pjesa 3😍

78 13 6
                                    


Shpresoj tju plq pjesa 😆😆😆   Oho ky qenka edhe i pashëm edhe fjalërëndë, ku e mori këtë krenari ky. U ngrita në këmbë unë pa dijeni fare, epo ndoshta ka dë-shirë ta respektoj. 
Joalinë: Përshëndetje, jam Joalinë. (Ia zgjata dorën dhe i buzëqesha shumë.) 
Grejd: Përshëndetje, jam Z. A mund të ma heqësh atë dorë të fëlliqur?(Ai e tha me plot injorim dhe u nis nga ana tjetër, kjo më lëndoi paksa.) 
Klea: Është kështu. 
Tom: Grejd mirëserdhe. Je gati? 
Grejd: Çfarë dreqin ajo vajzë e fëlliqur këtu? 
Tom: Ehm Tom… Shiko. 
Grejd: Çfarë? 
Tom: Ajo do të marrë rolin e Rozalinës. 
Grejd: Hë? - bërtiti. - Je çmendur Tom? Kjo? Kjo vajzë këtu? 
Tom: Unë nuk desha por Klea insistoi aq fort. 
Grejd: Asnjëherë Tom, e di sa vajzat e bukura ishin me vend jashtë, dhe ti zgjodhe këtë shëmtirën këtu që i vjen era si një qen i cofur? 
Joalinë: Ndoshta jam e papastër tani por s’më vjen era qen i cofur. 
Grejd: Mbylle ti, nuk fola asgjë me ty... Tom, unë rolin s’do ta luaj me të... Nëse kjo hyn këtu, unë largohem. 
Tom: Grejd, do të gjejmë një vajzë tjetër vetëm mos u largo. 
Grejd: Atëherë gjejeni. 
Klea: Unë e dua këtë... 
Grejd: Klea mjaft ti. 
Klea: Mendoje kur të pastrohet dhe rregullohet? Pse nuk besoni se edhe kjo ka këtë bukurinë e saj? (Grejd dhe Tom filluan të qeshin.) 
Grejd: Kjo bukurinë? Jeni çmendur? Asnjëherë. 
Klea: Provoje vetëm njëherë, nëse roli kryhet keq, do ta tërheqim. 
Grejd: Jo... 
Klea: Të lutem Grejd.. Të lutem (filloi t’i përgjërohej)
Grejd: Mirë, vetëm njëherë, jo më shumë. 
(Joalinë u gëzua aq shumë saqë iu hodh në përqafim Grejdit)
Grejd: Më lësho oj vajzë e ndotur! (Bërtiste duke tentuar t'ia hiqte duart por më në fund e tërhoqi jashtë nga vetja.)
Grejd: Mos guxo dhe njëherë të më prekësh. 
Joalinë: Oh Zot, sa i paedukuar. 
Grejd: Mjaft (bërtiti) ose përndryshe do të përjashtohesh që tani. 
(Këtë herë nga ai gëzimi im u kthye në një nervozizëm të tepruar.)
Ai u vesh aq bukur, dhe vërtetë mënyra se si i bënte skenat të linte pa fjalë. Por unë çfarë roli kam? 
Tom: Shiko tani, ti duhesh të ulesh në atë tavolinën sepse ti do të vendosësh një pakt me Xhonatanin. 
Joalinë: Kush është Xhonatan? 
Grejd: Jam unë, budallaqe, por në film e kam emrin ashtu. 
Joalinë: Ohhh... Po unë kush jam? 
Tom: Rozalinë… Rozalinë! 
Joalinë: Ohhh e kuptova. (Sapo desha të ulem, ky Grejd budallai bërtiti aq fort.) 
Grejd: Kujdes është i shtrenjtë... Pastroji duart para se ta prekësh. 
Joalinë: Nuk jam dhe aq e papastër, idiot. 
Grejd: Unë idiot? Unë? 
Joalinë: Jo, ky kolltuku këtu… “Budalla” , - pëshpërita.
Tom: Qetësi... Luani rolet tani. 
Grejd: Rozalinë, të lutem martohu me mua kam nevojë për ty shumë… 
Joalinë: Për çfarë re... Haha (fillova të qesh me të madhe dhe e godisja me duar tavolinë nga të qeshurat me zë) Sa qesharake të jesh aktore. (Kishin mbetur duke më shikuar u kollita dhe ndalova së qeshuri.) 
Grejd: Nuk mundem Tom… S’mundem me këtë budallaqe. Kjo do të më fundosë... Jam aq i famshëm që të merrem me këtë... Kam fanset e mia, nuk dua t’i humbas, - ai doli duke ikur nga aty. 
Tom: Ti vajzë... Ke 5 minuta kohë ta kthesh Grejdin këtu, nëse jo, atëherë je e pushuar nga këtu... 
Joalinë: Unë?? 
Tom: Tani! ( bërtiti) 
Fillova të vrapoj mbrapa tij, herë rrëzohesha, herë ngritesha, dhe herë e godisja veten nga muri. “Grejjjd”, - bërtita mbas tij. Vetëm kur më rrëshqiti këmba dhe i rashë një shërbëtoreje, u bëra e tëra ujë dhe më pas nga rrëshqitja “ahh” bërtita fort dhe e godita fort Grejdin. “Puna pisk”

👑E BUKUR , POR E VARFËR👑 {Nice ,but poor }Donde viven las historias. Descúbrelo ahora