-Majk
Si do te gjente guxim dhe ti thoshte se e vogla e tyre,drita e syve po luftonte me jeten.Dy sy te nxire nga pagjumsia,duart qe i dridheshin nga ankthi dhe priste,priste qe ai te fliste te thoshte qe gjithcka eshte ne rregull,priste qe ti qetesonte shpirtin nje nene te gjore por nuk po fliste thjesht e shikonte me dy sy te deshperuar.I kujtohej edhe sot kur Niki lindi.Nje femije shume i vogel dhe i dobet.Kishin frike ta preknin se mos e lendonin.Kishte lindur parakohe dhe e mbajten ne inkubator per muaj te tera pa mundur ta preknin ta puthnin e te shijonin mrekulline qe zoti i kishte faluar.Dukej si nje enderr nga e cila do te hapte syte dhe do te degjonte te qeshuren e vajzes se tij,por kjo ishte nje e vertete e mallkuar dhe nje dhimbje me te cilen duhet te perballeshin.Donte te qante por nuk mundej, duhej te ishte i forte per bashkeshorten e tij.
-Niki!-tha me gjysme zeri.
-Cfare?
-Evelin...te lutem ulu ketu.....dua qe te jesh shume e forte....ajo...ka nevoje per kete.
-Ku eshte vajza ime?
-Ajo...Niki....
-Jo....te lutem me thuaj qe ajo qe po mendoj nuk eshte e vertete...te lutem me thuaj qe e kam gabim.
-Do te doja shume qe mos te ishte e tille por per fat te keq eshte.Duhet te jemi te forte Evelin vajza jone ka nevoje per kuroja,per ne.
I shtrengoi doren dhe e puthi.Edhe ai kishte ndjenja dhe ai donte te bertiste,te qante.Ishte i copetuar,kishte ne prag te vdekjes te vetmin thesar te cmuar e nuk mund te bente dot asgje.Ishte i pafuqishem,ishte prova me e madhe qe mund te provoj nje prind dhe prova me e rende qe mund te provoj nje baba per engjellin e tij te vetem.Eshte e veshtire te shikosh me sy te mbyllur ne shtratin e vdekjes femijen dhe te jesh vete i gjalle.
Cfare kuptimi ka jeta per nje prind kur dhurata me e bukur e tij ndodhet ne gjumin e vdekjes?
-Si...si ndodhi?
-Ishte ngritur ne mes te nates dhe...dhe doli perjashta per te shkuar tek dyqani i embelsirave....Nje makine e kishte goditur teksa kalonte rrugen.
-Nuk duhej ti lija te shkonin.
-Evelin!
-Jam nje nene e keqe.
-Nuk eshte faji yt.
-Eshte faji im.Nuk duhej ti kisha lene te shkonin.Une e ndjeva se nje gje e keqe do te ndodhte dhe nuk i ndalova te shkonin.
-Evelin...Mjaft!Niki ka nevoje per ne duhet te shkojme ne New York.
Dhimbja e nje nene per femijen e saj eshte aq e forte saqe asnje dashuri e botes nuk mund ta zevendesoj ate.Eshte me e madhe se cdo dhimbje qe mund te perjetoj njeriu.Si mund te ishte e forte kur ajo po vdiste.Sa donte te uleriste,te cirrte me thonj lekuren e saj e te nxirrte te gjithe ate dhimbje qe po rritej brenda saj.
Me cfare do te duhej te perballej Evelin?Ankthi po e mbyste e zemra dukej se ne nje moment do te ndalonte se rrahuri.
***
-Si eshte motra ime?
-Me vjen keq djalosh por duhet te flas me prinderit e tu per gjendjen shendetsore te vajzes.
-Dua ta takoj-Tha duke e pare me dy sy te mbushur ne lot dhe gati-gati ne te qare.
-Tani jane te ndaluara vizitat.
Doktori u largua duke e lene Noahnin ne gjendje te deshperuar pa ditur se si ishte motra e tij e vogel.U ul ne pllakat e ftohta te korridorit duke e mbeshtetur koken tek muri.Nuk arriti te mbronte motren e tij te vogel,nuk arriti te kujdesej per te.Premtimet qe u dha prinderve te tij ishin genjeshtra dhe genjeshtrat nuk i pelqenin aspak.Kishte frike se prinderit do ta benin are fajtor per aksidentin e Nikit.Ne fund te fundit ata nuk ishin prinderit e tij,per ta ai ishte nje asgje dhe ajo qe kishte me shume rendesi ishte ajo,e embla Niki te cilet askush nuk thoshte asnje fjale per te.Ne xhepin e vogel te xhupit te zi qe kishte veshur nxorri nga aty nje ditar te vogel qe e mbante gjithmone me vete dhe nisi te shkruante.
YOU ARE READING
Një jetë midis ferrit
RomanceNjë grua në karrierë qe vret bashkëshortin e saj dhe shpërfillet nga shoqeria. Jeta e një fëmije të pafajshëm i lënë në mëshirë të fatit.