Pjesa 74

123 17 3
                                    

Isha lodhur tashme, nuk doja te isha me njeriu te cilin te gjithe e shkelnin me kembe!
Do filloja une ti shkelja edhe pse isha pa kembe do i shtypja aq fort sa t'ja thyeja kockat e shpirtit!
Dhe te pares do ja thyeja Neviles, jo se e urreja apo se nuk e doja, por sepse doja ta largoja nga vetja ime, ajo nuk meritonte te lidhej pas dikujt qe nuk i hynte me pune askujt ne ate gjendje.
E dija se ajo me donte akoma, e dija se dashuria per mua nuk i qe shuar, madje ishte me e forte se kurre dhe ajo ma vertetoi!
  - Domethene ti nuk me do me? - me pyeti me gjysem zeri.
  - Asnje grimce, nuk ndjej asgje per ty, madje asnjehere nuk kam ndjere dhe as do ndjej ndonjehere per ty. E ke pare veten? Si mund ta dua dike si ty? Doja vetem te tallesha, te perfitoja nga ty, nuk te dua - I them nderkohe qe e shikoja ne sy per t'ja bere me te besueshme!
Me dhemben shume ato fjale qe thashe, me vran ne shpirt mua imagjino si ndihej ajo, por ishte rruga e duhur per ta bere te lumtur me vone me dike normal!
  - Por te dua une, mjafton dashuria ime -  thote ajo duke qare.
  - Jo nuk mjafton, nuk e dua dashurine tende, me neveritesh si njeri, sa here te puthja mbyllja syte dhe imagjinoja dike tjeter, je teper e shpifur Nevil.
  - Mjaft te lutem, mos vazhdo me tej, e di qe po genjen, e di qe do te me largosh por une nuk shkulem nga ketu derisa ti te buzeqeshesh serish - thote duke me kapur.nga faqet.
  - Buzeqeshja ime vdiq kur te pash ty me ate, nuk vdiq nga kjo qe me ndodhi mu - i them ne menyre te ftohte dhe i hoqa duart nga fytyra.
  - Ai ishte nje gabim Tristan, ishte nje skene per te bere ty qe te me harroje, asgje nuk ishte e vertete.
  - Pse duhet te me beje qe te harroja?
  - Sepse ishte gjeja e duhur, nuk ishte ajo qe doja por ajo qe duhej.
  - Atehere dhe kjo qe po bej une eshte ajo qe duhet.
  - Por nuk e do.
  - Po e dua.
  - Nuk e do, e shoh ne syte e tu qe nuk e do! Me ler te te dua, me ler te qendroj prane, do ja dalim te dy ta premtoj - me thote dhe me shtrengoi doren.

Doja shume ta perqafoja, po vdisja ta shtrengoja fort, te ndjeja aromen e saj, ta ndjeja ngjitur vetes dhe ti thoja se e doja, ti thoja se do ja dalim bashke por nuk e bera!
Ndonjehere duhet te bejme ate qe duhet jo ate qe duam, por kjo nuk na jep lumturi as neve as personit qe duam te largojme, vetem e shkatrrojme me teper.
Ishte aq afer meje sa mund ta perqafoja, ishte e mundur une dhe ajo serish bashke, por jo nuk duhej. I leshova doren dhe ktheva koken ne anen tjeter!
Nje lot me rreshkiti nga syte duke ren mbi jastek!
  - Une edhe ti Tristan, edhe nje here ne te dy - peshperiti ne veshin tim dhe vuri doren e saj mbi faqen time!
  - Ne te dy? Edhe nje here! Jo, nuk ka me mundesi te dyta, jane mundesi per tu zhgenjyer - i'a ktheva!
Ishte e tmerrshme ta leshoja dashurine, ta lija te perplasej ne toke si nje gote qelqi dhe te thyhej ne mijera copa.
Ishte e tmerrshme te shikoja syte e saj te mbushur me lot, te ndjeja sesi i dridheshin duart! Por ishte gjeja e duhur.

E lash te shkonte per here te dyte, kete here me deshiren time, deshire e imponuar nga gjendja ne te cilen isha, por e doja dhe do e doja per shume gjate, ndoshta per gjithe jeten, ndoshta edhe me teper.
I premtova vetes se do luftoja per t'u bere mire, per te qene mire me veten se per te ecur serish nuk behej fjale per besim.
Askush nuk me tregonte gje per mundesite qe kisha per te ecur serish dhe, ajo heshtje pohonte ate te cilen une mendoja, nuk do isha kurre si me pare!

Isha futur ne mendim, me syte nga dritarja i humbur ne kujtime, nderkohe dera ishte hapur dhe nuk kisha ndjer gje
  - Hej bukurosh - degjova nje ze dhe ktheva syte!
Ishte Leandra. Mbi nje karrike me rrota, me koken e fashuar me buzeqeshte!
U afrua drejt meje dhe me shtrengoi doren.
  - Si je? - me pyeti.
Largova batanijen nga kembet dhe ne pah dolen kembet e lidhura me hekura dhe me 100 lloje telash!
Asaj i iku fytyra, gati sa nuk i ra te fiket!
  - Jo, nuk ka mundesi - thote ajo dhe filloi te qante!....

Vajza Që Më Bënë Të VuajWhere stories live. Discover now