Kapitulli 6

40 7 0
                                    

E vetmja gjë që mund të dëgjoja ishte zhurma e zbehtë e gjetheve që shkundeshin nga pemët dhe degëza të mbuluara me dëborë duke kërcitur poshtë atleteve të mia. Re gri formoheshin në qiellin blu të harruar dhe ajri i ftohtë bënte që dhëmbët të më kërcisnin me njëra-tjetrën teksa fusja duart e mpirë në xhepa.

"Ku po shkojmë, Lena?" pyeta në qetësi, duke parë rreth pyllit ku asgjë përveç pemëve mbushte rrugën e udhës sonë.

E dija që nuk ishte normale të ndieja ndjesinë e komfortit që kisha në atë moment i vetëm në pyll. Diçka në lidhje me pyllin nxiste një përzierje të çuditshme tmerri dhe kënaqësie brenda meje - por për të parën herë, nuk kisha frikë. Ndoshta isha shumë i lodhur, pasi dalloja mënyrën se si sytë e mi jovullnetarisht mbylleshin teksa ecja dhe se sa i skalitur isha.

Kur motra ime nuk u përgjigj, ktheva kokën që të shikoja se ajo ishte e qetë dhe e fokusuar.

"Lena..."

"Çfarë?" tha ajo, me sy ngulur tokës së ngrirë në këmbët tona.

"Kemi orë që ecim," thashë duke e hedhur çantë më lart shpatullës. "A do të më thuash se ç'po ndodh, apo jo?"

Nuk bëri zë dhe duke ecur, pa më kthyer përgjigje.

"Vë bast se Mami do të më dërgojë mbrpasht. E dalloja nga mënyra se si më shikonte sot... ishte shumë e zhgënjyer. Ajo as që-"

"Mjaft, Ethan!" ia behu Lena, gishtat duke iu gërshtuar për flokë. "Është më e madhe se ç'mendon. Nuk mund të ta them, por duhet të më besosh."

Nuk po i gjeja kuptimin - çfarë kishte më keq se të shkoje tek ai vend? Nuk është se kisha bërë ndonjë gjë gabim, thjesht kisha pagjumësi.

Filluam t'i afroheshim një rruge të gjatë e me kthesa që nuk kishte asnjë shpirt njeriu në pamje nga të dyja anët. Mund ta ndjeja veten duke u rraskapitur shumë e më shumë. Isha gati të shtrihesha.

"Duhet të ndalojmë në një pikë, sepse po lodhem. A nuk je ti?" e pyeta, duke e ndjerë që këmbët po më dobësohenin.

Përsëri nuk kishte përgjigje. Qielli ishte errësuar tejet shumë në ato minuta dhe mendova se kjo ishte pse nuk e vura re menjëherë Lenën afër meje, por nuk ishte. Nuk po ja dëgjoja hapat më dhe zhurmën që bënte xhaketa e saj.

"Lena," u mundova të bërtas, por zëri më doli si një pëshpëritje e çarë.  "L-Lena?"

Shikova i pashpresë poshtë rrugës, mbrapa meje, tek ana ku ishin pemët  dhe përballë meje - nuk ishte askund për tu gjetur.

"Lena!" bërtita me të madhe, frymën e rëndë e duke formuar ret para meje për shkak të ajrit të ngrirë. "Lena, për hir të mutit!" I thashë përsëri, gjoksi im lëvizte lart e poshtë në një ritëm të shpejtë. "Mjaft e bëre këtë gjatë gjithë kohës!"

Dhe pastaj pashë dikë.

Mendova se ishte ajo, poshtë në fund të rrugës. E shtrëngova shikimin tim në errësirën e trashë për të kërkuar flokë të shkurtër, këmbë të hollë dhe sy me gaz. Por nuk ishte ajo.

I picërrova sytë, duke u përpjekur të gjeja një copë lëkure e cila dilte nga fytyra që mund të tregonte nëse ishte apo jo njeriu i çmendur që më ka bezdisur çdo natë. Nuk ishte as ai.

Isha unë.

Unë mund të shihja flokët e mia të çrregullta, xhaketën e rëndë me xhupin nën të, çizmet dhe statujën e shtrembëruar të figurës. Edhe pse ishte shumë errët për të bërë ndonjë veçori të dallueshme, unë thjesht e dija saktësisht se kush ishte. Ai ishte vetëm duke qëndruar aty ... Unë isha vetëm duke qëndruar atje, duke gozhduar veten me sy.

Këmbët e mia ishin ngrirë në tokë, unë isha krejtësisht i patundur teksa shikoja këtë imazh të figurës time poshtë rrugës. Unë lëviza pakëz krahun tim, për të parë nëse ai ishte një imazh pasqyrë, por nuk ishte. Dhe fillova të pyesja veten pse ai ishte vetëm duke qëndruar atje, duke më parë mua me një fytyrë hije.

Filloi të ecte drejt meje, ngadalë, sytë nuk i shqiteshin nga mua për asnjë sekond.

Qëndrova pa lëvizur për një sekond, akoma në shok, teksa shikoja veten tim të ecte drejt meje. Derisa ia nisi vrapit, duke e rritur ritmin.

Para se ta kuptoja, kisha filluar të vrapoja në drejtimin tjetër aq shpejt, sa këmbët e mia të lodhuar nuk ishin më të tilla. Madje as nuk ishin aty. Isha thjesht një torso lëvizëse, këmbët duke lëvizur aq shpejt sa mundnin. Mund të dëgjoja kërcitjen e këpucëve të figurës sime mbrapa meje, duke u afruar shumë e më shumë, madje ia dëgjoja dhe frymën.

Mushkëritë e mia ishin në zjarr, ata ishin gulçues dhe kontraktues, duke u mbushur me ajrin ngrirës që më mbyti dhe më kufizoi frymëmarrjen. Gishti i çizmds sime goditi një gurë gjatë rrugë, dhe unë fluturova mbi asfaltin e ashpër, lëkura e duarve të mia u gris dhe u shqye. Era e fortë mu përplas kur figura ime mu ul mbi krye, duke e peshuar trupin tim.

U përpiqesha të zvarritesha tutje, por pa sukses. Unë vetëm mund t'ia ngulja sytë në fytyrën time, duke më vështruar poshtë mua me retë e shiut duke theksuar zemërimin e tij. Unë nuk mund të rregjistroja as ç'ka po ndodhte para se ai ta kthente prapa krahun dhe ta rrëzonte grushtin e tij në anën e gojës sime, aq fort sa mund të ndieja kërcitjen e dhëmbit tim dhe një pjesë të saj të uluej në gojën time. Unë e pështyva, gjoksi im po rëndohej ndërsa i lutesha dhe i përgjërohesha që të ikte.

Nuk isha as i friksuar, isha komplet në një shok të pashpjegueshëm teksa figura e vetes sime po më rrihte paq. Grushtin i tij morri hov mbrapa dhe goditi qafën time, duke bërë që e mbrapmja e kokës sime të përplasej në në asfalt dhe duke më shkaktuar një dhimbje në fyt.

"Të lutem," iu përgjërova, teksa ai filloi të më rrihte dhe të më godiste pa pushim - më shpejt, më fort, të gjitha duke synuar fytyrën time. Ai goditi hundën time, duke bërë një çrregullim irritues dhe një dhimbje të shpërndahej në të gjithë fytyrën time. Ai më grushtoi gojën përsëri, duke e bërë buzën time të godiste dhëmbit tim. Gjaku u hodh poshtë mjekrës time ndërsa unë tundja kokën.

Ndjeva lot të nxehtë të më rridhnin në faqe. As e kisha idenë se ç'po ndodhte dhe pa fuqi ose motivim për të luftuar mbrapsht.

Ai më goditi stomakun, duke më bërë të shtrëngohesha e të gulçoja në dhimbje. Më goditi te të dy sytë, të gjitha teksa gulçoja rëndë. Ai kapi një grusht me flokët e mi të parregullt dhe më përplasi disa herë për tokë.

Një vetëtimë shkreptoi në qiell sa gati shkundi tokën. Mezor e vura re shiun që filloi duke goditur rëndë atmosferën rreth meje gati duke më spastruar teksa po përjetoja rrahjen më të keqe që kisha përjetuar- dhe kisha përjetuar shumë.

A ishte vallë kjo një ëndërr? Dhimbja duke shumë e ashpër për këtë opsion e të shikoja vetën time të më rrihte nuk ishte edhe at marrëzi në krahasim me gjërat që kisha përjetuar.

"Mu hiq," qava me të madhe me dëshpërim, vetëtim shpërthyese duke shurdhuar lutjet e mia teksa versioni im qëndronte mbi mua duke më rrahur pa mëshirë.

Ai më në fund e ngriti veten nga unë, dhe pastaj ndjeva dhimbjem të më përshonte çdo centimetër të trupit. Pashë nga vështrimi im periferik teksa përthej këmbën dhe gishti i çizmes më goditi brinjët për herë të fundit.

U kollita rëndshëm, shiu duke vërshuar mbi fytyrën time dhe duke larë gjakun teksa qëndroja i çarë në mes të rrugës.

Ethani më vështroi edhë për disa sekonda, fytyra e tij shumë e errët për ta parë komplet por e dalloja nga tiparet se isha unë. Isha unë. Isha unë...

Dhe pastaj ai u nis në drejtimin tjetër, duke vrapuar aq shpejt sa i mbanin këmbët.

Unë thjesht qëndrova i mbledhur grusht në tokë, dhimbja dhe lodhja më ndalonin që të lëvizja qoftë edhe ndonjë muskul. Qava në qetësi, vetmia ime duke u bërë shumë e më shumë e qartë teka lotët e mi bëheshin një me shiun.

Natën e Mirë / S H Q I PWhere stories live. Discover now