Vrapoi per pak sekonda por me pas ndaloi, sepse guret e rrugicave e vrisnin tek kembet e tij te zbathura.
Hapat e vajzes u rradhuan derisa nuk u degjuan me. Ajo u be si era, u zhduk per pak sekonda, u be nje me erresiren.
Dilan u kthye mbrapsht duke caluar dhe nderkohe qe ecte, kthente koken mbrapa se mos arrinte te shikonte ndonje gje.

"Ketu paska hajdute" thote ai dhe hodhi syte rreth e perqark lagjes.

Nuk e dinte se ajo ishte lagja me njerezit me te mire te atij qyteti.
Kyci deren dhe u shtri serish ne divan, ku pasi perpeliti dhjetra here syte e zuri gjumi. Ishte aq i lodhur sa i ziente trupi nga lodhja, sikur te kishte korent brenda vetes dhe ai vrap ja shteroi ato pak energji qe kishte.
Nje zhurme e zgjoi nga gjumi. Ishte mengejs dhe Ishte kenga e nje gjeli ajo qe e zgjoi nga gjumi. Nje nga banoret afer tij kishte tre pula dhe nje gjel qe i mbante ne oborrin e tij. Mbasi e shau disa here gjelin, u ngrit dhe lau syte. Doli para pasqyres dhe pa veten e tij, syte i ishin bere grope nga pagjumsia e shume neteve, lekura kishte filluar t'i rrudhosej nga dobsia, ndersa mjekrra ishte bere per t'u rruajtur!

"Je bere si prift, do mendojne njerezit se je prifti i ri i zones" i thote ai vetes nderkohe qe preku mjekren me dore.

U ul ne tavoline dhe po hante ato pak gjera qe kishte marre me vete. Mbasi mbaroi se ngreni, degjoi disa zera femijesh qe vinin nga jashte. Hapi deren dhe pa disa djem te vegjel qe po luanin me top ne rrugicen perballe shtepis tij, mes tyre ju shfaq vetja e tij kur ishte i vogel, sesi luante ne jetimore aq sa kembet i beheshin gjak, behej gjithe zhul dhe degjonte qortimet e Loreles. I perlotur ai buzeqesh, me pas sheh qe njeri prej femijeve ishte leckaman, nuk ishte i veshur si te tjeret me rroba te mira, me atlete dhe me floke te lepira. Ai ishte me rroba te arnuara dhe ne koke mbante nje kapele te vjeter, e cila ja kishte ngjeshur kacurelat ne koke ndersa disa te tjera i rridhnin anesh kokes, por ai buzeqeshte me teper nga te gjithe te tjeret, ishte me i lumtur dhe kjo gje e cuditi.
U hutua aq shume sa u desh qe topi te perplasej ne kembet e tij ne menyre qe te reagonte.
U ul dhe mbasi kapi tupin u drejtua per nga femijet "Do e caj me thike nese luani ketu ne mes te rruges" u thote ai me shaka dhe te gjithe bertiten nje zeri duke kerkuar qe mos e cante.

"Nuk do e caj me nje kusht, nese me pranoni te luaj dhe une me ju" thote ai dhe hedh topin ne drejtim te tyre.

U ngaterrua me femijet e vegjel dhe filloi te luaj me ata.
Per cudi dielli atoj mengjesi ishte me i ngrohte, pak nga pak cdo dite po afrohej pranvera.
Nderkohe qe luante, vemendjen e kishte vetem tek djali i vogel dhe i varfer, i cili dukej teper i lumtur qe po luante, njesoj si nje femije qe kishte marr nje cokollate te madhe.
Tek ai gjente pak nga vetja e tij, sikur shikonte veten kur kish qene i vogel.

"Nuk t'u durua as per nje dite qe te beje per vete femijet e lagjes eee" u degjua zeri i Vises qe vinte nga mbrapa tij.

Ai kthen koken mbrapa dhe ve re Visen te veshur me nje pale xhinsa te ngushta dhe me nje bluze te qe i rrinte ngjitur pas trupit.

"Eshte e veshtire te permbaj femijen qe ndodhet brenda meje" ia kthen Dilan

"Duhet ndonjehere te ndihesh femije edhe pse je rritur" thote Visa nderkohe qe afrohej cdo here e me shume tek ai

"Vras mendjen se cfare femije fshihet brenda teje" ia pret Dilan duke buzeqeshur

"Nje femije shume tekanjoz" ia kthen Visa dhe ve re menyren sesi Dilan po e shikonte.

Ai leshon topin me drejtim te saj, top i cili ngjeshet ne gjoksin e saj para se ajo ta presi me duar.
Filluan te luanin serish, kete here bashke me Visen...
Mbasi kishin kaluar disa minuta, Dilan ndalon dhe ve re serish te njejten vajze qe del nga shtepia perballe tij. Ajo e sheh dhe ul koken, me pas shpejton duke u larguar. Dhe ishte po e njejta gje, ai vriste mendjen se ku e kishte pare ate menyre te ecure, si kembet benin hapa thua sikur po vallzonin dhe jo sikur po ecnin.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ