1. Dua zemren tende.

Start from the beginning
                                    

"Çfare ben ti ketu?" Pyeti ai, duke i terhequr vemendjen.

Ajo ngriti koken dhe u habit kur pa ate. "Si arrite te dalesh prej aty?" Pyeti ajo e habitur.

Ryver kishte menduar me pare se ajo ishte nje prej tyre, por mesa duket eshte thjesht nje person tjeter i burgosur prej tyre.

Ai shkoi drejt deres dhe e shkaterroi me nje levizje, duke e habitur vajzen me shume.

"Faleminderit qe me sherove me pare." Tha ai dhe u largua, duke filluar te lironte çdo krijese ne ate burg nentokesor.

Ate nate, kaosi u perhap ne ate vend. Krijesat qe kishin kohe te burgosuara aty me ne fund u liruan dhe filluan te vrisnin kedo qe i dilnin para.

Kur Ryver doli jashte nderteses, vuri re se ky territori i gjuetareve, por ende nuk e kuptonte çfare bente nje lycan si Azriel ne kete vend.

Megjithate, nuk i vinte keq per keta njerez. Ne fakt, ai nuk arrinte te ndjente asgje.

Filloi te largohej me hapa te shpejte. Aroma e gjakut po e bente te trullosur dhe nuk kishte deshire te provonte gjakun e tyre, megjithese ishte i tunduar ta bente.

Ktheu koken edhe njehere te fundit pas, per te pare se ajo qe dikur kishte qene nje pamje e bukur dhe e qete, tani ishte njollosur nga ngjyra e kuqe e gjakut dhe trupat e panumert te pajete ne toke.

Dhe ne mes te atij kaosi ndodhej nje vajze, e gjitha a paster, asnje pike gjaku nuk e kishte prekur, duke e bere te dukej kaq e pazakonte dhe e mistershme. Ajo i dha nje buzeqeshje te sinqerte Ryver, ndersa ai ktheu koken dhe u largua pa hezituar.

*****

Ryver ishte duke ecur neper pyje, e ndjente veten konfuz dhe e dinte qe i duhej te konsumonte gjak sa me shpejt, por nuk i pelqente ideja. Nje ndjesi e tille ishte e çuditshme dhe po e bente te humbiste arsyen.

"Ku mendon se po shkon?" Degjoi papritur nje ze femre.

U kthye menjehere pas, per per te pare aty vajzen qe liroi me pare prej qelise ngjitur.

"Qendro larg meje." Bertiti ai, kur filloi te ndjente etjen per gjak te behej me e padurueshme.

"Te kam shpetuar kaq here prej vdekjes. Dua diçka ne kembim." Tha ajo, duke vazhduar te ecte drejt tij.

Ai ishte i inatosur me veten, sepse nuk mund te kontrollonte deshiren dhe tundimin per gjak qe kishte ne ato momente.

"Çfare dreqin do?" Pyeti ai plot inat.

"Dua zemren tende."

Ai qeshi. "Me vjen keq, por me duhet."

"Behu shpirti im binjak atehere." Tha ajo, duke e habitur.

"Nuk e vendos dot ti kush eshte shpirti yt binjak."

Ajo buzeqeshi dhe filloi ti afrohej me hapa te ngadalte.

Ryver vazhdoi te bente disa hapa pas, derisa u mbeshtet pas nje peme. Nuk kishte me fuqi edhe sikur te donte te largohej prej aty.

Ajo u afrua me shume dhe po shikonin njerit tjetrin ne sy. Papritur, ajo uli bluzen, duke bere qafen e saj te tregohej me shume.

Ryver arrinte te degjonte pulsin e saj, te nuhaste aromen e gjakut dhe ndjente nje uri te pashuar.

U perpoq te permbante veten, por ajo iu afrua aq shume, sa ishte e pamundur ta injoronte.

Ai humbi kontrollin, nguli dhembet ne qafen e saj dhe filloi te pinte gjakun e saj.

Trupi i saj ra i pafuqishem ne krahet e tij, por ajo kishte ende nje buzeqeshje ne fytyre.

Ndersa Ryver ishte i perqendruar ne ate çfare po bente, ajo e rrethoi trupin e tij me krahet e saj, vendosi koken ne qafen e tij dhe beri diçka qe befasoi Ryver.

Ajo nguli dhembet ne qafen e tij aq forte sa nje plage e vogel u formua. Ajo filloi te pinte menjehere gjakun e tij, edhe perse ishte diçka qe per njerezit nuk ishte i shijshem, por ishte e nevojshme.

Ryver kishte humbur arsyen, ai vazhdonte te pinte gjakun e saj, i etur.

"Hej, mjaft. Do me vrasesh ne kete menyre." Pershperiti ajo, futi gishtat ne floket e tij dhe i terhoqi koken mbrapsht, duke e larguar pak prej vetes.

Ajo kishte qene ne dhimbje gjate gjithe kohes, sepse Ryver nuk dinte si ta kontrollonte veten.

"Mjaft!" Bertiti ajo edhe njehere, pastaj pa nje shprehje konfuze ne fytyren e tij dhe qeshi.

Ryver u kthye ne vetvete pas pak dhe dukej i trembur.

"Me fal, me fal-" Filloi te pershperiste, ndersa shikonte vajzen, e cila dukej e zbehte dhe qafa e saj ishte e mbuluar me gjak. 

"Isha une ajo qe te provokova." Tha ajo dhe u largua prej tij. "Tani zemra jote me perket mua." Buzeqeshi ajo.

Ryver ishte konfuz.

Ajo vendosi doren ne qafe. Mendoi se po humbiste gjak ende, por plaga ishte mbyllur.

Ajo i hodhi nje shikim Ryver, i ktheu shpinen e filloi te largohej.

"Ku po shkon?" E pyeti ai menjehere.

Ajo ndaloi dhe ktheu koken pas. "Si quhesh?" E pyeti.

"Ryver."

"Une jam Asterin. Mos e harro emrin tim. Do te shihemi shume shpejt, Ryver." Tha ajo dhe u largua prej aty, duke lene pas nje person teper konfuz.

Ryver nuk e kishte kuptuar se pasi Asterin u largua, nje shenje ne ngjyre te kuqe, e cila dukej si nje dizenjo e bukur, u shfaq ne qafen e tij, pikerisht ne vendin ku ajo e kafshoi. Dhe e njejta shenje ishte shfaqur ne qafen e Asterin, e cila ende ishte duke buzeqeshur.

Mbret pa zemër✔️Where stories live. Discover now