Pjesa 4

32 7 0
                                    

Dhe po te duash te largohesh,serish nuk mundesh...

Zoradi futet ne makine.
Gazi e veshtron pastaj ndez makinen dhe voziten duke i dhene gaz.
Zoradi heqen kapelen dhe nxjerr celularin e tij nga xhepi duke bere nje telefonate.
Gazi vetem e shikon dhe heshten.
-Zorad Kanani.
Eshte cdogje gati per neser?-pyeten.
Ne rregull.
Mbyllen celularin dhe e futen ne xhep,nxjerr armen nga brezi nxjerr karikatorin dhe e shikon te mbushur plot pastaj e futen serish ne pistolete dhe po e veshtronte pistoleten qe mbante ne dore.
...-Une jam Sioni.
Zoradi veshtronte djaloshin e vogel i cili i kishte zgjatur doren,vendos pistoleten ne brez dhe pastaj i zgjat doren Sionit.
-Zorad...
Gazi po e veshtronte te humbur ne mendime.
Por si mik i mire mundohej ta kuptonte andaj nuk po e pyeste per asgje.
***
Zaimi godet ne kembe me pistolete nje nga punonjesit e tij.
I shtrire ne dysheme nga gjakderdhja dhe dy te tjeret vetem qendronin ne kembe te heshtur duke mos reaguar.
Asnje nuk do te guxonte te nxirrte ze,i vetmi i cili foli sapo u plagos dhe pse ne dhimbje nuk guxonte te nxirrte ze.
-Qener.
Asnjeri akoma nuk e keni kapur Rajan.
Cdo te thote qe nuk mundeni?
Dua ta kapni dhe ta sillni te gjalle tek une.
Tani zhdukuni.-bertet ai.
I veshtronte te largoheshin teksa ndihmonin mikun e tyre te shtrire ne dysheme.
Zaimi po turfullonte i inatosur.
***
Vila Nikajve
Raja po mbahej tek krahu i babait te saj teksa afrohej duke pershendetur te ftuarit,duke shkembyer bisede dhe duke buzeqeshur nga komplimentet e marre.
Raja kishte qene gjithnje femer terheqese,me nje trup te imet,dhe nje fytyre terhqese,me ata sy ngjyre kafe dhe nje shikim aq te embel dhe aq joshes ne te njejten kohe.
Kishte nje menyre aq te bukur te foluri,nje embelsi.
Kjo kishte bere qe te kishte shume pretendente per doren e saj,kjo para se ajo te martohej me Zoradin.
Ndonese e martuar,me nje femije,sot ne feste kishte djem qe e ndiqnin me sy.
Ishte po aq e bukur,po aq femer.
Ngadale ne sfond degjohet muzika e vallezimit.
Araniti shikon vajzen e tij dhe i buzeqesh,i mban doren dhe afrohet drejt pistes se vallezimit per te bere vallezimin e pare me te bijen.
Dafina i shikonte plot dashuri te dy.
Te gjithe po i shikonin baba dhe bije teksa vallezonin.
Raja i buzeqeshte babait te saj.
Me shume se aq ishte e lumtur,do te mendoje po ta shikoje.
Po e fshihte aq mire dhimbjen dhe friken.
Nuk mund ta hiqte nga mendja qe Zoradi ishte aty,shikonte rrotull gjate gjithe kohes se mos ai ishte aty.
Por jo,ai nuk dukej dhe shqetesimi nuk largohej.
Sioni qendronte prane Behares dhe shikonte mamane e tij dhe levizte me ritmin e lehte te muzikes.
Muzika ngadale mbaron dhe te gjithe duartrokasin.
Raja buzeqesh duke treguar modesti.
-Faleminderit te gjitheve qe keni ardhur sonte ne ditelindjes e vajzes tone Raja.-thote Araniti.
Dafina afrohet prane Rajes dhe Aranitin sebashku me Sionin.
Te ftuarit shikojne vogelushin te cilin Raja e merr ne krah.
Aty nisin te peshperisin me njeri-tjetrin.
Te gjithe ne qytet kishin degjuar per Rajan dhe martesen e saj ne deren e Kananeve,e dinin qe ajo kishte qene ne burg por nuk e dinin qe ajo kishte nje femije.
Dafina veshtron Aranitin duke u ndjere pak e shqetesuar,jo per te ftuarit dhe reagimet e tyre por per vajzen e tyre.
Raja shikon te ftuarit rrotull pastaj te birin.
-Faleminderit qe keni ardhur sot,ne ditelindjen time.-thote ajo.
Prinderit e saj te cilet po e veshtronin teksa ajo kishte vemendjen e te gjitheve.
Vitet e fundit nuk kane qene te lehta per mua dhe familjen time.
Por tashme jam ketu prane tyre dhe e lumtur e mirenjohese.
Shikon djalin e saj dhe buzeqesh.
Jam prane djalit tim,Sionit,i cili eshte gjithcka per mua...jam nje nene e cila ka vendosur t'a rrise vete tim bir,sebashku me ndihmen e familjes time.-thote ajo duke e puthur te birin ne ball.
Faleminderit mami,babi-shikon nga familjaret e saj,veshtron Elsen pastaj Meritonin-faleminderit familjes time qe me kane qendruar prane,qe jane kujdesur per djalin tim.
-Gezuar ditelindjen Raja.-thote nje nga te ftuarit duke ngritur nje dolli me goten e shampanjes qe mbante ne dore.
Raja kthen koken dhe i buzeqeshen ne shenje respekti.
Te gjithe ngrene dolli.
Elsa e shikon teksa shtrengonte nofullat dhe kthen me fund goten e shampanjes.
Liriana veshtron te bijen pastaj Rajen.
***
Ne nje dhome qe dukej si e nendheshme,ndodheshin disa vegla palestre dhe nje thes boksi.
Kishte pothuajse nje ore qe godiste ne ate thes boksi,teksa trupi i ishte djersitur por dufi vetem i rritej.
...-Familja jote merret me pune te pista.
Babai yt eshte nje vrases dhe ti??
Ti Zorad.?-uleriste Raja.
Zoti me mallkofte diten qe te dashurova,diten qe te njoha,diten qe te thashe po.
-Raja.-bertet Zoradi qe ajo te ndalonte.
Ajo e godet duke i rene me shuplake ne faqe.
-Une per ty lash pas familjen time sepse besova ne ty dhe ti me ke genjyer gjate gjithe kohes.
Duke me pare sy me sy me ke genjyer.
Si ke mundur Zorad,si?
Te dy shikoheshin ne sy.
-Raja qetesohu dhe me lejo te te shpjegoj.
-Qe ti e vrave ate njeri.
Nje njeri,Zorad.-bertiste e tmerruar nga ajo qe kishte pare.
-Nuk eshte jeta qe une zgjodha Raja,jeta me zgjodhi mua.-i thote ai me nje ton te larte zeri.
-Dua divorcin Zorad.
-Jo.-i thote ai.
Ajo ben te largohet nga dhoma dhe nga ai dhe Zoradi e mban per krahu duke e perplasur ne gjoksin e tij...
Po godiste thesin e boksit pa u ndalur dhe tashme syte i ishin errur nga mllefi i brendshem.
...-Ti nuk je burre,ti nuk je baba ti nuk ke ndergjegje dhe nuk je njeri.-po i drejtohej Raja Zaimit duke e pare ne sy.
Zoradi qendronte afer saj,por ne gjendjen qe ishte nuk mund ta ndalonte.
-Mjaft.-thote Zaimi dhe e qellon ne shuplake duke bere qe Raja te shtrihej ne toke.
-Baba.-bertet Zoradi duke dale para tij.
Te dy baba dhe bir po perplaseshin ne shikim me njeri-tjetrin.
Shikim dritherues ishte ai i cili Zoradi po mbante.
-Ne Rajan mos guxo kurre te ngresh dore.
Kurre.
Lazari i cili shikonte Zoradin pastaj Rajan ne toke e cila po qante,dhe ferkonte faqen ne te cilen e qelloi Zaimi.
Zoradi kthehet duke kapur Rajan per krahu dhe te dy perplasen ne shikime.
Syte e tij shprehnin dhimbje per dhimbjen e saj.
-Ti nuk e din cfare me kane bere.-peshperiten Raja para se te humbiste ndjenjat.
-Rajaa.-bertet Zoradi duke e mbajtur ne krah...
Godet dhe nje here thesin e boksit pastaj ndalon duke mbeshtetur ballin e tij tek thesi dhe e mbante me duar.
Po digjej perbrenda nga gjithe ato kujtime,shume kujtime dhe shume gjera po i kuptonte ndryshe sot.
Po mbushej me fryme duke u larguar nga thesi boksit dhe afrohet te marre shishen e ujit per te pire.
Nje mesazh i vjen ne celular dhe afrohet duke marre celularin nga tavolina.
E hap dhe shikon disa foto te Rajes nga mbremja e ditelindjes se saj.
Po i kalonte nje nga nje,teksa shikonte fotot dhe cepi buzes se tij anon pak.
Sa e bukur dukej,sidomos kur buzeqeshte.
Ne foton e fundit ishte ajo dhe djali i vogel,ne ate foto Zoradit i zbehet buzeqeshja ngadale teksa zmadhon foton duke pare djaloshin e vogel.
...-Une jam Sioni.-i thote duke i zgjatur doren...
Zoradi veshtronte Sionin ne fotografi.
***
Vila Nikaj
Tashme festa kishte mbaruar dhe vetem anetaret e familjes se Nikajve ndodheshin ne dhomen e ndenjes duke biseduar.
Raja iu bashkohet gjithashtu duke u ulur prane nenes se saj.
-E zuri gjumi lepurin e vogel.- e pyeten Beharja.
-Po nena,po flen.
Mezi e zuri gjumi,ka ende frike se mos do e le vetem por do i largohet ngadale.
-Mos u merzit bije,do ti kaloje.
-Sot ishte nje mbremje e mrekullueshme.-thote Araniti.
-Po daje,ishte e mrekullueshme.
Te pelqeu festa Raja?-i drejtohet Elsa Rajes duke e pare ne sy.
Kjo e fundit vetem veshtron Elsen.
-Po me pelqeu.-pohon Raja pastaj.
Dafina veshtron Elsen pastaj Rajan dhe i peshperiten qe mos ta degjonin te tjeret.
-Ndodhi gje mes teje dhe Elses?
Raja veshtron nenen e saj.
-Jo,asgje.-thote ajo.
-Neser mbrema jemi te ftuar per darke me Dafinen dhe Rajen ne shtepine e Elezeve.-thote Araniti duke marre vemendjen e familjareve te saj.
-Baba une,nuk e di nese do te mund te vij.-thote Raja.
Elsa ishte ajo qe e veshtronte me nje buzeqeshje ne fytyre.
-Sigurisht qe po.
Do te shkojme per darke.-i thote Dafina te bijes.
Raja veshtron nenen e saj pastaj te atin.
***
Tashme ishte shtrire ne shtrat me djalin e saj perqafuar.
Po e shikonte teksa ai po flinte dhe duke veshtruar Sionin humbet ne kujtime.
...-Aaa.-po renkonte e frikesuar teksa Zoradi i kishte drejtuar pistoleten.
Mbyllte syte dhe mezi i hapte e frikesuar.
Gazi ishte i pranishem aty dhe tre burra te tjere te cilet punonin per Kananet.
Dy makina perballe njera tjetres,dhe te gjithe ndodheshin ne mes te rruges,ne nje vend qe dukej si i harruar.
Zoradi shikonte Rajan i zemeruar.
-Ku po shkoje Raja?
-Zorad te lutem.-i pergjerohej ajo me zerin qe i dridhej.
Ai terheq kembezen e pistoletes.
-Kush te ndihmoi te arratiseshe.?
-Askush.
Te betohem askush.
-Fol.-bertet ai.
-Aghh-renkonte e frikesuar.
Ai godet ne te djathte te saj,nje plumb i humbur,pastaj e drejton pistoleten serish ne lule te ballit te saj.
-Aaaa.-kaq mjaftonte qe ajo te frikesohej nga ai dhe me shume.
Me ler te shkoj Zorad te pergjerohem,nuk mundem me.
Nuk mundem.-bertet ajo e ne te njejten kohe dukej sikur po i pergherohej per meshire mes lotesh.
Zoradi ulen pistoleten dhe afrohet prane saj duke e pare ne sy.
-Ti me ke dhene fjalen,qe do jemi gjithnje bashke dhe une fjalen time do e mbaj.
Kete here zgjedh te ta fal Raja.
Nese guxon edhe njehere te arratisesh...do te ta marr shpirtin.
-Zorad.
Ai e kap per krahu dhe afrohet drejt makines se tij...
Raja fshin lotet nga syte.
Kujtimet po e mbysnin,cdo dite e mbysnin.
...Ishte ulur ne dysheme teksa po qante nga dhimbja dhe dridhej.
Ngren fustanin dhe shikon kemben e saj nga e cila po dilte pak gjak nga e gervishtura.
Zoradi hyn brenda ne dhome dhe shikon Rajan ulur ne dysheme e cila ne moment ulen fustanin.
-Raja.- e therret ai me nje ton te shqetesuar duke u afruar prane saj.
Ai zgjat doren drejt mjekres se saj dhe i ngren koken lart,kthen koken ne te majte dhe shikon shenje,shuplake ne faqe.
Shtrengon nofullat.
-Kush guxoi Raja?-e pyeten ai duke e veshtruar ne sy.
Ajo mohon me koke teksa po qante.
Zoradi po mundohej te ruante qetesine qe te mos bertiste ne prani te saj,tashme duke pare gjendjen ne te cilen ishte ajo.
-Raja te lutem me trego.
Kush guxoi te te lendonte?
Ajo levizen koken duke u larguar nga prekja e gishtave te tij,dhe ulen syte teksa lotet i binin ne dysheme.
Zoradit i shkojne syte tek fustani i cili ishte bere me pak gjak,zgjat doren duke kapur fustanin dhe Raja ne moment mban doren e Zoradit teksa levizte koken ne shenje mohimi qe ai te ndalonte.
Por nga veshtrimi i tij ajo terheq doren dhe ai ngren fustanin e saj duke i pare kemben e gjakosur.
Mbyllen syte nga ndjenja e zemerimit qe e kaplon.
-Zorad te lutem,te lutem.
Ai veshtron Rajan ne sy.
-Kush e beri kete vetem me trego...
Raja cohet nga shtrati duke fshire lotet e saj te cilat tashme nuk po mundej ti ndalonte nga kujtimet qe i vinin ndermend.
Te shikonte Zoradin sot,ai te qendronte perballe saj nuk kishte qene e lehte.
Kishte qene sikur kurre te mos ishte ndare nga ai dhe i kujtonte te shkuaren.
Afrohet prane ballkonit dhe mbeshtetet duarkryq ne xham.
Kerkonte ti mbante duart larg zjarrit,ishte djegur nje here dhe nuk mundej te perballonte nje here te dyte.
Te hidhte veten dhe njehere ne ate zjarr,atehere po qe jo vetem ajo por dhe Zoradi do te digjej me te.
Raja vendosen doren ne zemer,e heshtur,syte te mbushur me lot.
***
Ne maje te nje shkembi ndodhej Zoradi,i mbeshtetur tek makina e tij dhe ne duar mbante armen e tij te cilen vetem po e veshtronte.
Ai gjithashtu po mendonte mbi Rajan.
Nuk kishte reshtur kurre se menduari per te qe nga dita e pare qe e kishte pate,dhe as ne keto tre vite.
Ajo kishte qene gjithnje ne mendjen e tij.
Ndonese tashme zemerimi ia kishte pushtuar zemren dhe mendjen,ai serish bente nje hap pas.
Sepse mbi zemerimin ishte Raja.
Hedh syte duke pare drejt ne te humbur.
...i kujtohej momenti qe e pati perballe para disa oresh.
Dukej aq e bukur ne ate fustan,fytyra e saj dhe ata sy te kafenj...
Zoradi leviz nga makina,shtrengon nofullat e tij,vendos armen ne brez dhe drejtohet duke u futur ne makinen e tij.
Largohet nga aty duke i dhene gaz.

___________________________________________

Uroj pjesa te iu kete pelqyer.
Duke ju falenderuar qe po e lexoni dhe Gezuar Diten e Nevruzit.!

the PinkWriter

MoiraWhere stories live. Discover now