Dashuri ne kohe lufte

נכתב על ידי IlilehXAraS

10.7K 1.3K 4K

Pa perreth.Qyteti i saj i lindjes ishte shnderruar ne nje qytet fantazme.Gelltiti lotet dhe pa nga varesja e... עוד

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30(Fund)
31
32

15

293 41 185
נכתב על ידי IlilehXAraS

New York 2002

Mbaroi pakon e  biskotave dhe lidhi floket ne nje topuz te rremujshem.Largoi letrat e sapolexuara dhe hodhi syte nga laptopi.Vendosi pike ne fjaline e fundit dhe vazhdoi me fjaline e re.

Stlaingrad 1942

Te nesermen u zgjua me nje lloj ndjenje te cuditshme ne kraharor.Ishte dicka midis frikes dhe ankthit e deshires per ta provuar ate lloj rreziku.Veshi rrobat e pastra,rregulloi floket,duke i lene ondet t'i zbukuronin shpinen.

Mori fryme thelle dhe doli ne rruget e zymta te atij qyteti tashme.Dhe dimri kish ardhur.Bora e pare po binte ne ate toke te vuajtur.Sikur bardhesia e saj te pastronte llumin.Por ishte bere dhe ajo njesh me te.Ate llum asgje s'mund ta lante me.

Shkoi atje,atje ku ishte betuar qe s'do shkonte kurre.Ne strofkullen e ujkut.Ishte nje kamp gjerman,ndertesat me te mira i kishin bere pronat e tyre.Pa djalin e pare qe i zune syte dhe me miresjellje e pyeti per ate,nismetarin e gjithe kesaj meseleje,Vilhelmin.

Djaloshi i dobet e pa me syte shqyer.C'donte nje femer si ajo ne ate vend?C'donte nje ruse ne kampin e armikut?I paafte per te folur,drejtoi gishtin tregues drejt nje dere gati te shkaterruar.

Plot vetbesim trokiti ne ate dere qe mund te binte nga casti ne cast.Nuk e kish menduar ndonjehere qe do ish aty.Ne ate vend,midis tyre,duke u shtirur si nje prej tyre.Pyeste veten a ja vlente?Ja vlente e gjithe kjo qe po bente?Po shkonte si cjapi te kasapi.E vetedijshme per gjithe pasojat.E vetedijshme se cfare fundi e priste.A do ishte familja Petrova nje tjeter familje qe kjo lufte shuante?

Nuk priste kurre te shihte nje trup te zhveshur,nga mesi i lart,ne ate kohe te ftohte tipike per Rusine.Duke qene se shfaqja e tij ishte e papritur,nuk mundi te fshihte as skuqjen e faqeve te saj.Ai buzeqeshi teksa shihte sikletin e saj.Nuk priste te ishte kaq e turpshme,rusja e eger.

-Miremengjes zonjushe e vogel!-lakoi buzet.-C'e mire te solli nga keto ane?

Ajo e shihte vec ne sy,duke mos mundur me poshte ti conte.Mumd edhe te ishte perhumbur ne ate trup te mireformuar,por nuk do ia jepte ate kenaqesi atij.Fokusoi syte mbi syte e tij.

-Erdha te flasim...per oferten tende.-shtoi teksa e shtyu lehte dhe u hyri brenda pa lejen e tij.

Ishte nje dhome e sajuar.Neper mure vareshin harta dhe plane  lufte.Ne te majte gjendej nje shtrat portativ dhe ne te djathte nje kolltuk,qe sic duket duhej te ishte vendi i tij i preferuar.Kishte skica te perhapura ne tavoline,dokumenta dhe arma e tij.U ul ne ate kolltuk,qe renkoi sapo ajo u ul ne te.

Ai rrembeu te paren bluze qe hasi,dhe u ul mbi tavoline.

-Po te degjoj.-i tha teksa kryqezonte krahet.Ajo u rehatua dhe mori nje pamje me te qete,jo e eger sic ishte sa here fliste me te.

-Vendosa per po.Ke te drejte,ne do humbim.Ju keni pushtur shtete pafund,Rusia do jete nje tjeter ne shtet ne fitoret tuaja.Dhe une dua nje jete te re pasi ta keni pushtuar kete shtet.Dhe besoj se do ta kem ate apo jo?Vetem me the keshtu.-i kujtoi me pas dhe ai tundi koken.Sapo ai hapi gojen te fliste ajo e nderpreu serish.Kishte ndejtur tere naten per te pergatitur ate fjalim.Dhe mbi te gjitha aftesite e saj bindese.Duhej te dukej bindese ne menyre qe ata te mos kuptonin qe ishte e gjitha nje fasade.Qe ne te vertete ajo do tradhetonte ata,jo vendin e saj sic mendonin ata gjermane te felliqur.

-Por kam dhe une disa kushte.

-Mendon se je ne pozite per te vendosur kushte?-ia ktheu duke nenqeshur por ajo nuk u tut nga e saja.

-Asgje nuk behet falas.

-Po te kujtoj qe po shlyen dicka ne kete rast.

-Atehere une heq dore.Ose do zbatoni ato pak kushte qe kam ose me vrisni dhe e mbyllim kete pune se mjaft e stergjatem.-u ngrit per te dale, e paduruar dhe e acaruar.Ai ia kujtonte ate dite gjithnje dhe ajo humbiste dhe ate pak vetpermbajtje qe kishte.

Asnje nuk mund ta dinte barren qe kish ajo mbi supe.Po ndermerrte nje tip misioni vetvrases.Nese nuk ia dilte mbane te merrte informacione nga gjermanet,qeveria ruse do e akuzonte si tradhetare dhe do e ekzekutonin,nese e merrnin vesh gjermanet qe kishin futur gjarprin ne gjoksin e tyre,do e vrisnin ata.Duhej te ishte bindese,vetem te ishte bindese.Te genjente,te shtirej,te manipulonte.Vetem ne kete menyre mund t'i siguronte vetes nje mbrojtje.

Ai e kapi lehte per krahu dhe e uli serish ne vendin e saj.E kuptoi qe e kishte tepruar.

-Le t'i degjojme keto kushte zonjushe e vogel.-pranoi ta degjonte.

-Nje:Ne kete lufte nuk dua te vriten te pafajshmit.Grate,femijet dhe te moshuarit lerini jashte kesaj lufte te pergjakshme.
Dy:Asnje femer nuk duhet cenuar apo abuzuar nga ushtaret tuaj.
Tre:Ky eshte me shume nje lloj nderi,dua te me premtoni sigurine e vellait tim.Dua qe ta gjeni e te ma ktheni te sigurt pas.Vetem ne kete menyre,do bej gjithcka do keni nevoje.

Aq,vec tre kushte.Tre kushte te pafajshme.Tre kushte qe ajo i mendoi per te miren e te tjereve.Me ato tre kushto,do firmoste kontraten e vdekjes.

-Sado te perpiqemi te leme jashte te pafajshmit,kjo eshte pak e pamundur.Ndersa bombardojme kete qytet,nuk mund te dime sa te pafajshem vrasim.Nuk eshte ne doren tone.Por do perpiqemi te mbrojme shume prej tyre.Sa per abuzimin e vajzave te ketij qyteti,mund te them qe duhet te jesh e qete.Mendojme si te mbesim gjalle per momentin,e jo si te gjejme dike per te kenaqur hormonet.Dhe sa per vellain tend,shpresoj te jete gjalle.Une do jap urdher ta kerkojne,por nuk mund te te jap siguri se mund te jete gjalle.

Pa sesi shkelqimi i syve te saj u mbulua nga nje perde e holle.Ia bente shpesh vetes ate pyetje:a ishte ende gjalle?

-Eshte gjalle.E ndjej qe eshte gjalle.-tha plot siguri ndersa ai qeshi.

-Shiko,ne nje kohe ku frika per te dashurit eshte teper e madhe,ndjenjat,parandjenjat apo hamendesimet nuk jane pikerisht te verteta.Ti beson verberisht qe eshte gjalle,shpreson...por nuk do jesh kurre e sigurt per kete.Sepse midis te vertetes dhe shpreses per te qene e vertete ekziston nje fije aq e holle sa e ke te pamundur per ta dalluar,te dallosh realitetin nga fantazia.

-Eshte gjalle!-ngriti zerin.-Ndryshe do ndieja sikur dicka eshte shkeputur prej meje...duhet te ndihem bosh apo ku ta di une?Dicka...dicka duhet te ndiej me patjeter.-ngulmonte ne te sajen.

-I beson shume budallalleqet qe lexon neper libra.Me beso nuk ka asgje te tille.Ndodh pa kuptuar.E ti,ne ato momente,je e paafte te kuptosh qe dikush qe ti do,nuk eshte me.

Ai e kishte provuar dhe nuk kishte ndjere asgje nga ato qe po perralliste ajo.Lajmi se motra dhe nena e tij kishin vdekur nen rrenoja i kishte ardhur nje muaj me pas.Dhe ai nuk kishte ndjere asgje,asgje qe lajmeronte ikjen e tyre.E shihte sesi ajo vajze ishte aq e paprekur nga kthetrat e jetes.Aq e pamesuar,aq e pafajshme.Enderronte,shpresonte,besonte.Por ishte e verber nga ajo qe i paraqiste realiteti.Ai realitet vriste enderrat,shpresat dhe besimet.Shume shpejt dhe te sajat.

Luna nga ana tjeter e dinte se lidhja e saj me Danillen ishte dicka tjeter.Nuk duhej te lexonte libra per te kuptuar qe nese atij i ndodhte dicka,ajo me patjeter do ndiente ate boshllekun qe ndien cdo njeri kur dikush largohet.Ajo e kishte pasur qe ne fillim ate parandjenjen e keqe.Por ajo ishte ende aty,ama boshlleku jo.Ishte gjalle,e dinte.

-Secili e sheh kete situate ne kendveshtrime te ndryshme.Nese ti s'ke ndjere nje gje te tille,s'do te thote qe duhet te jem dhe une si ty.Ti je i pashpirt,nje qenie egoiste qe nuk di te duash.-deshi t'i thoshte ama e ruajti per vete ate mendim.

Ai ngriti cepin e buzes.Perfundimisht nje budallaqe.-mendoi.

-Duhet te takohemi me kolonelin.Ai deshiron te flase me ty.-i tha pas pak dhe ajo u ngrit hijshem duke shtruar rrudhat e fustanit me dore.

Gjithnje e kishin terhequr femrat si ajo.Qe i kushtonin teper vemendje paraqitjes se jashtme.Qe rregullonin dhe defektin me te vogel ne rrobat e tyre apo ne floket e tyre.Eshte delikatesa dhe hijeshia me te cilen sillet nje femer per ta bere ate te adhuruar e te deshiruar.Ajo nuk kishte floke te pakrehyra si shumica e vajzave ne ate vend,nuk kishte thonj te nxire dhe as fytyre te palare.Ishte e paster ,ashtu si drita e henes.

Ajo sillej si e tille dhe kishte ate nurin e bukur femeror.Kishte klas,kishte zgjuarsi,kishte guxim.Gjithcka qe ai donte ishte tek ajo femer.I kushtoi vemendje ate dite,ndryshe nga heret e tjera,kur i kishte hedhur vec nje shikim siperfaqsor.

Floket bjonde te gjate me onde,syte e blerte dhe lekura e bardhe e benin te dukej si nje qenie hyjnore.Trupi i holle qe fshihej lehte nen ate fustan dimeror,qafa e gjate, e bardhe e mbuluar nen ate shall,duart pakez te skuqura nga i ftohti,ia shtonin me shume deshiren qe ta prekte ate trup aq delikat ne dukje.Nuk mund ta mohonte qe e deshironte si asnje tjeter vajzen e eger ruse.Por ishte ende heret t'ia shprehte asaj deshiren qe ai ndjente per te.

Pershkuan ate distance te vogel deri tek e ashtuquajtura zyre.Vilhelmi trokiti lehte dhe me pas e ftoi te hynte brenda.U ndesh me te njejten fytyre te urryer,me ate njeri qe kishte dashur t'i merrte jeten.Me nje ze mekanik u tha te uleshin.Ajo u ul kurse Vilhelmi preferoi te qendronte ne kembe.Ishte koloneli qe theu heshtjen.

-Kisha kohe qe ju prisja zonjushe Petrova.-leshoi tymin e puros qe mbante nder gishta dhe e fiku ne tavell.Ajo e kishte urryer gjithnje ate arome mbytese.

-Pra,pranuat te ulni krenarine tuaj?Po pranoni te tradhetoni atdheun tuaj te dashur?-pyeti pertalles dhe ajo shtrengoi grushtat duke mbledhur shuk nje pjese te fustanit.Mori fryme thelle dhe qetesoi veten.Duhej te ishte bindese.

-Nuk po tradhetoj atdheun ne fakt.Ne kete rast po e mbroj.Ju do ta mbroni apo jo?-pyeti duke buzeqeshur,nje buzeqeshje qe iu desh me shume sforco ta formonte,teksa nofullat luftonin te shtrengoheshin nga inati

-Mos u shqeteso!Sapo ky vend te bjere ne duart tona,do shnderrohet ne nje mrekulli qe ju ruset s'mundet ta shnderroni dot.-buzeqeshi arrogant dhe ajo uroi me tere shpirt qe ai te ndalonte para se ajo te shperthente.

-Jam e bindur per kete!-tha ne menyre te sheqerosur.Burri perballe saj,nenqeshi.-Me thoni se c'duhet te bej.-tha me seriozitet me pas.

-Cdo informacion qe do mledhesh,cdo informacion qe do vije tek babai yt,do ma sjellesh mua.Planet e luftes i vijne vec babait tend dhe me pas i dergohen kolonelit te ushtrise ruse.Dhe ura lidhese mes ketyre te dyve je ti.Ato plane njehere do t'i shqyrtojme ne e me pas koloneli.Dhe ne pak kohe,lufta do behet e jona.-nxorri ne pah ato dhembet e rregullt,por te zverdhur e te ngrene nga koha.

Vilhelmi e shihte sesi ajo po mertte fryme me veshtiresi,si te donte te ruante vetkontrollin.Shihte sesi nofulla e saj shtrengohej e me pas lihej e lire,per te formuar nje buzeqeshje aspak te sinqerte.

-Ne rregull,nuk me duket dicka e rrezikshme kjo.Por...dua te me premtoni se pas cdo gjeje,do me mbroni.

Koloneli tundi koken dhe i zgjati doren.

-Keni fjalen time per kete Petrova.Qe sot e tutje per cdo sherbim qe do beni,ne fund do keni nje jete qe te gjithe momentalisht e adhurojne.- i premtoi dhe ajo toku doren me te.

-Tani nese me lejoni,kam nje pune qe me pret.Ju uroj nje dite te mire.-u uroi edhe pse kjo do ishte gjeja e fundit qe donte te bente.U be gati te ikte,por zeri i tij e beri qe te ndalonte.

-Ah dhe se harrova.Nese guxoni te beni manovra,do ta pesoni shume keq Petrova.Me keq se torturat qe mund te t'i siguroje shteti yt.Ndaj po ju paralajmeroj,beni gjithcka sic ju thone dhe...do keni nje fund te lumtur.Pune te mbare zonjushe Petrova.

E urreu ate qenie te neveritshme me gjithe qenien e saj.Tundi koken si te thonte qe e kishte gjithcka te qarte,i hodhi dhe nje sy te fundit Vilhelmit,qe s'kish thene as dhe nje fjale e doli nga ajo gracke e mallkuar ku kishte futur veten.Nuk e dinte ne ishte dicka e mire apo jo ajo cfare po bente.Por do sigurohej qe do ja vlente.Sapo kemba e Danilles te vinte ne ate vend.Le te thonin c'te donin,ai ishte gjalle dhe ajo do ua perplaste ne fytyre gjithe krenari qe kishte te drejte.Mori rrugen drejt spitalit,nje dite tjeter ne shtepine e vuajtjeve dhe legimeve te sa e sa njerezve.

-Mendon se do beje cfare i thame?-e pyeti Vilhelmin teksa ndizte nje tjeter puro.

-Po.Duhet ta beje per te miren e saj.-tha i perhumbur ndersa shihte ende nga dera.

-Pranova vec per ty biri im.Por nese ajo guxon te beje dicka qe rrezikon gjithe planet e shtetit,do e vras pa e menduar dy here.-tha eger dhe shperndau ate tym ne dhome.

-Do sigurohem qe te mos ndodhe baba.-e pa ne sy e me pas u largua.Nuk do lejonte qe babai i tij te vriste dike tjeter si ajo.Jo me!

Diten tjeter ushtare te shumte gjermane ishin ne kerkim te Danilles.Pyeten kedo ne ate qytet por askush nuk dinte per ate djale.Dhe gruaja qe e sheroi nuk foli nga frika se mos e kerkonin per ta vrare.Kjo beri qe te gjithe te mendonin se ushtari Danilla kishte kohe qe kish vdekur ne lufte.Por lajmi ende s'kishte rene ne veshet e Lunes.

New York 2002

Lexoi letren e fundit qe kishte lexuar te Danilles dhe faqen e treguar te Lunes.Fati kishte luajtur piset me ta.Ndersa ata e kerkonin ne Leningrad ,ai gjendej ne ate karvan,shendoshe e mire,drejt rruges per Stalingrad.Nese do e kishin gjetur,ai do kishte ardhur ne kohe dhe do ishin arratisur drejt lirise.Por per fat te keq ekzistonte ajo e shkrete fjale 'sikur'.Sikur e gjithe ajo te kishte ndodhur,Danilla nuk do kishte vdekur ne periudhen me te bukur te jetes,pa provuar asgje me shume nga cfare jeta i ofronte.








המשך קריאה

You'll Also Like

1.1M 28.8K 41
While moonlighting as a stripper, Emery Jones' mundane life takes a twisted and seductive turn when she finds herself relentlessly pursued by reclusi...
707K 58.7K 33
"Excuse me!! How dare you to talk to me like this?? Do you know who I am?" He roared at Vanika in loud voice pointing his index finger towards her. "...
3.7M 236K 98
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
1.9K 62 10
Audrey Hepburn, Jackie Kennedy, and Grace Kelly are best friends forever, and go through happy and sad times. But all the while always stay best frie...