5🥺

47 11 89
                                    

E di qe je merzitur,
Se shume ti ke duruar,
Shume vite me mall ke pritur,
Kete sekret per te zbuluar,
Engjelli im sy shkruar...

******************

Tashme qe nga momenti kur mora ne dore ate leter, e deri kur ato foto u perplasen ne dyshemen e ftohte, bashke me lotet e dy zemrave te trishtuara...
Nje zemer qe per vite me radhe sakrifikoje gjithcka per sigurine e femijes se saj, por me nje cmim te madhe, kurse nje zemer qe ka rrahur gjithe jeten ne nje bote genjeshtrash dhe sekretesh dhe qe kurr nuk e diti se kush po e priste me mall per vite me radhe...
Tashme ka ardhur koha qe genjeshtrat ti lene te vertetave, sado qe keto te verteta nuk i zvendesojne dot kurr ato vite te humbura.
*********************

- Per te fundit here, mos me genje me, Artemisa Hirai Senor Naraj, vetem sot te pakten me thuaj gjithcka, nese jo, ateher harro qe ke nje vajze!- berrtita keto fjale me lotet varge ne fytyre, edhe pse e di qe e lendova,por kurr sa me lendoje ajo.

Ngrita koken nga dyshemeja dhe u hasa me syte gjithe lote te mamit dhe fytyren e trishtuar te babit.
Qendroje per nje moment duke veshtruar fotot dhe letren ne dysheme, me pas i mori ne dore dhe nje buzeqeshje e hidhur i mbuloje fytyren.

- Ti e di mbiemrin tim Arel, kjo do te thote se ke arritur ta lexosh letren.

Une tunda koken ne shenje pohimi,por pa e ndryshuar ate shprehi boshe ne fytyre, qe dhe vet me friksonte ndonjeher.

- E dija qe do ta merrje vesh nje dite, por jo kaq shpejte, tani je e lire te me pyesesh dhe kesaj radhe te betohem se do theme te verteten!- tha mami dhe u ul ne divan bashke me shoqet e mia te cilat ende shihnin me habi sa nga une e saj nga mami.

- Artemisa, kishte ardhur koha ta dinte, tani mos genje me!- u degjua zeri indiferent i babit i cili nuk levizi fare nga karrigja qe ishte ulur.

- Kam shume pyetje, por e nisim me...kush je ti mami?

- Une jam Artemisa Hirai Senor, jam vajza e Andjas, nje gruaje te zakonshme qe ka pas jetuar ketu ne Angli kur ka qene e vogel dhe Avjusit, nje krijese magjike, qe ka qene nje hije qe endesh ne erresire dikur, derisa mori nje trup, nje jete...ose me sakte jeten qe e lidhi me gjyshen tende, madje kam dhe nje vella 2 vite me te vogel,Arnidi, tani eshte bere baba i nje djali 6 vjecar. Po ashtu kam dhe shume miq, mesues, dado, nje shoqeri si kjo e jotja me pak fjale!

- Cfareeee, d...domethene se gjyshi i Arelit dhe babi i teta Artemises eshte ai monstra!

- Po vajza!- u pergjigje qete mami dhe po priste per pyetjen e radhes.

Une tashme kisha ngrire, kisha me te vertet nje familje te madhe, dhe nuk e dija fare per ekzistencen e tyre.

- Po kur kishe kaq shume njerez qe te donin dhe i doje ,pse i braktise, pse u largove prej atyre dhe pse nuk me tregove ose te me coje ti takoja?- pas ketyre pyetjeve vura re se fytyra e saj u be me e ashper dhe syte i moren nje ngjyre me te thelle dhe serioze...

- Une krijova nje jete me babain tend ketu dhe kjo u be shtepia ime, por gjithsesi shkonim shume shpesh ti takonim, derisa....!- po tregonte ajo kur dicka e ndaloje ne vend, si ndonje kujtim i keq.

- Cfare ndodhi teta Artemisa?- e pyeti Lena e cila po degjonte me vemendje historine.

- Areli ishte mbushi 1 vjece, ndaj shkuam te shtepia e prinderve te mi ne boten magjike per ta festuar. Ishte organizuar nje feste e madhe per ditelindjen e saj te pare, por pas festes kur Arelin e zuri gjumi, dikush e rrembeu, teksa ne te gjithe ishim poshte ne kopesht. Kur e kuptuam ishte von. Kerkuam shume dhe me ne fund e gjetem, ose me sakte na gjeten ata ne...

REALITET I FSHEHUR 🏵Where stories live. Discover now