Vajza Që Më Bënë Të Vuaj

By Sonn_is2

13.9K 1.5K 242

Histori Personale More

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesen 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 31
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
Pjesa 50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
Pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
Pjesa 58
Pjesa 59
Pjesa 60
Pjesa 61
Pjesa 62
Pjesa 63
Pjesa 64
Pjesa 65
Pjesa 66
Pjesa 67
Pjesa 68
Pjesa 69
Pjesa 70
Pjesa 71
Pjesa 72
Pjesa 73
Pjesa 74
Pjesa 75
Pjesa 76
Pjesa 77
Pjesa 78
Pjesa 79
Pjesa 80
Pjesa 81
Pjesa 82
Pjesa 83
Pjesa 84
Pjesa 85 (E Fundit)
Mbyllje..

Pjesa 57

106 15 4
By Sonn_is2

Ishte e tmerrshme te prisje ne ate spital ku degjoje ulerima nga me te ndryshmet, ulerima qe te benin te urreje kete bote te pashpirt!
Kisha qene edhe here te tjera ne spital por kurre nuk me kishin zene syte tmerr te tille, dukej si vete ferri!
Njerez te gjakosur te hypur mbi barrela, njerez te pakete qe dilnin nga dhomat, njerez te ftohte dhe njerez qe do harroheshin!
Nuk doja qe Gloria te ishte nje nga ata njerez qe do i kujtoja duke qare, jo, doja qe ajo te ishte gjithmone prane meje ashtu sic ja kisha premtuar!
Vetem ideja se ajo nuk do ishte me, me bente qe te ndjeja ftohte, te dridhesha i teri si te isha ne mes te akullit! Fatmirsisht, prane kisha Nevilen e cila ishte mesuar me gjera te tilla dhe me qendronte prane duke me fol, ndonjehere fjalet bejne shume, te japin shprese qe realiteti s'ta jep.

Ishte mbremje tashme dhe operacioni kishte perfunduar! Doktori doli nga dhoma operacionit dhe u drejtua per nga ne.
  - Si shkoi doktor? - e pyet vellai Glorias.
  - Deri tani mire, shpresojm qe organizmi saj te reagoj mire ndaj nderhyrjes, me teper do mund t'ju them pas disa oresh - thote ai pastaj merr te atin e Glorias dhe dalin jashte duke biseduar!
Te pakten tani ekzistonte nje shprese, nje drite ne mes tunelit.
Ngjyra m'u kthye ne fytyre dhe munda te buzeqeshja, por ndonjehere lajmet e mira nuk zgjasin shume, ndonjehere shpresat klithin fort per here te fundit pastaj vdesin, shuhen!
Dola jashte dhe mora fryme thelle. Ngrita koken lart, yjet kishin filluar te ndizeshin pak nga pak, qielli dukej kaq i madh dhe plot sa e kisha zili.
U ula tek shkallet e spitalit dhe po mendoja, era me perkedhelte fytyren me ftohtesine e saj duke me bere te ndjeja se isha ende gjalle!
Ate moment doktori qe ishte me te atin e Glorias vrapoi brenda dhe pas e ndoqi i ati saj!
I cuditur dhe i trembur u ngrita duke i ndjekur mbrapa, Nevila po qante, po bertiste, ishte mbeshtetur ne mur dhe here pas here fuste gishtat mes flokve! Qendronte perballe deres se dhomes Glorias duke uleritur, doktori u fut ne dhome dhe shkoi drejt shtratit ku ishte Gloria e cila perplasej fort ne krevat duke u dridhur!
E ndjeva sesi bota me ra ne koke dhe vajti ne fund te kembe.
Vellai saj e kishte kapur prej mesi dhe e mbante fort qe mos rrezohej ndersa ajo vetem dridhej dhe perplasej fort si te kishte kapur korentin me dore.
  - Mjaft meee mjaft - klithte.
U futa ne dhome dhe po perpiqesha ta mbaja tek supet qe mos levizte, syte e saj ishin bere te kuq si te kishin qare gjak dhe jo lot, me pa me ata sy te trishtuar dhe te vuajtur, me vuri doren ne faqe dhe me nguli thonjt.
  - Lerm te shkoj - peshperiti lehte dhe lotet i shkuan nga syte si shiu qe bie mbi xham!
E perqafova dhe e mbajta ashtu derisa u qetesua, derisa dora e saj rreshkiti lehtazi mbi faqen time dhe ra mbi shtrat!
Nje dore me ra ne sup.
  - Leshoje, iku - u degjua nje ze! Ishte zeri doktorit
  - Nuk mund te bejm asgje - shtoi ai dhe mundohej te me terhiqte, por nuk doja ta leshoja, kisha frike ta shikoja ashtu te pajete dike qe deri para disa oresh ishte e qeshur dhe e lumtur.
- Leshoje Tristan - degjova zerin e Neviles e cila me kapi nga krahet duke me terhequr!
Ajo dergjej aty ne ate krevat me mbulesa te bardha, pa jete, pa buzeqeshje, pa gjalleri ne sy!
E ndjeva si u shemba brenda vetes, si nje pallat shekullor qe bie dhe behet germadhe.
Vura doren mbi fytyren e saj te bukur dhe ndjeja sesi dal-nga-dal ngrohtesia e saj ftohej, doja ti therrisja, ta kapja nga krahu dhe ta terhiqja mbrapa, nuk doja te shkonte.
Pastaj pash vellain e saj qe me shikonte i heshtur dhe nuk nxirrte asnje pik lot! E kishte humbur arsyen, kaloi ne depresion
   - Dua te zgjohem, mjaft me - perseriste dhe shkoi u ul ne cep te dhomes duke qare.
Nese une ndihesha aq shume keq, kushedi si ndihej i ati dhe vellai saj.

Keshtu ndodh shpesh here, i humbasim njerezit pa i treguar sesa fort i duam, mendojme se do kemi kohe plot per ti treguar se i duam, pee ti perqafuar apo per t'u thene nje fjale te mire.
Koha eshte nje qenie e gjalle e cila vdes cdo dite me ne, nuk ka kohe per te pritur, nuk ka kohe per tu menduar, duhet te veprojme, ti tregojme njerezve se i duam shume para se te jete teper vone...

Continue Reading

You'll Also Like

1.9K 383 23
සීතල ‌වප් මස උණුහුම් කරන්නට කෝපි කෝප්පයක් නැති කළ සිත නළවන්නට වැළඳගන්න ‌පෙම්බරකු නැති තැන ඉදින් පැමිණිද කවිය මා සනසන්නට
628K 23K 51
အချစ်ကဘာလဲလို့မေးတော့ သူပြန်ဖြေတာက အချစ်ဟာအဆင်ပြေမှုပဲတဲ့။
102K 8.7K 49
လက်​ကောက်​ဝတ်​မှာခင်ဗျား​နာမည်​ရှိ​နေတာကိုက ​သောက်​ကျိုးနည်းပြဿနာ​။