmonte.

"Mos u shqeteso. Ajo nuk do te te bej keq." Tha Madelyn.

"Çfare ben ti...me nje vampire?" Pyeti ai me zerin qe i dridhej.

"Do te ta them me vone. Per momentin, a deshiron te vish me ne? Duhet te kujdesemi per plaget e tua. Jane shume serioze."

Vampirja ende po e shikonte Ryver plot konfuzim dhe kuriozitet.

"Heira! Eja, me ndihmo." Bertiti Madelyn.

"E perse?" E pyeti ajo, sikur te mos i interesonte nese Ryver vdiste para saj.

"Ryver eshte personi qe do te kurorezohej si mbreti i lycaneve, nese ai nuk do te ishte zhdukur pak kohe me pare." Shpjegoi ajo.

"Oh! Nje vogelush do te behet mbret? Ai as nuk i afrohet dot fuqise se Caspian." Komentoi ajo.

Ryver vendosi te mos fliste. Kishte nevoje per ndihme, por kurre nuk do i kerkonte ndihme nje vampiri. Por, Madelyn ishte nje njeri...perse eshte ajo e shoqeruar prej nje vampire?

Ne fund, Heira u afrua drejt tyre dhe mori Ryver ne shpinen e saj.

"Kush dreqin te çoi ne kete gjendje, vogelush?" E pyeti ajo me nje buzeqeshje tallese.

Ryver nuk foli. Edhe perse nuk donte, gjate rruges ra pa ndjenja.

Kur u zgjua, ai menjehere kuptoi se ishte i rrethuar nga vampire dhe u be gati te sulmonte, por degjoi nje ze te njohur dhe ndaloi.

"Ryver, si ndihesh?" Pyeti Madelyn.

Ai u ngrit prej shtratit dhe vuri re se plaget e tij ishin sheruar plotesisht. Pastaj, hodhi shikimin drejt magjistares se vetme qe ndodhej ne dhome. Mairin thjesht i buzeqeshi.

Pastaj, ai vuri te Heiran dhe u vrenjt ne fytyre.

"Perse me shikon ashtu, vogelush? Une te shpetova jeten! Duhet te me falenderosh!"

"Nuk dua." U pergjigj ai, duke e habitur Heiran. Te tjeret filluan te qeshnin.

Ne dhome ndodhej gjithashtu nje tjeter vampire, Xenia, e cila pyeti. "Ku ishe gjate gjithe kesaj kohe?"

Mbret pa zemër✔️Où les histoires vivent. Découvrez maintenant