Një jetë midis ferrit

By xhensilalika

3.9K 530 1.7K

Një grua në karrierë qe vret bashkëshortin e saj dhe shpërfillet nga shoqeria. Jeta e një fëmije të pafajshë... More

Prolog
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
Book Trailer
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
Epilog

4

133 20 95
By xhensilalika

Veshi një fund te zi te ngusht mbas trupit,nje kemishe te bardhe dhe leshoi floket e saj te gjate.Kishte vertet nje trup elegant edhe pse ajo kishte lindur nje femije.Briani i cili qendronte i mbeshtetur tek dera duke pare gruan e tij nuk po i pelqente aspak kjo pamje.

-Ku po shkon-tha me nje ton serioz.

-Ne pune.

-E veshur keshtu!

-E ke seriozisht tani Brian,a eshte hera e pare qe une vishem keshtu dhe ti me sheh.Per me teper qe nuk pashe nje grimce lumturie nga ty apo te me uroje dhe te ndiheshe krenarë se jam bere drejtoreshe.

Nuk foli por iu afrua Alaines, ia grisi kemishen qe kishte veshur me gjithe force dhe i peshperiti lehte ne vesh.

-Si do te vinte ty sikur nje mashkull tjeter qe nuk eshte burri jot ta bente kete.Mjaft i provokove meshkujt zemer mos harro se je nje grua e martuar tani dhe keto veshje nuk te kane hije aspak.

-Nuk arrij ta kuptoj se nga te vine keto mendime kaq idiote.

-Keshtu te duken ty shpirt.

-Me keq se kaq.

E kafshoi lehte ne qafe me pas e puthi ne buze por Alaina nuk po ia kthente puthjen.

-Cfare ke,nuk te pelqejn me puthjet e mia?

-Nuk me pelqejne puthjet e ketij burri qe qelbet era alkool.

-Eshte faji jot,ti me ben mua ne kete gjendje.

-Cfare kam bere me thuaj cfare qe dhe une ta di.

-Rri nen shoqerine e meshkujve te tjere.A nuk te mjaftoj apo te pelqejn eksperiencat e reja.

Nuk i duroi dot kete fjale.Cfare e kishte gjetur ate valle! Si mundi ti thoshte ate,si mundi te vriste gruan me te cilen kishte ndare 10 vite bashke.E qelloi fort aq fort sa inati qe kishte brenda vetes se saj.Sapo u be gati te largohej Briani e kapi fort nga krahu dhe e perplasi ne krevat.Filloi ta puthte kudo,i thoshte ta leshonte por ai nuk dinte te ndalej dukej si nje ujk i uritur qe sapo kishte kapur prene e e tij.Nuk mund te trajtohej keshtu nje femer.Briani kishte harruar si dashurohej i duke i larget ai njeri kishte frike prej tij.Lutej qe e gjitha kjo te ishte nje enderr.Pse dreqin duhej te ndodhte keshtu ku u rrezuan qe nuk arriten te ngriheshin.

****
-Cfare do besh.

-Cdo lloj gjeje me mjafton ta kem ne doren time.

Thithi njeher cigaren dhe veshtroi me nje fytyre djallzore shoqen.

-Nuk e imagjinon dot se sa deshire kam tia shikoj fytyren kur te marr vesh te verteten.

-Ashtu si do ndiheshe dhe ti Leonor po ta benin dicka te tille ty.

-A po te vjen keq per te tani-tha duke qeshur me te madhe.

-Nuk mendoj se po vepron drejt.Mos e shkaterro familje me femije ne mes.

-Bravo,me te verte bravo.Pse ben si nje engjell kur nuk je ne te vertet.Harrove se edhe ti shkaterrove nje familje vetem per disa para te qelbura.

-Po e kam bere dhe jam penduar per kete.

-Pendesa nuk vlen per mua.

-Flet keshtu tani,por me beso qe ne nje te ardhme do mendosh ndryshe.

E ku e njihte pendesen ajo lloj femre.Ishte lindur per te bere keq,ishte lindur per te qene nje pengese e lumturise.Ishte si ato shtringat qw u bente magji burrave qe te binin ne gracken e saj.Por dhe burrat kane faj sepse nje burre i vertet qe thot se e do femren e tij nuk mendon per femra te tjera.Briani tregoi qe ishte thjesht nje mashkull i dobet i etur per para dhe femra.Por cfare faji kishte Alaina qe ti perjetonte te gjitha keto?

-Po me merr burri im i ardhesh me duhet ti pergjigjem.

-Zemer.

-Ku je.

-Jam duke pire nje kafe me nje shoqe.

-Ne rregull po te pres ne shtepi.

-Te puth Brian.

-Dhe une ty.

****
-Drejtoresha e re sapo erdhi vone qe ne diten e saj te pare.

-Oh Dilan....une.

-Nuk ka gje,nuk ke pse te me japesh shpjegime mua ne fund te fundit ti je drejtoresha.

Ai fliste,ajo nuk po e degjonte fare.Ne nje moment kur po ngjiste shkallet iu moren mend dhe per pam sa nuk ra por Dilan e kapi prej krahu.

-Auc.

-Cfare ke ndihesh mire.

-Jo asgje me dhemb pak krahu.Me siguri do e kem vrare diku.

-Je mire Alaina

-Po...jam..jam mire.Une po shkoj ne zyre.

-Ne rregull.

Mos qaj Alaina, mos guxo te qash.Nuk eshte momenti i duhur.

-Alaina Miller.

-Po une jam.

-Ky zarf eshte per ju.Mund te firmosni ketu ju lutem.

Firmosi ne nje flet dhe me pas postieri u largua duke e pershendetur.E shikonte ate zarf ngjyre te verdhe e cuditur dhe kurioze se nga kush mund te ishte.Sapo hyri ne zyri e ngrisi me nje shpejtesi te madhe dhe brenda saj ndodheshin disa foto.Ngeli si e ngrire,nuk po u besonte dot syve.E dinte qe dicka po ndodhte me marrdhenien e tyre kete e dinte,por qe Briani ta tradhetonte kete se kishte imagjinuar kurre.I erdhi neveri nga ato foto.Burrit qe i kishte dhuruar qendronte ne shtrat me nje femer tjeter.I grisi ato foto ne copeza te vogla.Por cfare vlere kishte kur ato ishin thjesht foto,e burri i saj ishte me nje femer tjeter tani.

****
Hyri ne shtepi dhe pa Brianin te qendronte i ulur ne kolltuk duke pire nje cigare.Nuk i foli por shkoi drejt ne kuzhine.Briani e vuri re sjelljen e saj dhe shkoi dhe ai ne kuzhine.

-Paske filluar te mos me flasesh kur hyne ne shtepi.

Alaina nuk i ktheu pergjigje por vazhdoi te priste karrotat ndersa Briani ja mori thiken dhe e perplasi fort mbas murit.

-Jam duke folur une ketu.

-Si po ia kalon me dashnoren tende Brian a eshte ndonje cik me e mire se une ne shtrat.

-Cilen....dashnore?-tha Brian me gjysme zeri.

-Dhe me pyet mua.Ti njeh me mire se une grate me te cilat shkon.

-Nga e more vesh?

-A eshte me e rendesishme fakti se nga e mora vesh une Brian apo se je duke me tradhtuar me nje femer tjeter-Tha duke ngritur zerin.

-Degjo Alaina....un....

-Nuk dua te degjoj dhe per me teper mos guxo ta mohosh Brian.Po i pertyp te gjitha keto per hir te atij femije
Po i jetoj te gjitha keto dhe po qendroj me ty vetem qe femija jone mos rritet para kohe dhe te njoh qe tani fjalen urrejtje por te jetoje i lumtur femijerine e tij te krijoj tablone e familjes sr lumtur si te gjithe bashkemoshataret e tjere. Nese do te ishte per mua do isha larguar nga kjo shtepi menjeher dhe sdo e kisha kthyer koken pas.Nese mendon se do rri ulur ketu dhe do qaj si nje grua e mjere nderkohe qe ti ben qef me dashnoren tende harroje.Madje me akuzon mua se kam nje te tille nuk me ke njohur aspak burre i dashur nuk e paske njohur gruan me te cilen u dashurove dhe tani po dyshoj neqoftese me ke dashur ndonjeher.
Me te vertete nuk arrij ta kuptoj se cfare ka ajo me shume cfare te jep ajo me shume se une seks.Sepse keto lloj femrash vetem ket dine tu japin burrave.Por dije mire qe dashurine qe te kam dhene une nuk ka per ta dhene askush dhe nuk ka shance te ta japi.Une te ofrova nje gje me te mire dhe nuk dite ta mbaje e shperdorove.

-Mjaft.

Sapo ngriti doren ta qellonte nje ze u degjua matane deres.

-Perse po e qellon mamin?

E shikonte ashtu te mbeshtetur tek dera gati gati ne te qare dhe si dridhej nga frika.Vrapoi tek ai e kapi dhe e perqafoi fort,i ledhatoi fytyren dhe me ate zerin e saj qe i dridhej i foli.

-Jo shpirti mamit nuk eshte ashtu.Une dhe babi thjesht po diskutonim ne lidhje me dicka.

-Po atehere pse po qan ti mami.

-Nuk po qaj thjesht jam pak semure prandaj.Hajde te shkojme te fleme tani.

E mori dhe u larguan per tek dhoma ndersa ai u ul perseri ne divan dhe ndezi nje cigare tjeter,ashtu i qete sikur asgje te mos kishte ndodhur.

-Kam frike mami-tha Noah duke u mbeshtjellur tek e ema.

-Perse shpirt.

-Se mos babi te ben ndonje gje.Une e degjova se sa shume po bertiste.Po une do te mbroj ty mami do shkoj tek babi dhe do ti them qe te mos te bertasi me.

E shtrengoi fort heroin e saj te vogel.Kjo ishte e vetmja dhurate e bukur qe Briani i kishte lene tashme.Ishte e vetmja dhurate qe e mbante gjalle.Ishte e vetmja dhurate qe i jepte force te qendronte ne kembe dhe te luftonte ate errsire.Tani ishin vetem ata te dy qe do luftnon ku der botes dhe do fitoni perseri ate lumturi qe ja moren.Ajo premtonte per kete.

Kete pjese ja dedikoj Anaviisaa dhe AnalisaElami
Shpresoj shume po shume qe tju pelqej.
Lexim sa me te qete dhe sa me pak te dhunshem hahahhaha shaka shani sa te doni

Kisses for all

Kjo kenga i thote te gjitha.Kjo eshte frymzimi me i madh per mua qe vazhdoj e shkruaj kete librer.Me te vertet qe ne ditet e sotme keto gjera jane bere nje fenomen i pashmangesh ne kohen ku jetojm

Njerez ndergjesohuni.
Dashuria nuk eshte dhune.

Continue Reading

You'll Also Like

262K 25.6K 62
Ryan and Aaruhi The story of two innocent hearts and their pious love. The story of one sided love. The story of heartbreak. The story of longing a...
4.6M 290K 106
What will happen when an innocent girl gets trapped in the clutches of a devil mafia? This is the story of Rishabh and Anokhi. Anokhi's life is as...
1.5M 132K 45
✫ 𝐁𝐨𝐨𝐤 𝐎𝐧𝐞 𝐈𝐧 𝐑𝐚𝐭𝐡𝐨𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐧'𝐬 𝐋𝐨𝐯𝐞 𝐒𝐚𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐢𝐞𝐬 ⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎⁎ She is shy He is outspoken She is clumsy He is graceful...
3.1M 70.1K 81
Diana is an 18 year old girl about to start her senior year until she bumps into a woman at the bookstore who has quite the personality. The woman ta...