Kapitulli 43

540 60 10
                                    

Dita u zbardh ashtu sic edhe syte e tyre u hapen per te pare njeri-tjetrin.
Ai u zgjat per t'i dhene nje puthje te vogel,e cila u kthye ne te madhe.Por realiteti i Sofis ndryshoi cdo gje.

Sofi: Mos Niko!-foli e alarmuar duke u ngritur nga krevati me shpejtesi.

Klejd: C'ka Nikol?!Ajo eshte ne Shqiperi.-foli ai i paditur.Nuk dinte se "i dashuri" i Sofis mbante ate emer.

Sofi: Niko eshte ai Klejd.C'bera keshtu?!Ai nuk e meriton.-fliste nderkoh qe bente ecjake.

Klejd: Pse une e meritoj?-pyeti serioz.

Sofi: Te lutem Klejd,ti nuk ke qene pjese e kesaj bote.Une as qe e dija se do perballesha me ty.-ia ktheu ajo e penduar per ate qe kishte bere.Pasioni dhe dashuria per te ia kish errur syte duke bere qe te tradhtonte nje te pafajshem ne ate trekendeshin e krijuar.

Klejdi: Por tani jam Sofi...tani jam per te mos u larguar me asnjehere.Tani jam per ty,per ne.Sepse ajo "NE" ekziston akoma.Asnjehere nuk eshte shuar pavaresisht gabimeve tona.Une te dua dhe ti me do Sof.Ne dashurohemi.-degjonte Klejdin teksa fliste.E penduar per ate qe kish bere,por edhe e lumtur.E lumtur,sepse ndodhej prane dashuris se saj.E lumtur,sepse kuptonte se sa ai e donte,se sa te verteta ishin ato fjale.

Sofi: Klejd ti e di qe te dua,por jam e lidhur me Nikon dhe derisa te jem me te nuk mund te jem me ty.-foli ajo.

Klejd: Por ti me do mua Sofi.-tha ai duke u zvarritur neper krevat per te arritur Sofin dhe vendosi fytyren e saj nder duart e tij.

Sofi: Por jam e lidhur me ate Klejd.-ia ktheu.-Me duhet te iki kushedi ai duhet te me kete kerkuar ne shtepi.-tha pa shtuar asgje me shume dhe largohet per ne shtepine e saj.
Ngjitet me shpejtesi nga shkallet e nderteses,a thua sikur dikush e ndiqte nga pas.Prane apartamentit te saj vereu silueten e Nikos qe qendronte mbeshtetur ne murin e ftohte.

Sofi: Hejj!-thirri ajo duke bere ate te ngrinte koken.

Niko: Hej,nga ishe?-pyeti nderkoh i dha dhe nje puthje, qe Sofin e beri te ndihej edhe me shume keq.

Sofi: Nuk ndihesha mire ne shtepi dhe thash te dilja jasht te merrja ajer.-tha ajo nderkoh hapte deren.

Niki: Me keto rroba?-pyeti i habitur.

Sofi: Po me keto,nuk kisha mendje per tu ndrruar,te thashe qe nuk ndihesha mire.-ia ktheu.Po e genjente.Ndihej shume keq.

Niko: Nuk me therrisje dot mua?-pyeti perseri.

Sofi: Doja te qendroja vetem.Me prit ketu,po shkoj te ndrohem.-tha dhe u largua per ne dhomen e saj duke mbyllur deren pas vetes.Disa lote filluan te dilnin nga syte e saj,por direkt u fshine.Nisi te behej gati e pas 10 minutash gjendej perball Nikos,i cili i buzeqeshur e priste.

Niko: Nisemi?-pyeti.Ajo vetem pohoi me koke dhe dolen nga apartamenti per te shkuar ne shkollen e saj.Rruga kaloi ne qetesi pervec disa bisedave te shkurtra te tyre.-Po zbres edhe une!-tha ai dhe u drejtua per t'i hapur deren asaj.Sapo Sofi doli nga makina u ndesh me syte e trishte te Klejdit.Per ato sy do shfaroste gjithe boten,madje dhe veten e saj.Rrethanat ishin te tilla.
Dashuria eshte e tille.Nje here na ngre,e here tjeter na rrezon.Po ka nga ato rrezime te lehta,ka dhe nga ata qe pasi bie nuk mund te ngrihesh me.Dashuria!Ajo e beri Sofin te gabonte.Dashuria!

Kishte ngelur e ngrire.Kishin ngelur te ngrire.Veshtronin ne sy njeri-tjetrin sikur te luteshin per te mos u lenduar me shume.Ato flisnin,madje shume dhe kjo beri qe te vihej re edhe nga Niko qe i habitur shihte te dy,por nuk e besonte se kishin te benin me njeri-tjetrin.

Niko: Sofi!-e thirri ai per ta bere qe te reagonte,te zbriste poshte ne toke e t'i bashkohej realitetit.-Cfare ke?-pyeti.

Sofi: Asgje,po kujtohesha per dicka.-u justifikua ajo.-Me duhet te iki tani.Shihemi kur te mbaroj mesim.-tha ajo dhe largohet me nxitim.

                                   . . .

Klejdi: Pra ai ishte?-pyeti ai kur sapo ishin rehatuar ne vendet e tyre,ne ate salle te madhe.Pas ndarjes me Nikon ai kish ndjekur nga pas Sofin dhe perseri ishte ulur prane saj.Tashme nuk i behej vone nese ajo ishte me nje tjeter,sepse Sofi ishte e tija dhe vetem e tija.

Sofi: Po ai.-u pergjigj ajo duke u munduar te ishte sa me e qete.

Klejd: Dua te te puth.-shprehu deshiren ai.-Ti je imja!-i peshperiti afer ne vesh.U dritherua!-Do te jesh gjithmon!-vazhdoi ai.-Dashuri!-perfundoi.

Sofi: Klejd te lutem!-iu lut ajo duke shtrenguar syte qe lotet te mos i dilnin.Qe deshira te mos dominonte.-Mos vazhdo me.-foli perseri ne siklet.Syte kurjoz te italianes llafazane nuk ndaluan se pari edhe kur ata ndaluan se foluri.Ajo dicka kish kuptuar,por c'rendesi kishte kur nuk kish asnje lidhje me ta.

                                   . . .

Mesimi kishte mbaruar dhe ajo u nis drejt makines se Nikos,i cili po e priste i mbeshtetur ne kofanon e saj.Klejdi vazhdonte qendronte pas saj,por me nje distanc jo shume te afert.

Perseri syte e Nikos nuk humben shikimin e Klejdit ndaj Sofis.Perseri ato sy kuptuan dicka.Perseri ai ndjeu sikletin e Sofis.Kesaj rradhe do e merrte vesh me patjeter se c'kishte.Do e pyeste dhe nuk do linte t'i largohej pa nje pergjigje.Ate te duhuren.Te verteten.

Niko: Sofi dua te te pyes per dicka.-u shpreh ai,pasi kishte ndaluar perball shtepis se Sofis.

Sofi: Po!-ia ktheu ajo ne medyshje.

Niko: Dhe dua te me pergjigjesh me sinqeritet.-tha ai dhe ajo pohoi me friken e dukshme ne syte e saj.-Pash nje djal.-filloi ai te fliste,nderkoh zemra e saj nisi t'i bucas.-Dhe pash qe ti me ate djalin ne mengjes shiheshit cuditshem,madje dhe tani ai ishte pas teje dhe te veshtronte ne bjee menyre tjeter.Njiheni?-perfundoi ai me nje pyetje te shkurter.

Sofi: Perpara se te te kthej pergjigje sic duhet dua te te them qe te me degjosh deri ne fund.-ia ktheu ajo.

Niko: Domethene njiheni?-pyeti ai me tone xhelozie.Me pas kur pa se Sofi nuk kthente pergjigje i beri me shenje qe te vazhdonte te fliste.

Sofi: Para se te vija ne itali dhe une kam pasur nje jete timen.Shoqeri dhe te dashur.U njoha me dike,le te them se ne nje menyre te cuditshme dhe pas disa kohesh u lidha.Ai djali eshte pikerisht ai qe ti ke pare sot,Klejdi.....-nisi te tregoj gjithe historin me Klejdin ajo pa perfshire puthjet e dhena diten e kaluar.-…diten e djeshme e pash per here te pare pas kaq kohesh.-perfundoi ajo.

Niko: E do akoma Sofi?-pyeti pa shtuar me shume.Ndersa Sofi vetem uli koken duke mos kthyer pergjigje.-Kemi arritur.Mund te zbresesh.-foli ai mese serioz.Ne rrethana te tjera Sofi mund t'i thonte qe serioziteti nuk i shkonte.Mund t'i thonte cdo gje tjeter,pervecse fjale qe kishin lidhje me temen e sapo hapur.Cdo gje tjeter pervecse atij pohimi ndonese jo me fjale.Nisi te thonte dicka,por ndryshoi mendje dhe doli nga makina duke e pershendetur gati ne peshperim.
Sapo ajo u gjend jashte makines,Niko u nis furishem me makinen e tij.Epo kjo qe ndodhi sot ishte dicka qe nuk pritej nga ai.Duhej ta kish ditur me pare.U ndje si nje loder qe pasi perdoret shume hidhet tutje duke mos u prekur me.Makinen e ngiste me shpejtesi,teksa mundohej te arsyetonte.Mendohej ne ate shpejtesi.Kerkonte ndihme per nje zgjidhje,po ne ate shpejtesi...





Hello from the other side nga Sofi.  :p Hmm si iu duk pjesa sot??Paksa e gjat ;) Pjesa tjeter mund te publikohet te merkuren,neser mendoj ta bej pushim :p

Deri ne pjesen tjeter Naten e mire! dhe Mireupafshim! :)

Hajduti i xhepave te miWhere stories live. Discover now