Pjesa E Pesembedhjete

8 2 0
                                    

Ishte ajo dhimbja e madhe qe te thyen shpirtin, enderrat, deshirat...
Mos thuaj ajo dhimbje kalon, jo mos guxo ta thuash sepse nuk kalon asnjher, madje sa vjen e shtohet kur kupton se arsyeja e ekzistences tende nuk eshte me pjes e jotja, e momenteve tuat e ederrave te tua, e, gabime te tua, e dashuris tende...
-ishte ajo "jooooo" e furishme qe pushtoi gjithcka,  ajo dhimbje e cila nuk mund te shuhej dhimbja e cdo qelize, kocke te trupit,,,,

Pas disa casteve zbriti posht pa i folur askujt, pa pare akend, por thjesht vraponte per t'i a mbathur dickaje,,dikujt....p
Shkoi ne qender  te qytetit vetem me celularin dhe disa para ne xhep asgje tjeter  dhe hipi ne autobuzin e pare qe ndaloi dhe qe ishte per ne peshkopi.
Ajo ishte nga nje fshat i larget i qytetit te Peshkopis.
Ne nje fshat i vogel, aty ku ajo lindi, ku kaloi momentete me te bukura te jetes se saj dhe pikerisht aty ku do humbiste nje pjes te saj qe nuk do kthehej kurre me pas, por do te qendronte brenda saj si nje engjell, engjelli i saj mbrojtes....
Pse duhet qe te vuante kaq shum, pse pas gjith atyre lutjeve per dicka me te mir..

****
Ishte atje me ne fund, atje tek ai trup i saj, i NENES se saj ai trup tashme i pajete, qe i kishte dhene asaj gjithcka.
-o zottt, te lutem jooo, pse mua, pse nenes time, pse pas gjith atij shiu nuk doli dielli, pse ne pranver nuk celen lulet, pse zogjte nuk ciceruan, pse hena nuk e zbukuroi naten, pse yjet nuk ndricuan. Perseeee?
Shkoi pran trupit te saj duke e perqafuar, ate trup te akullt qe i kishte falur gjithmon ngrohtesi..
-me fal, nena ime, me fal qe u largova nga ty,shkova aq larg dhe te lash vetem.
-meli, cohu prej aty zemre e babit, ti je e fort, ne jemi te fort,,,
-po cfar thua, e si ta le une nenen time, keshtu, jo ajo do te ket ftohte esht kaq e akullt, cfar ka ajo baba pse nuk po zgjohet, perse nuk i hap syt, ajo do te zgjohet apo jo,, sigurisht qe do te zgjohet  cfar them dhe un keshtu, un e di qe po,,,
Do te  me kendoj ninulla si ateher kur isha e vogel...
Do te me ledhatoj floket sa her te jem e trishtuar...
Do te me kritikoj sa her te bej gabime... A apo jo, baba..
-po e embla ime po, - dhe shikon Melin tek kishte mbyllur syte  plot lot ne kraharorin e nenes se saj
-melii zgjohu, mos e ler veten, ti ke kaluar me shum se kaq, ti je fort, ti je forta ime, zemra e babit.
Ai e ngre pesh ate dhe e con ne dhomen e saj ashtu te pafuqishme, sikur nuk merrte frym, dicka te cilen nuk e ndaloje dot ishte ne zemren e saj dhe e ndalonte ate te rrihte ashtu sic kishte rrahur gjithmon plot energji..
Ajo zgjohet dhe ashtu si e pajet shkon ne dhomen e nenes se saj dhe shtrihet ne ate shtratin e saj dhe nisi te qante, e qante me ngasherim...

Ore kishin kaluar dhe ishte casti, momenti per te shkuar atje ne vendin  ku do te prehej nena e saj
Ai vend ku Hena do ndriconte natet e erreta kur ajo te ishte e vetmuar,,, aty do te vinte e do qante bashke me Henen, me yjet e galaktiken e pafund.
Do te qante cdo nate per fatin e saj te mallkuar..
Ishite ende atje, e ulur ne dhe, sikur do ti jepte pak jete ai dhe asaj, pak nga ajo qe i kishte marre.
Njerez po i flisnin e nuk po degjonte, apo nuk donte..?
Rrinte si e ngrir, tashme nuk kishte kuptim gje, asgje nuk kishte
Le te funsoseshin te gjith nese donin, ne djall te shkonin te gjith, asnje nuk donte te shikonte me,, e perse,, a mund ta ndryshoni dhimbjen qe ndiente? Sigurisht qe jo.

*******
Ishin ne shtepi dhe ajo nuk reagonte per asgje, doktori kishte ardhur dhe i kishte bere nje kontroll te shpejt, ishte larguar duke thene se kishte nje tronditje psikologjike,,,,
Ditet kaluan dhe ajo ishte po ashtu, te gjith i kishte pran, por ajo, i shikonte si perhumbur.
Nga shkolla i kishin dhene leje vetem 2 jav dhe i duhej te kthehej ne fundjav, ashtu sic ishte si nje cop njeriu qe nuk ishte e vetedijshme kush ishte, ke kishte pran, e cfar do te ndodhte tani me te.
Donte njekohsisht dike pran, por nuk arrinte ta qartesonte fytyren e tij, vetem disa fjal te bukura qe i degjonte ne fshehtesin e cdo nate..
I bucisnin ne vesh si i vetmi ngushellim i atij shpirti te lenduar.

Kaloj edhe ajo jave e fundit ne shtepi, ne shtratin e nenes, ku cdo cast lengonte nga dhimbja e humbjes se saj. Dhimbje qe nese nuk e provon nuk ke shancin ta shpjegosh, me mir mos e merr mundimin sepse do ta tjetersosh.

Babai i saj e shoqeroi deri tek linja e autobuzeve dhe porositi nje te njohur qe te kujdesej per te.
Ajo gjate gjith kohes perkedhelte ate, byrzylykun  qe mbante ne doren e djatht,, ai byrzylyk i i sillte ndermend nje ndjesi qe e qetesonte.
Syte i mbante ngultazi nga xhami i dritares se autobuzit, i cili i dukej gjith avull dhe perpiqej ta fshinte ne pellemben e dores, por ndaloi kur kuptoi se nuk ishte xhami me avull, por syte e saj mbushur plot lote....

Unknown number! Where stories live. Discover now