-A nuk mendon se ka ardhur koha te flasesh me nenen tende?

-Te lutem,Noah.

-Niki,ajo eshte nena jote.

-Nena ime!Epo edhe une jam vajza e saj dhe kisha te drejte te dija se im ate vuante nga zemra.Me genjeu,me genjeu,me genjeu Noahn.

Filloi te godiste fort kraharorin e tij me duart e saj qe ishin mbledhur grusht.Vazhdonte te perseriste te njejtat fjalet e te qante me denese.Noah u nevrikos dhe ia kapi te dyja duart duke ja shtrenguar fort dhe duke e pare me nje veshtrim te eger,vetulla te mbledhura dhe dhembe te shtrenguara fort.Nese ajo do ta kishte pare ne kete gjendje me siguri do te ishte frikesuar deri ne palce.

-Cfare do te ndryshonte dhe po ta dije.Me thuaj!

-Shume gjera do te kishin ndryshuar.Do te beja te gjitha gjerat qe atij i pelqenin,do te dilja shetitje edhe pse nuk do kisha deshira ta beja,do te haja bashke me te dhe ato gjera qe une nuk i pelqej dhe per me teper nuk do te kisha ardhur ketu.Une do te isha nje njeri normal si te gjithe te tjeret dhe per me teper qe im ate do te ishte akoma gjalle.

-Ndodhen Niki dhe koha nuk kthehet me pas.Nena Evelin nuk e meriton kete.Ajo ka nevoje per ty dhe ti per te.Nuk mund ta konceptosh dot se sa deshire kam pasur une qe te kisha prane nenen time dhe te me shikonte teksa rritesha,ta perqafoja dhe ti thoja naten e mire,te qaja ne krahet e saj,te me perkedhelte floket teksa flija,te qeshnim,te luanim te benim shaka te dy se bashku.Ti je me fat Niki sepse ti ke pasur gjithmone dike prane ndersa une nuk kam pasur asnje,asnjerin nga te dy.

-Me fal,nuk doja te te lendoja.

-Mos u shqeteso,jam mesuar tashme.Me premton se do te flasesh me nenen tende.

-Nuk e di,nuk ndihem ende gati.

-Te lutem.Nese nuk do ta besh per veten tende,beje per babain tend.Mos harro ai eshte gjithmone ketu me ne dhe pse jo fizikisht,ndoshta eshte duke te shikuar dhe mund te jete zhgenjyer pak nga ty.

-Mir ne rregull do ta bej.Te urrej kur kembengul.

-Eshte per te miren tende-tha duke e puthur ne faqe.

U largua duke e lene ne mendime bashke me krem karamelin e saj te pambaruar.E dinte qe kishte te drejte por e kishte te veshtere sepse ajo ndihej ne faj per menyren se si ishte sjellur me nenen e saj.Sa shume i mungonte.

***

-Zemer,e di ku ndodhet kemisha ime?

-Eshte ketu.

-Ah po,e kisha harruar fare ku e kisha vendosur.

-Nga po shkon keshtu?

-Do te dal te takohem me disa kolege,nuk do te vonohem shume.

Rregulloi kemishen dhe sapo u be gati te dilnte zeri i saj i holle dhe i embel e ndaloi.

-Mos ke harruar dicka Dilan!

-Te dua shume-tha dhe e puthi.

-Vetem kaq!

-Pse,kam harruar ndonje gje tjeter?Nejse shihemi ne darke.

-Ka harruar,nuk mund ta besoj qe ka harruar.Takim,ne kete ore.A thua do te jete me nje vajze shume me te bukur se une!Mjaft Ambra.Mblidhe veten,burri yt te perket vetem ty.Ndoshta ka pasur shume pune dhe nga lodhja ka harruar,por sapo te vi do te kujtohet.Of nuk di cfare te mendoj me.

-Ndjehesh mire mami?

-Babai yt harroi Steisi,nuk ka harruar asnjehere ndersa sot po.

-Mos u shqetso,jane gjera qe ndodhin.

-Vertet?

-Si thua sikur te bejme nje shetitje?

-Eshte pak vone per te dale dhe une jam shume e lodhur.

-Te lutem!

-Mire,ne rregull vajze e llastuar.

-Shko ne dhomen tende vish fustanin e bardhe te shkurter ndersa une po te pres ketu.

-Fustanin!Po une jam shume mire keshtu.

-Mua nuk me pelqen.Ngjyra e bardhe te duket me bukur nen driten e henes nene.

E shikonte cuditshem vajzen e saj e cila qe ndronte ulur ne ate kolltukun ngjyre bezhe duke i dhurua nje buzqeshje asaj.Nuk e dinte se cfare kishte ndermend te bente por shkoi ne dhomen e saj dhe veshi ate fustanin e bardhe te shkurter me pala duke leshuar floket e saj te gjate qe kishin filluar te beheshin te bardha.Dukej si nje vajze gjashtembedhjete vjecare me dy bishtaleca te vegjel brenda atij fustani te cilen Dilani ja kishte blere ne nje mbremje te bukur vere teksa shetisnin ne rruget e vjetra te Parisit.

-Jam gati.

-Je bere shume e bukur nene.

-Ku do te shkojme?

-Ne nje vend jo shume larg prej ketu.

Filluan te ecnin ne ate qytet ku erresira i linte vend henes se bukur te ndriconte qiellin.Dukej sikur kishte bere pakt me henen qe ajo te shfaqej pikerisht ne kete nate.Papritur ndaluan perballe nje ndertese te vjeter.

-Nene ti ngjitu lart ne tarrace,sa te bej nje telefonate dhe do te vi.

-Cfare duam ne ne taracen e kesaj ndertese Steisi?

-Ti nene ben shume pyetje.Shko ne tarace dhe do te ta shpjegoj une.

Pa kuptuar asgje ngjiti ngadale shkallet dhe sapo mberriti ne tarace ajo cfare pa e la ate te shokuar.Petale trendafilash te perhapura kudo,tullumbace me zemra ku shkruhej te dua,fotografi te lidhura me njera-tjetren,nje tavoline e vogel dhe dy gota te medha shampanje dhe ne fund ishte ai dashuria e jetes se saj qe qendronte me nje tufe te madhe trendafilash te kuq.Ju afrua e puthi lehte ne buze dhe  me pas i pershperiti ne vesh:

-Gezuar pervjetorin e marteses sone gruaja ime.

-Dilan,ti i bere te gjitha keto?

-Te pelqejne?

-Shume.Jam femra me me fat ne bote.Te dua shume.

-Jo,une jam mashkulli me me fat ne bote.Ti me mesove se cfare ishte dashuri,me mesove qe ekzistojne femra te mrekullueshme per te cilen ja vlen te besh cdo gje.

-Edhe une kam dicka per ty.

-Cfare?

-Nuk jemi vetem ne te dy ketu.-tha duke buzeqeshur.

-Si keshtu!Une nuk shoh askend tjeter pervec teje.

-Nuk e shikon sepse ndodhet ketu.

I mori doren dhe ja vendosi lehte ne bark.

-Prit pak,do te behemi perseri prinder.

-Po.

-Ky eshte nje lajm i mrekullueshem.Me duket vetja shume i vjeter per te qene baba.

-Ndersa une kam frike se do te shemtohem shume dhe ti nuk do td me duash me.

-Do te dua cdo sekonde te jetes sime.

Vallzuan te dy nen ritmin e nje kenge te lehte romantike,te shoqeruar nga dritat e zbehta te atyre qirinje ne krahet e njeri-tjetrit.Ishte nata e tyre e per Ambren kjo nate nuk duhej te mbaronte kurre.

Ju kerkoj ndjes se nuk kam qene aktive por kam qene me grip.

Shpresoj tiu pelqej 😄😄













Një jetë midis ferritOnde histórias criam vida. Descubra agora