Të vërtetat. (4)

117 1 0
                                    

1. Çfarë është ajo gjë që nuk ju pëlqen aspak në Wattpadin shqiptar?
Që shumica mendojnë se duke bërë kritika do të tërheqin vëmendjen e të gjithëve, ndërkohë që kjo do ta ulë akoma më shumë aktivitetin në Wattpad, pasi do këtë shumë shkrimtarë të demotivuar. Të gjithë kanë qenë njëherë në atë fazën që shkruan "keq" ose më shqip, që nuk shkruan sipas standardeve të disa të tjerëve këtu, dhe askush nuk ju ka thënë gjë, për më tepër janë mbështetur njësoj. Përparimi ndodh. Dhe nuk është vonë për të filluar nga e para si një shkrimtar në 2023, kur të tjerët kanë nisur që më parë dhe janë përsosur deri tani.

2. Kush është libri më i mirë që keni lexuar dhe njëherësh, kush është ajo gjë që nuk ju ka pëlqyer tek ai libër?
Përderisa jam vetëm lexues në Wattpad, kam lexuar shumë libra të cilësisë së mirë. Mund të veçoja "Më e çmuar se vetë jeta", pasi e kam lexuar së fundmi dhe jam kënaqur jashtë mase. Diçka që s'më pëlqen është se autorja e la atë libër onhold për një kohë të gjatë, por ja vlejti pritja.

3. Kush është një prej librave që nuk e honepsni dot në Wattpadin shqiptar dhe pse?
Nuk mund të them specifikisht 1,sepse nëse një libër nuk të pëlqen, nuk ke pse i lexon. Megjithatë, meqë ma sugjeroi një mikeshë një nga librat e blue__writer1 , thashë t'i hidhja një sy dhe vura re se ishte i mbushur me shumë fjalë shtesë dhe fjali të pakuptimta, vetëm që të zgjatej përshkrimi, në vend që të ndodhte diçka aktualisht. Libri nuk është më i publikuar nga autorja.

4. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të admirueshëm dhe pse?
Ka shumë. Klaudeta07, apricater , që janë profile të rregullta dhe të mirëqena në Wattpad, librat e tyre janë të mrekullueshëm dhe mënyra se si përballen me çdo situatë.

5. Kë account në Wattpadin shqiptar do e quanit të bezdisshëm dhe pse?
Accountin e kritikave në Wattpad, të cilit nuk ja mbaj mend Username për momentin, sepse ka bërë kritika të pamundura disa herë, çka ka çuar në demotivimin e disa autorëve këtu. Duhet të gjithë ta dinë se lexuesit nuk do të kishin ç'të bënin në Wattpad nëse nuk do të ishte për shkruesit, me të metat dhe të mirat e tyre. Të gjithë kanë mendime të ndryshme për libra të ndryshëm, dhe nuk mendoj që një person "random" mund të bëjë kritikë të librave këtu, kur vetë nuk është i certifikuar për atë punë, deri në atë pikë sa të vendosë numra mbi punën e shkrimtarëve.

6. Kush libër në Wattpadin shqiptar mendoni se nuk i meriton të gjitha votat e shikimet që ka?
Ka shumë libra në Wattpad që janë overrated, por për sa kohë autorët kanë arritur t'i tërheqin lexuesit është një arritje e tyre dhe nuk më takon mua të vendos nëse i meriton apo jo, kur as nuk i kam lexuar shumicën e tyre.

...

03l860 nuk e dimë nëse jeni ende aktive në Wattpadin shqiptar pasi nuk kemi vëmë re aktivitet tuajin, por shpresojmë t'u përgjigjeni pyetjeve tona dhe të autorëve të tjerë.

Ju shpreheni që në fillim se kritikat nuk qenkan të mirëfillta në Wattpad dhe nuk duhet të bëhen. Kjo, siç vihet re më poshtë lidhet me accountin e kritikave tellthetruthbitches. Sipas jush, kjo faqe nuk e ka standardin e duhur për të bërë kritika. A mund t'i shpjegoni faqes dhe vetë ne se përse mendoni kështu?

Siç rhamë edhe më parë, blue__writer1 është gjithmonë në një nga dy pyetjet. Sërish, doli të ishte një prej opinioneve negative. Librat e blue__writer1 janë të tejmbushur me përshkrime që sipas jush, nuk e përmbushin standardin. Pse gjithë ky negativitet ndaj autores?

Të vërtetatWhere stories live. Discover now