E vetmja rruge e ngelur per mua ishte godina perballe.Kisha menduar se te cmendurit ishin te atille per shkak te shume gjerave por asnjehere per shkak te humbjes se dikujt qe deshen.
6 muaj te gjate,6 muaj te gjate pa Samin mbyllur ne nje dhome te bardhe,me nje shtrat ngjyre gri dhe me tableta te pafundme per te kthyer Evin e vjeter.I urreja te gjithe,urreja veten dhe godisja papushim zemren e tij qe rrihte brenda kraharorit tim.E shihja cdo nate dhe cdo here me dukej i vertete,i gjalle,me jete por asnjehere i vdekur.
Duhej te mbaronte me kaq.Kisha 6 muaj qe sillesha e pajete brenda nje godine me njerez qe kishin humbur shpirtin.Pas 6 muajsh isha e lire per te shkuar dhe per te prekur dheun e ftohte te tokes qe i zinte frymen e i bllokonte rrezet e diellit per te prekur fytyren e tij,dheun qe nuk e linte eren te perqafonte trupin e tij,dheun qe bashke me Samin me kishte marre dhe mua.
Luiza ishte vrare se bashku me Xhosh Uinkell ne tentative per ti shpetuar policise.Elia dhe Klaus ishin martuar dhe kishin nje djale te vogel,qe quhej Sam per te cilin lutesha mos te kishte fatin e Samit tim.Njerezit akoma jetonin.Sigurisht qe jetonin.Isha une gjysme e vdekura.Trendafilat ne varrin e Samit kishin celur ndersa Sam vazhdonte te me shfaqej ne enderr dhe si gjithmone ishte i qeshur,si gjithmone ishte aty.
Humbja jote Sam kushtoi ,jo nje muaj apo nje vit.Humbja jote kushtoi nje humbje tjeter,timen.
Ishte mjaftueshem e dhimbshme te dija se i perket tokes.Do doja te mos kisha jetuar ne kete shekull,shekull ndarjesh dhe thyerjesh.Sikur te kishim letra te ruajtura dhe ndoshta dhe te mykura,me ndonje fjale te fshire nga koha,copeza te grisur nga leximi i shumte i se njejtes leter,sikur ti kisha qe te besoja qe ne me te vertete ekzistuam.Sikur te kishim dike per te treguar historine tone,te kishim pasur dike me syte tu,floket e buzeqeshjen tende.
Sikur ne te kishim ekzistuar dhe pak me gjate,dhe pak me shume.Ndiej se historia nuk ka mbaruar prandaj dhe pyes veten...cila historia e njerezimit pati nje fund?
Kujtesa eshte arma me e rrezikshme qe njeriu ka.Ne vend qe te vritesh nje here,vritesh disa here brenda dite,ore apo minuti.
Kisha vendosur te ecja perpara,te vazhdoja jeten por me kujtimet e Samit,me Samin.Javet ishin te gjata.
E shtune.Zgjohesh ne oren 10.Ndihesh me e lodhur se gjate diteve te javes dhe justifikohesh me faktin qe trupi ka pushuar dhe tani arrin ta ndieje lodhjen.Ti e di qe nuk eshte e vertete por gjithsesi veshur ne nje kemishe dhe pantallona te shkurter ze vend ne divan dhe pi me endje nje filxhan cokollate.Te degjohet muzike dhe perpiqesh te zgjedhesh dicka qe te qeteson shpirtin.
Cuditerisht ke nje liste kengesh tanime,nje liste kujtimesh.Nuk eshte e veshtire te zgjedhesh.Qendron ulur dhe me pas vendos te shohesh ne dritare.Ngrihesh me shprese se diku poshte aty ne cepin e rruges Albrecht-Schaeffer-Weg do jete dikush.Fatkeqesisht merr zhgenjim.Te duhet te dalesh por sdo shkosh shume larg.Neser eshte e diele.Cdo gje eshte mbyllur pervec ndonje kafeneje te vogel fshehur ne cepa rrugicash.
YOU ARE READING
Ai, Une dhe Koha
Romance||Eshte e diele dhe ndiej se do me mungoje Elia me Klausin por duart do prekin Samin,do mbajne Samin e zemra e tij me ne fund do shkoje ne vendin e duhur.Eshte ftohte,i ftohti i fundit qe ndiej.Serish mendoj Samin,neve dhe femijen qe nuk e patem kur...
