Per Dilan ai qytet tani ishte teper i zhurmshem dhe shume i heshtur ne te njejten kohe, te mbyste me heshtjen qe percillte zhurma e atij qyteti, te mbyste me ajrin e trishte qe mbizotronte. Atij i dukej sikur fajin per te gjitha fatkeqsite e tij e kishte ky qytet, njerezit e ketij qyteti, ndertesat dhe vendet qe ai kishte, sepse ne cdo vend kishte nga nje kujtim me dike qe nuk ishte me prane tij.
Nderkohe qe qendronte mbrapa dritares jashte binte shi, nje shi i lehte qe me pikat e tij pastroi xhamat nga pluhuri, por jo shpirtin e tij nga trishtimi! Ate shpirt nuk kishte shi qe ta lante sado i madh qe te ishte, nuk kishte lumej qe ta rrembenin nga zemra e tij zhgenjimin dhe mosbesimin qe kishte krijuar tek njerezit. Dhe teksa shikonte shiun qe rridhte ngadale neper xham, nga syte i shkuan lot, lot qe mbuluan fytyren e tij ashtu si shiu xhamin, per here te pare nuk u ndie vetem sepse qielli po qante bashke me te. Ne horizont shtrihej deti i cili, me pak veshtirsi dallohej sepse mjergulla e lehte e shiut e pengonte qartesine.

Teksa shikon detin ndermend i vjen Karolina me kaltersine e syve te saj qe dukeshin aq te cilter dhe te ndershem, por qe dolen genjeshtare! I'u kujtua ajo nate ne plazh kur per here te pare preku trupin e nje femre me duar, kur per here te pare ndjeu dy buze ta puthnin per here te pare, ajo nate kur u dashurua marrezisht pas saj.

Nderkohe qe qante, mes lotesh perfytyronte fytyren e bukur te Karolines, ate buzeqeshje rrezellitese qe nuk do e gjeje askund tjeter, menyra sesi floket lundronin ne harmoni mbi supet e saj, ah ajo po qe ishte dashuri, por dashuri fizike sepse Dilan akoma nuk e kishte provuar dashurine shpirterore, ate qe te dashurohesh me nje njeri qe nuk te intereson si e ka fytyren apo trupin, por te intereson menyra sesi ajo arrin ta vjedhi nje buzeqeshje edhe kur je i trishtuar.

Me pas i'u kujtua pasioni dhe epshi i Helenes, ndermend i kalonin si nje film puthje, kafshime, prekje, shtrengime, lakuriqsi dhe shume te tjera. Me pas gjerat moren rrjedhe tjeter dhe gjithcka po i ngjante dashurise, mbremjet ne makine buze detit, ne mes te pyllit, vrapimet neper lendina, e me pas gropa e trishtimit ku theu serish hundet. Sa me shume mendonte aq me shume qante, aq me shume bosh dhe vetem ndihej.

"Kohe e shkuar dem" peshperin ai me veten dhe me pas e kthen nje gllenjke alkool.

"Pse cfare mendove ti, se do te donte dikush? Se do i plaste dikujt per ty? Se do qendronin pergjithmone? I mjere qe je. Kush do e donte dike si ty? Kur nuk te deshten ata qe te linden mos prit te te duan te tjeret" i thote vetes ne nje menyre sikur ajo po e degjonte.

"He pse nuk flet? Nuk ke normalisht nuk ke c'te thuash sepse kam te drejte, askush nuk te do" shtoi ai por kete here duke e ngritur zerin edhe me teper.

Edhe pse ndihej vetem ai nuk ishte vetem. Diku gjendej dikush qe e donte buzeqeshjen e tij dhe se nuk do donte kurre te shikonte lot ne ata sy. Diku gjendej ajo gjysem shpirti qe plotesonte gjysmen e shpirtit tij, ajo gjysem shpirti qe ishte dielli qe do shkrinte akujt qe i kishin mbeshtjellur shpirtin.

Thone se dashuria e vertete nuk kerkohet, nuk mund ta gjesh atehere kur ke nevoje. Ajo vjen atehere kur ujrat qetesohen brenda qenies tende, kur ndjen qetesine te mbeshtjelli shpirtin, kur nuk e mendon me dashurine ajo vjen dhe te vesh zemren me ngrohtesine e saj.

Keshtu do ndodhte dhe me ate, por para se te gjente dashurine e vertete kishte akoma shume per te kaluar, nese nuk kalonte shume atehere nuk kishte si ta kuptonte se ajo ishte dashuria e vertete.
Me ditet qe kalonin edhe ai filloi te rimerrte veten, por jop qe te behej ashtu sic ishte. I dukej sikur ne cdo zhgenjim i merrnin nje cope te tijen, ja vrisnin, ja shkelnin, ja peshtynin e me pas ja hidhnin, por ai gjente prap forcat brenda vetes dhe ngrihej serish.
Ditet me diell e ndihmonin qe te behej edhe me pozitiv, mos t'i shikonte gjerat me pensimizem edhe pse e kishte te veshtire ta bente kete gje.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now