Aurora

By AngelicVenom

2.1K 138 97

{{ - Mire se erdhe ne erresiren time - i tha Ariangelo - do te jete nje nate e gjate ... Kam pak kohe qe jam... More

Personazhet
Ai
Kandidatet
Franko
Nje mori emocionesh
Dashuria e pare

Nje takim i papritur

234 17 0
By AngelicVenom

Ishte nje fillim jave ndryshe. Nje e Hene e lagesht , me shi te rrembyeshem dhe me bubullima qe oshetinin ne gjithe qytetin. Moti te suprizon , ashtu sikurse edhe njerezit . Nje dite eshte mire , me diellin rrezatues e qe te ngroh shpirtin , kurse diten tjeter eshte i vrazhde , i ftohte dhe i zymte . Nje dite njerezit te duan , thojne se bejne gjithcka per ty , te premtojne boten e diten tjeter kur zgjohen sikur zgjohen si dikush tjeter ... si dikush qe nuk ka me ndjenja per ty , si dikush per te cilin ti nuk ke me dhe aq vlera . Ndersa ti , ti do te zhgenjehesh kur te kuptosh se heret a vone , dora jote do te leshohet prej atyre qe ke dashur me shume , prej atyre qe supozohet se te donin me shume se veten kur ne fakt ata as veten nuk e donin, dhe do te suprizohesh nga miresia e te panjohurve qe do te falin ndjesi qe kurre nuk do ta kishe imagjinuar , te pakten jo prej tyre...

Aurora POV

E urrej shiun. Dua te them me pelqen nese jam ne shtepi duke pare ndonje film dhe duke shijuar kakaon tim te ngrohte ose akoma me mire kur jam duke fjetur , por ne raste te tilla kur me duhet te dal eshte nje bezdi e paimagjinueshme per mua.

Aurora u cua me nje pertese te dukshme nga krevati , ndaloi zilen e 50 qe po binte dhe gati sa nuk po e cmendte dhe iu drejtua tualetit. Lau fytyren, dhembet dhe me pas shkoi ne dhomen e saj , hapi garderoben dhe mendoi se cfare te vishte. Mori nje pale xhinse blu te errta nga nje larmi xhinsesh qe kishte e me pas mori nje golf te kuq te ngushte sipas trupit, qe i tregonin hijshem format e saj .Ishte veshja tipike , me e zakonte e saj. Ajo ose vishej me rroba te ngushta te cilat lakoheshin me se miri ne format e saj trupore ose vishej sportive. Nuk kishte dicka te ndermjetme per te . 99% te rasteve dmth. Fustane nuk kishte fare. Tek tuk ndonje te cilin e vishte a nuk e vishte nje here ne vit per raste festash.

 Beri nje make up te lehte e te shpejte , rregulloi pak ondet e saj, veshi kambalet te cilat do ti mbanin kembet e saj te ngrohta dhe te pacenushme nga shiu , hodhi ne krahe pellushin e saj te zi dhe doli.

Ora shenonte 08:25. Kesaj rradhe ishte ne kohe. 5 minuta me heret. 

Kaloi neper ate korridor te mbushur me studente sikur vetem ajo te ekzistonte , kishte vene kufjet e saj ne vesh duke mos ja ditur per boten apo per ata qe e rrethonin . E kjo gje dallohej me se miri qe ne menyren se si mbante trupin , se si ecte apo se si veshtronte vetem drejt dhe duke mos pare asnje person ne ate godine .

Kishte nje lloj prezence qe nuk mund te mos verehej. Energjia e saj sikur i therriste te gjithe te hidhnin veshtrimin e tyre mbi te . 

Shume veta e donin , shume veta e adhuronin dhe shume te tjere e urrenin . E kishin inat dhe zili per cfare ajo ishte, kishte dhe per ato qe ajo mund te kishte aq lehte. Mjaftonte qe ajo te deshironte dicka dhe behej e saja. Kurre nuk kishte vene nje qellim dhe kishte deshtuar me pas.

Femrat ishin ato qe e kishin me shume hale ne sy. U dukej sikur ajo u vidhte vemendjen. Sikur nuk u linte hapesire te ekspozoheshin e te njiheshin nga bota mashkullore . Ato dhe pse benin lloj lloj gjestesh per pak vemendje , madje dhe zhvisheshin per pak aprovim te ndonje mashkulli, mjaftonte ajo , teresisht e veshur , diku ne nje cep jo shume te dukshem , e  perqendruar ne celularin e saj, per te prishur gjithcka. Ajo vajze ishte si magnet vemendjeje. Te gjithe donin ate. Ajo ishte prioritet .

E megjithate nuk ngeleshin pas as disa meshkuj tipike qe kur i refuzon gjasme u thyhet krenaria e filllojne te shajne femren qe deri pak me pare kishin bere gjithcka qe ta kishin perkrahe tyre.

E ne pamundesi per te arrire ate dhe nga padeshira per te qendruar vetem, u ktheheshin atyre vajzave te dores se dyte , qe deri pak me pare dhe vete i shanin . E keshtu beheshin bashk dy lloj prototipash qe ajo vazhdonte ti haste vazhdimisht ne jeten e saj.

Por Aurora qendronte e qete , e pabezdisur . Asaj nuk i bente pershtypje asgje nga keto . Fundja pavaresisht kunjave qe mund te merrte nga keto dy pale , ajo e dinte te verteten . E vetmja gje qe nuk i pelqente ishte hipokrizia e ketyre njerezve . Madje dhe ato femrat vazhdonin ta shikonin me sy qe shendrisnin perbuzje e ligesi a thua se do i kishin ato meshkuj rreth tyre nese ajo nuk do i kishte refuzuar ata... Epo mirenjohja eshte nje virtyt i njerezimit qe sa shkon e zbehet ne ditet e sotme.

Pak me tutje syte e saj hasen Maksin ... Kaloi prane tij dhe teksa debatonte me veten nese do te ishte me mire ti fliste apo ta injoronte e pershendeti me nje ton jo dhe aq entuziast por ne fund i dha nje buzeqeshje ftuese. Aq mjaftonte qe tjetri te gezohej dhe ta ndiqte e te ulej ne vendin prane saj .

Te dy ndenjen nje minute te heshtur dhe me pas filluan te flisnin me ze te ulet , pothuajse gjithe oren e mesimit , duke u dhene dhe prioritet fakti qe ishin ulur ne rrjeshtat e fundit dhe profesori nuk kishte dhe aq pamje te mire te atij vendi.

Mund te themi qe i zgjidhen te gjitha mosmarreveshjet e tyre dhe do ta vazhdonin jeten normalisht, derisa prinderit e tyre ti bezdisnin perseri me ate telefonaten jo dhe aq te pelqyshme, duke e patur parasysh temen qe do te vijonte pasi ata ti pergjigjeshin asaj thirrjeje. Por deri atehere do te shihnin se cfare do te benin mbase do te mendonin ndonje gje .

Prinderit e Maksit kishin ardhur ate dite per te vizituar djalin e tyre , pasi dhe ata jetonin jashte dhe deshironin te kalonin pak kohe me ta.

-Te kane ardhur prinderit ? - e pyeti Aurora teksa kishin dale jashte shkolles , para pak castesh para se rruget e tyre te ndaheshin per t'ju drejtuar secili shtepise se vete.

- Po , ne fakt vetem mamaja - iu pergjigj djaloshi - nese deshiron mund te vish . - iu pergjigj qete ai duke pare nga ajo.

Vajza u afrua ne drejtim te tij , tashme shume afer njeri tjetrit, e veshtroi ne sy dhe e pyti paksa e habitur por dhe disi e gezuar njekohesisht, dhe pse nuk shfaqi asnje prej te dyjave ne tonin e saj pothuajse neutral.

- Je i sigurt ?

- Po , hajde . 

- Ne rregull atehere, - ja ktheu ajo . 

Te dy tashme ishin drejtuar per nga lagjja e Maksit. Kur papritur ai ndaloi dhe ktheu koken . Aurora ktheu koken nga i njejti drejtim qe Maksi kishte hedhur veshtrimin pak me pare , ne pamundesi per te verejtur dicka. Por pas pak castesh arriti te shikonte nje grua e cila ishte drejtuar nga ata dhe po ua bente me dore duke buzeqeshur. Gruaja po afrohej me shume dhe akoma me shume drejt tyre aq sa ne pak caste distanca mes tyre ishte zeruar . 

"Kohe pak e shkurter per tu pergatitur me situaten." - mendoi Aurora teksa shikonte Maksin teksa perqafohej me te emen e cila hodhi nje veshtrim drejt saj si per te pyetur te birin se kush ishte ajo vajze bashke me ta.

- Mama, kjo eshte Aurora - i shpjegoi ai duke veshtruar Auroren teksa kjo e fundit i dhuroi mamase se tij nje buzeqeshje teksa i zgjati doren per ta pershendetur ne menyre formale.

- Gezohem! - tha gruaja duke i shtrenguar doren dhe duke ja kthyer buzeqeshjen.

Maksi qeshi dhe se cfare i tha mamase se tij ne vesh , gje qe Aurora nuk mundi ta degjonte por qe kishte nje dyshim se mund te ishte per te .

Te dy dukeshin kaq te lumtur prane njeri tjetrit . Dukej qe Maksi e donte mamane shume . Epo dhe ajo ishte shume e dhene mbas tij . Goxha djale ai e prape po  ta shikoje se si sillej ne ato momente dukej si femije i vogel. Po ecnin te perqafuar dhe per nje cast Aurora mendoi sikur ai e kishte harruar fare ate . 

" Cun mamaje ! " - mendoi ajo . 

Ishte pak hapa mbrapa tyre dhe vendosi tu bente nje foto. Telefonin e mbante sikur te ishte mbi gjemba dhe me zor shkrepi nja dy foto dhe e uli direkt kur Maksi ktheu koken mbrapa per te pare per ate .

- Eja , - i tha  ai .

Ajo shkoi prane tyre dhe te tre po ecnin ne nje hap derisa ndaluan dhe kaluan rrugen per te shkuar te kafeneja perballe.

Maksi u ul me mamane e tij . Aurora perballe tyre. Porositen tre pije dhe filluan te diskutonin . Aurora si llafazane qe ishte e mori ajo drejtimin e situates dhe fliste me mamane e Maksit per lloj lloj temash . Maksi kishte ngellur i heshtur prane mamase se tij pa folur asnje llaf.

Kishin folur per ca kohe e Aurora mori telefonin e saj nga tavolina per te pare ne mos i kishte ardhur ndonje mesazh pasi kishte nje porosi per te marre.

Nderkohe e ema e pyeste Maksin per gjera te perditshme , ndersa ky i fundit i hidhte veshtrime perverse Aurores nga kembet deri lart. Aurora e vuri re dhe ktheu koken duke hedhur veshtrimin diku larg . Nuk donte te ndeshej perseri me veshtrimin e tij.

Maksi nenqeshi i vetekenaqur dhe Aurora arriti ta dallonte veshtrimin e tij me bisht te syrit . 

" C'pervers ! Madje dhe ne tavoline me mamane e tij nuk ka turp e ben kshu gjestesh... Nuk eshte normal ky ! " - thoshte Aurora me vete duke shijuar cokollaten e saj te ngrohte dhe duke i hedhur nje sy Maksit i cili tashme po perqafohej me te emen."

" E dashka shume mamane , verehet . Nga njera ane duktet cun mamaje por nga ana tjeter eshte gje e mire. Thone qe djemte te cilet duan dhe respektojne mamane e tyre dine si te sillen me femrat. " - vazhdoi bashkebisedimin me veten Aurora.

Takimit po i vinte fundi. U cuan nga tavolina dhe po drejtoheshin drejt daljes . Te tre kishin ndaluar para kafenese .

Aurora POV

Maksi po me veshtronte. U afrua perballe meje dhe me pyeti se ku do te shkoja me pas . I tregova se me duhej te shkoja ne nje vend per te marre dicka . Ai aprovoi dhe me buzeqeshi. Doli anash meje per ti lene hapesire dhe mamase se tij te me veshtronte dhe tha se do te shkonin per shopping . Mamaja e tij po me shikonte dhe para se te largoheshim me ftoi per nje darke me vone . Do te vinte e shoku i Maksit me mamane e tij .

- Nese deshiron mund te vish ne darke me ne , do te jete dhe shoku i Maksit me mamane e tij - tha mamaja e Maksit .

- Ne rregull , vetem se une s'do e kem mamane , do jem vetem - i thashe une .

- S'ka gje me ke mua si mama tani - u pergjigj ajo dhe per nje cast mua me vuri ne dyshim nese donte te dilte gjekundi me ato fjale .

A thua se Maksi i kishte thene ndonje gje per ne ? Ai vetem me kishte prezantuar ne emer dhe kaq . Mbase i kishte thene ndonje gje teksa i kishte folur ne vesh , ose ndoshta jo , ku i dihej !

Vazhduam te ecnim dhe pak metra rruge te cilat i kishim te perbashketa dhe kur erdhi momenti te ndaheshim u ktheva nga Maksi i thashe mirupafshim dhe i zgjata doren , per ta pershendetur dhe ate sic bej me te gjithe.

Maksi POV

Do pershendeteshim para se rruget tona te ndaheshin dhe ajo me zgjati doren. Ne vend qe t'ja ktheja pershendetjen ne te njejten menyre , i kapa doren , ja shtrengova dhe e terhoqa duke e afruar prane kraharorit tim. Ajo u ngjesh mbas meje dhe une pa i lene kohe te reagonte e mbeshtolla ne perqafimin tim duke e mbajtur per pak kohe ne ate pozicion. Besoj se do ti dukej pak e cuditshme pasi une nuk takoja asnje femer fizikisht , madje as takim duarsh , dhe ja ku isha tashme madje para mamase sime duke perqafuar Auroren dhe duke e izoluar mes kraheve te mi ne pamundesi per te me levizur. Jo derisa ta lija une te shkeputej prej meje , jo derisa ta ndjeja ta linte te shkonte ashtu sic kisha ndjere me pare nevojen dhe deshiren ta kisha afer rrahjeve te mia te zemres.

Aurora POV

Maksi me kishte kapur te papergatitur me ate veprim . Isha e suprizuar nga ai reagim , per me teper nga qe ishte para mamase se tij. Une doja te beja nje pershendetje formale pasi nuk e dija si te reagoja , nuk isha ne dijeni nese mamaja e tij dinte ndonje gje per ne ose nese ai do te donte qe ajo te dinte. Edhe pse ne fakt isha femra e pare qe ai e takonte me te emen . Kishte kaluar kohe dhe me femra te tjera ne shkolle, madje kishte zera se kishte pasur dhe nje lidhje por jo te gjithe e dinin, edhe aq me pak te shpise se tij. Mendoja se me faktin qe me kishte perqafuar ne ate menyre para mamase duke mare parasysh qe femrat e tjera vetem i pershendeste pa pasur ndonje kontakt fizik , dhe duke marre parasysh qe asnje kolege shkolle nuk takohet ne ate menyre apo ulet per kafe me prinderit dhe ftohet per darke perseri, dyshoja se ai budallai do i kishte thene ndonje gje e ne qoftese jo , epo po ja tregonte shume qarte.

Sidomos kur u drejtova per te takuar mamane e tij dhe ajo gjithashtu refuzoi pershendetjen time formale duke me perqafuar gjithe gezim dhe buzeqeshje .

U nisa per te marre porosine time, dhe pak me vone, pasi kisha arritur ne kryqezim dhe shikoj nga rruga per te kaluar ne anen tjeter , pasi te them te drejten nuk i respektoj shume semaforet ... Shikoj nje makine te zeze me shpejtesi e cila ul xhamin dhe me pershendet me dore me disa sy qe i ndrisnin nga gezimi e me nje buzeqeshje vesh me vesh.

Ja bera dhe une me dore dhe ai vazhdoi rrugen . Aq i gezuar sa ishte ai kur me shihte mua vetem nje qorr nuk mund ta dallonte e jo me mamaja e tij e cila e njeh me se miri te birin.

Prandaj me takoi ajo ashtu mua ne fund! Me ftoi e per darke e me hidhte e kunja per figuren e mamase...

E mora porosine qe ma kishin derguar dhe u drejtova per ne shtepi. Telefoni mu drodh ne xhep dhe e nxorra per te pare se ishte nje mesazh nga Maksi .

* Arrite ne shpi zemer ? *

* Rruges jam. *

* Une jam me mamin per shopping tani. Me vone do dalim per darke, behu gati se do vij te te marr. *

* Hm mire. Por ne cfare ore ? *

* Nuk e di me siguri por nga ora 7 te jesh bere gati . Kije parasysh te jesh gati deri atehere  se ti vonohesh shume.*

* Mire se nuk do vonohem. Ika te behem gati qe tani atehere :p *

Pashe oren ishte ora 15:00. Kisha kohe 4 ore . Ishin fiks per mua, as shume as pak . Arrita ne shtepi u shtriva pak ne krevat dhe mendova se cfare do te vishja. Nuk e dija ne cfare restoranti do te shkonim kshu qe kisha dyshime ne llojin e veshjes qe duhet te vishja. Mamaja e tij ishte veshur thjeshte me nje pal xhinkse dhe nje xhup dhe ngaqe do ikte prape brenda nates dhe nuk kishte rroba me vete do te qendronte perseri me ate veshje. Keshtu qe mbase dhe une duhet te vishesha aq thjesht , por prap nuk e dija si do te vishej ai . Izabela me tha qe femra eshte femer dhe nuk ka shume rendsi se si do te vishen ata , une duhet te tregoja veten.

Gjithsesi vesha nje golf te zi te ngjeshur mbas trupit , nje pale pantallona me shtat te gjate , me kuadrata te zeza dhe te bardha . Vesha dhe nje pallto gri deri pak me larte se gjuri dhe nje pale atlete nike. Vura dhe nje ore dhe pse une nuk para ve te tilla se me bezdisin , ne fakt vura dhe nje unaze por e hoqa se mu duk e tepert haha. Ishte nje unaze e bukur me gure diamanti te cilat mbanin gurin kryesor nje gur te zi. E kisha vene disa here ne shkolle kete unaze dhe Maksi ma kishte kapur doren per ta pare me mire dhe i kishte pelqyer. I shtova veshjes sime dhe nje cante te vogel qe e hodha nga njera ane dhe kaq ishte dhe veshja ime. Kisha dhe varsen me emrin tim por ate e mbaja gjithmone ne qafe . E lashe pallton dhe canten ne karrige dhe u drejtova per te pasqyra me canten e make up-it. Ishte nje nga ato ditet qe make up-i me doli yll dhe pa shume mundim. Floket i drejtova me pjaster dhe ja ku isha tashme gati. Ne ate moment degjova telefonin. Maksi po me pyeste nese isha gati pasi do te vinte te me mirrte per pune minutash.

Futa nje cokollate te madhe ne cante dhe dola. E pashe makinen teksa po afrohej. Hapa deren dhe hyra mbrapa . Aty ishte dhe mamaja e tij .I pershendeta dhe me pershendeten.

Vazhdova te beja pak muhabet me mamane e tij teksa ai ngiste makinen. Ishte hera e pare teksa e veshtroja ti jipte makines dhe te them te drejten dukej shume seksi. I hidhja here pas here shikime se nuk doja te bija as ne sy dhe verejta se teksa po bisedoja me te emen dhe ai me hidhte ndonje veshtrim duke me pare nga pasqyra.

Ne zbritem ndersa ai shkoi per te parkuar makinen. Kishim arritur ne destinacion. Nuk kisha shkuar kurre ne ate vend dhe pse shume veta ma kishin treguar. Madje dhe shoqet me kishin ftuar por ate dite isha teper pertace per te shkuar.

Dhe teksa po prisnim per te , ja ku ben dhe hyrjen e tij Maksi. Ai del prej makines , ve syzet e zeza dhe drejtohet me nje hijeshi mashkullore drejt nesh dhe me nje vetebesim qe sigurisht e benin te dukej seksi. Teksa na afrohej, erdha ne vete dhe dola nga mendimet , i hoqa syte nga ai se do dukej sikur e haja me sy . Kaloi anash meje dhe buzeqeshi povokueshem. Teksa ecte anash meje vura re se ishim veshur njesoj . Edhe pse nuk e dinim fare se cfare do vishte secili prej nesh dukej sikur e kishim bere me plan. Ndoshta ku i dihet, mund te kete ardhur tek shtepia ime dhe me ka vezhguar e me pas ka shkuar e me ka kopjuar mua. Hehe kopjaci! Kishte veshur nje golf te zi si i imi , nje pallto si e imja vecse ngjyra ishte si e kadifenjte , nje pale pantallona te zeza dhe nje pal kepuce te kafta. Kishte vene dhe nje ore si mua, mos te harrojme dhe vathin e zi , si vathet e mi te zinj . Kur them une eshte kopjac ai !

Nejse u drejtuam per te ashensori per tu ngjitur ne katin e fundit , aty ku shihej i gjithe qyteti.

Po na drejtonin per ne tavolinen e rezervuar dhe nuk mund ta mohoj qe teksa po ecnim veshtroja ate dhe veten ne pasqyrat qe na rrethonin dhe dukeshim aq perfekt dhe aq te kombinuar bashk qe nuk di cfare te them! Si cift i vertete . Mbase ky eshte i duhuri per mua, mbase jo , nejse nuk e di koha do te ma tregoje dhe une do te shohe si do te vendose.

Arritem te tavolina jone dhe vura re shokun e Maksit me mamane e tij dhe me nje vajze qe sa erdhem kishte hedhur syte te Maksi dhe e veshtronte pa ja hequr syte asnje cast.
Maksi me terhoqi karrigen per tu ulur dhe u pozicionua afer meje. Mbas tij u ul dhe shoku i tij . Perballe meje ishte ulur mamaja e Maksit , anash saj mamaja e shokut te Maksit dhe me pas vinte dhe bishtperdredhura motra e tij.
Po kjo si su lodh njehere duke e pare kete ! S'ka pune tjeter kjo!

E ja ku foli dhe mamaja e bishtperdredhures duke pyetur se kush jam une !
Pergjigja qe degjova nuk me pelqeu dhe aq shume!

- Nje kolege e djalit ! Jane ne shkolle bashke . - tha mamaja e Maksit .

Per nje moment mendova se vertete ajo nuk dinte gje per ne dhe Maksi nuk i kishte treguar gje. Ndoshta iu pergjigj ne ate menyre familjes se shokut te Maksit sepse eshte akoma heret dhe per cfare i duhet ta dije familja e atij per ne . Gjithsesi nxorra telefonin dhe i shkruajta motres per situaten qe kishte ndodhur.

* Me siguri qe e di Rora dhe nuk eshte e nevojshme ti thone gjithe botes per ju ! Pastaj jeni akoma ne hapat e pare ! Keni vetem 2-3 muaj lidhje per ate Zot ! * - erdhi mesazhi nga Bela.
* Tani leje ate telefon ne tavoline dhe angazhohu ne bisede se do thone ja vetem ne telefon rri kjo ! * - erdhi mesazhi i dyte nga Bela.

Posi ! Me gjithe qef ! Si jo Izabel ... lashe telefonin , mora pjaten e madhe me patatet e skuqura dhe ngaqe e pashe qe Maksi s'po hante fare nga ato , e vendosa para vetes por jo me para se ta pyesja, sa per miresjellje, nese donte nga ato apo jo , e kur mora pergjigje negative vazhdova te haja ne terezine time pa e vrare shume mendjen per muhabet neperkash!

Maksi me hidhte ndonje shikim e qeshte.

- Je mire? - me pyeti.
- Mire jam - i thash dhe hengra disa patate te tjera.
Ai ishte kthyer nga une , me shikonte ne sy dhe pastaj filloi te flirtonte me mua.
Epo per flirt s'ma kalon njeri mua dhe i vazhdova lojen duke e lene Maksin te ngazellyer , e shoku i tij qe po na shikonte po qeshte me nenkuptimet tona.
I hodha nje veshtrim me bisht te syrit asaj bishtperdredhures dhe ndjeva nje kenaqesi kur pashe se ajo po e shikonte te gjithe skenen mes ne te dyve. Dukej ne fytyren e saj qe si kishte lene shije te mire. Sidomos kur ai buzeqeshte sa here me shikonte mua dhe afrohej per te me peshperitur ne vesh dhe me pas per te me lene nje puthje ne faqe .

" He , po te shijon zogez " mendoja me vete duke nenqeshur ironikisht.

Mund te them qe dhe mamaja e asaj po na shikonte dhe sikur po buzeqeshte nga zori.

Akoma me shume me pelqente fakti qe Maksi asaj nuk i kishte hedhur asnje veshtrim , e nese e kishte bere ka qene ndonje kalimthi kur ka folur ajo e s'kishte zgjatur shume. Ajo bente te pamunduren per te rene ne sy , madje dhe zgerdhihej aq shume kur thoshte ndonje gje Maksi por ky as qe e veshtronte. I kishte syte tek une . Ne fakt me beri te ndihem mire . Ishte lloji i mashkullit qe ja vlen ta kishe ne krahe. Nuk ishte si ata qe flirtonin ne syte e te dashures pa pike problemi dhe me pas mohonin gjithcka ose thonin qe nuk ishte asgje serioze dhe se te donin ty.

Teksa po vazhoja te haja patatet u hap nje teme qe Maksi ma kishte thene me pare ai vete.
Ajo histori qe ai gati sa nuk kishte vdekur. Se si ai nuk do te ishte me gjalle. Qe jeta e tij do te kishte marre fund qe para dy viteve nga nje pakujdesi e mjekeve e keshtu une nuk do te isha e ulur me te kete nate. Nuk do ta kisha njohur kurre kete njeri dhe si rrjedhoje nuk do te kisha bindur veten per nje kohe te gjate qe do te kishte me mire, qe do te gjeja me mire dhe do te kisha mundesi te ndjeja perseri. Qofte dhe nje pelqim. Dhe ajo ishte arritje per mua.
Teksa mamaja e tij po vazhdonte ta tregonte ate histori nje patate me ngeli ne fyt e desh u mbyta.
Syte filluan te me njomeshin dhe per dreq nuk po e kaloja dot ate patate te mallkuar dhe fillova te kollitesha.
Maksi u kthye i shqetesuar drejt meje duke me pyetur nese jam mire dhe duke therritur kamarierin per nje gote uje.
E piva ate gote me uje dhe me zor u bera mire. Nuk e di pse po ajo kolla vazhdoi dhe per nja pese minuta te tjera dhe pse degjohej tashme pak e mbytur pasi mundohesha ta mbaja nen kontroll.
Maksi me pyeti shume here nese ndihesha me mire dhe dukej qarte shqetesimi ne syte e tij, por ndaloi pasi une e binda qe isha mire dhe ai e vertetoi duke me pare thelle ne sy .

Ajo darke mbaroi . Une nuk kisha folur shume , jo si ne kafene por nuk me flitej. Nuk kisha cfare te thoja ose me mire nuk e ndjeja te flisja.

U drejtuam per ne ashensor por nuk na mirrte te gjithe. Keshtu qe vendosen qe mamate te shkonin te parat , bashke me to hypi dhe bishtperdredhura deri ne momentin qe Maksi im i dashur i propozoi te vinte ne ashensor me ne !
Edhe ajo sigurisht qe pranoi dhe ja ku ishte tashme bashk me ne te tre!
Sic e kisha vene re dhe me para fytyra e saj ishte e bukur. Jo per gje po pervec sharjeve une jam realiste. Ishte vajze simpatike por trupin te them te drejten se kishte gje fare dhe per me teper ishte e shkurter . Une me Maksin ishim te gjate. Ai ma kalonte diku te 10cm por prape perputheshim me se miri me njeri tjetrin.

Maksi kishte filluar ta pyeste per moshen dhe shkollen dhe me sa degjova ajo ishte 4 vjet me e vogel se ai , rrjedhimisht 2 vite me e vogel se une. Une dhe Maksi kishim nje diference prej dy vitesh.

Mbaroi dhe muhabeti patetik . Shoku i Maksit i hodhi doren motres se vet kurse ne te tjeret veshtronim njeri tjetrin ne sy duke qendruar perballe pa thene asnje fjale e duke pritur ashensorin te arrinte. Hypem ne te dhe me pas u takuam me pjesen tjeter. Pasi mbaruam cfare kishim per te thene drejtimet tona u ndane dhe ne hypem ne makine per tu kthyer ne shtepi.

Maksi me coi deri ne shtepi . Para se te zbrisja i dhashe cokollaten te emes se Maksit. Ishte nje gje e papritur as vete se di pse e bera , ndoshta te shikonte dhe ajo se cfare cokollatash te mira haja une! Maksit i kishin pelqyer shume. Ajo me falenderoi dhe ne te dale me tha se do shikoheshim serish. 

Ja ku eshte dhe nje pjese tjeter ku Maksi e njef Auroren me te emen . Eshte pak e gjate por le te justifikohet me faktin qe nuk postova per dy dite.Do ta beja me te gjate por tani pertoj dhe do ta beje vazhdimin ne pjesen e rradhes. Shpresoj t'ju kete pelqyer ...

Continue Reading

You'll Also Like

40.6M 1.1M 42
When Arianna marries billionaire Zach Price to save her family, she doesn't expect to fall in love with a man who'd always consider her a second choi...