Vajza Që Më Bënë Të Vuaj

Від Sonn_is2

13.9K 1.5K 242

Histori Personale Більше

Pjesa 1
Pjesa 2
Pjesa 3
Pjesa 4
Pjesa 5
Pjesa 6
Pjesa 7
Pjesa 8
Pjesa 9
Pjesa 10
Pjesa 11
Pjesa 12
Pjesen 13
Pjesa 14
Pjesa 15
Pjesa 16
Pjesa 17
Pjesa 18
Pjesa 19
Pjesa 20
Pjesa 21
Pjesa 22
Pjesa 23
Pjesa 24
Pjesa 25
Pjesa 26
Pjesa 27
Pjesa 28
Pjesa 29
Pjesa 30
Pjesa 32
Pjesa 33
Pjesa 34
Pjesa 35
Pjesa 36
Pjesa 37
Pjesa 38
Pjesa 39
Pjesa 40
Pjesa 41
Pjesa 42
Pjesa 43
Pjesa 44
Pjesa 45
Pjesa 46
Pjesa 47
Pjesa 48
Pjesa 49
Pjesa 50
Pjesa 51
Pjesa 52
Pjesa 53
Pjesa 54
Pjesa 55
Pjesa 56
Pjesa 57
Pjesa 58
Pjesa 59
Pjesa 60
Pjesa 61
Pjesa 62
Pjesa 63
Pjesa 64
Pjesa 65
Pjesa 66
Pjesa 67
Pjesa 68
Pjesa 69
Pjesa 70
Pjesa 71
Pjesa 72
Pjesa 73
Pjesa 74
Pjesa 75
Pjesa 76
Pjesa 77
Pjesa 78
Pjesa 79
Pjesa 80
Pjesa 81
Pjesa 82
Pjesa 83
Pjesa 84
Pjesa 85 (E Fundit)
Mbyllje..

Pjesa 31

137 14 3
Від Sonn_is2

Ishte nje nate njesoj si nje vit me pare, nate e ftohte dhe e erret pus.
Jashte degjoheshin fishekzjarret qe mbushnim qetesine e asaj nate.
Ne ajer mbizotronte aroma e barutit te djegur, kudo neper trotuare kishte fishekzjarre te hedhur, mbeturina nga me te ndryshmet, dukej sikur ishte bere lufte.
Nxitoja per te arritur ne vendin e takimit, nuk kishim caktuar as ore dhe as date per tu takuar, thjesht e dinim qe duhej te ishim aty ate nate.
Sa dola ne bulevard era e detit mu perplas ne fytyre, arome e paster dhe e ftohte e cila te futej ne poret e lekures, ndihesha i gjalle kur kisha ftohte.
Stolat ishin ne fund te bulevardit, fillova te ecja i qete dhe i sigurte se tashme edhe po te vinte nuk do me shpetonte nga syte.
Ndryshe nga nata e nje viti me pare deti ishte i nervrikosur, ashtu si nje det i trazuar ndihesha edhe une brenda vetes, nje njeri qe nuk dinte cfare donte dhe nga inati perplaste fort gjithcka brenda vetes, mendimet, ndjenjat, gjithcka.

Mendova te shkoja te ulesha ne nje stol dhe te prisja qe e panjohura te vinte, por nuk kisha pse prisja, ishte ajo qe po me priste mua.
Kur u afrova tek stolat dallova dike te ulur ne nje stol duke pritur.
Ishte kthyer per nga deti duke shijuar ate terbim natyre nderkohe priste ashtu sic kisha pritur une per shume mbremje me radhe.
Akoma nuk e kishte kuptuar qe isha aty, ndoshta nuk e mendonte se une do shkoja, por edhe ajo si une kishte nevoje te genjente veten e saj duke besuar diku, besonte tek une, tek nje njeri pa fytyre dhe plotesisht i panjohur per nje vit te tere.

Dallget perplaseshin fort ne breg, dicka i kishte nervozuar aq shume sa dukej sikur bertisnin.
Era perkedhelte lekuren me ftohtesine e saj ndersa erresira ishte me e erret se kurre!
Mbrapa meje shtrihej nje qytet plot drita, tashme i qete nga plasjet e fishekzjarreve, viti i ri sapo ishte futur.
U afrova tek ajo dhe i vura doren mbi sup. U drodh e gjitha dhe klithi e friksuar por pastaj u qetesua brenda sekondit, kuptoi qe tani isha aty, nuk kishte pse te friksohej.
  - U vonove - peshperiti me zerin e saj te ngjirur pastaj me beri vend tek stoli ku ishte ulur.
  - Mendove se nuk do vija ? - i peshperis une dhe ulem prane saj. Tashme ishim mesuar me kete menyre te foluri, duke peshperitur.
  - E dija qe do vije prandaj nuk u largova, kam nje ore qe te pres -  thote ajo.
  - Dhe une e dija qe do ishe ketu prandaj erdha - i'a kthej dhe padashje duke u munduar te vendosja doren ne stol e vura mbi doren e saj.
U drodh serish, por doren nuk e largoi perkundrazi, e ktheu ne anen tjeter dhe futi gishtat mes gishtave te mij.
  - U be nje vit, nuk e di kush je, si je. U be nje vit qe je ne mendjen time -  vazhdoi te peshperiste.
  - Nje vit kureshtje dhe durim, nje vit enigem dhe nje vit plot dyshime - i them une dhe shtrengova doren e saj.
  - Nuk mendon se eshte e tepert tashme ? -me pyet.
  - Cfare eshte e tepert ?.
  - Qe te fshihemi pas erresires, te qendrojme kapur pas frikes, une kam frike - me thote, vendosi koken ne supin tim dhe ma vendosi doren tek zemra e saj.
  - Ndieje si rreh nga frika - vazhdoi te thoshte dhe zeri filloi ti dridhej.
  - Nga cfare ke frike ? - e pyeta.
  - Kam frike te shoh fytyren e dashurise, fytyren tende -  thote ajo duke nxjerre nga xhepi dicka te cilen ma vendosi mbi dore, ishte nje cakmak.

Per nje moment mendova ta ndez dhe te shikoj fytyren e saj, ta shoh si buzeqesh, si shikon, te shikoja formen e fytyres saj por pastaj ndjeva dhe une frike. Kisha duruar per nje vit qe te shikoja fytyren e saj, e imagjinoja neteve ne erresire, e kisha pikturuar mbi nje flete, e kisha enderruar por tani qe mund ta shikoja ne realitet ndjeva frike.
  - Ndize ti se une nuk e bej dot - me thote dhe ma leshoi cakmakun.
  - Qenka me e veshtire nga c'mendoja -  thashe me vete dhe vura gishtin mbi gurin e cakmakut. I shtrengova fort doren, mbylla syte dhe doja ta shkrepja. Ne koke me erdhen ato pak raste kur ishim takuar, deshira e madhe qe gjithmone kisha pasur per ta shikuar fytyren e saj tani po behej realitet.....

Продовжити читання

Вам також сподобається

12.2K 2.2K 45
taekook ! taekook !! taekook !!!
228K 8K 51
အချစ်ဦးကို ဘယ်လောက်ထိချစ်မှန်း ကောင်းကင်ကြီးပဲသိလိမ့်မယ်။ အခ်စ္ဦးကို ဘယ္ေလာက္ထိခ်စ္မွန္း ေကာင္းကင္ႀကီးပဲသိလိမ့္မယ္။
1.9K 383 23
සීතල ‌වප් මස උණුහුම් කරන්නට කෝපි කෝප්පයක් නැති කළ සිත නළවන්නට වැළඳගන්න ‌පෙම්බරකු නැති තැන ඉදින් පැමිණිද කවිය මා සනසන්නට
109K 7.4K 57
မလွမ်းသလိုဟန်​ဆောင်​နေရတာလည်း​ ဆင်းရဲဒုက္ခပါပဲ။ လူကူးမျဉ်းကြားကိုဖြတ်​ကူးပြီးမှ *ချစ်​တယ်​*လို့ညီမ,မ​ပြောဖြစ်​ခဲ့တဲ့ ကြယ်​လေးဟာ အကို​ပေါ့။