Veshtroi Dilan i cili sapo kishte fshire lotet, por syte e skuqur e tradhetonin masken e tij.
Me qetesi u ul ne kolltukun e tij dhe duke buzeqeshur lehte me ironi i veshtronte te dy.

Karolina qante akoma, por pa ze, vetem lejonte qe lotet t'i rridhnin neper fytyre, mendonte se ndoshta keshtu do bindte Dilan qe ta falte.

Plaku hapi fletoren e fundit te historise imagjinare te Dilan dhe e coi tek njera nga faqet, ku Dilan kishte fol per Karolinen.

Plaku u kollit dy here per te terhequr vemendjen e dy te rinjve, me pas filloi te lexonte.

''Dashuria? Ajo nuk ishte pjese e jetes time deri ne momentin kur njoha ate, vajzen me te embel dhe me te bukur qe ekziston.
E kam urryer dashurine per shume kohe, i trembesha asaj, e kisha frike, por deri ne momentin kur pash buzeqeshjen e saj, kur pash ata dy sy te kalter, ata floke te rrjedhshem si lumejt e parajses.
Dashuria eshte zeri i saj, menyra si flet, si perpelit buzet, si qesh me ate ze jetedhenes.
Dashuria eshte ajo kur luan me floket, kur i perdredh floket e saj te drejte dhe te verdhe rreth gishtave.
Dashuria eshte perqafimi i saj, ndihem jashte bote kur ato krahe me shtrengojne, nuk dua t'ia di per asgje, madje harroj te marr dhe fryme.
Adhuroj aromen e flokve kur ajo mi perplas ne fytyre sa here me perqafon, arome lulesh, arome pranverore.
Por me shume dashuri jane puthjet e saj. Kur perkedhel buzet e mia me buzet e saj, me ato buze te buta dhe te rreshqitshme.
Cdo gje e saj eshte dashuri, ajo vete eshte dashuria.
Shoh nenen e cila me shikon e buzeqeshur, duket teper e lumtur per lumturine time. Pyes veten nese jam vertete kaq i lumtur, sa mund te dallohet me pamje te pare?
"Ke rene ne dashuri bir?" me pyet ajo nderkohe qe me afrohej. I buzeqesha dhe nuk mund ta fshihja dot lumturine qe kisha ne fytyre
"Po, jam dashuruar" i pergjigjem.

Ne cdo fjale qe plaku nxirrte nga goja, Karolina ndihej cdo here e me keq, aq sa filloi ta urrente veten, te ndjente neveri per menyren sesi ajo ishte. Ky ishte edhe qellimi i plakut, ta bente te pendohej sa me shume.

Dilan u khtye nga plaku dhe e veshtroi ne sy, sikur po e pyeste se cfare duhet te bente.
Plaku ia kthen ne shikimin duke I len te kuptonte se I takonte vetem atij te vendoste, per cdo vendim ishte vete Dilan qe do I vuante pasojat.

Karolina po priste, priste nje vendim nga Dilan, I cili u kthye nga ajo ''Shiko, ti je teper e madhe per mua, per me teper ti nuk di te duash veten tende, ndersa une kisha nevoje per dike qe te medonte mua me shume se veten, mendova se ti ishe personi ne fjale, por gabova. Nuk dua te kem te bej me ty dhe s'dua te diskutoj me ne lidhje me kete gje. Nuk I kthej kurre vendimet qe marr dhe ky eshte nje vendim'' flet Dilan duke e shikuar ate drejt e ne sy, ne ata sy te kalter qe I adhuronte, ata sy me te cilet u dashurua dhe u genjye nga ciltersia qe percillnin.
Jo gjithmone syte jane pasqyrim I shpirtit, shpirtin e nje njeriu nuk mund ta njohesh kurre nga syte, buzet, fjalet apo gjera te dukeshme me shikim te pare. Shpirtin e nje njeriu mund ta njohesh me kalimin e kohes, nuk do mund ta shohesh, por mund ta ndiesh.

''Domethene mbaroi?'' e pyet ajo dhe po priste pergjigjen e tij, e cila vonoi disa sekonda.

Ai, nderkohe qe e shikonte ne sy, ndiente deshiren per ta perqafuar, per ta puthur, per te bere dashuri me te, por duhet t'i ndrydhte ndienjat, perndryshe do ia shkelnin serish. Ajo kishte qene arsyeja e buzeqeshjes tij me te bukur, buzeqeshje nga ato qe jepen me shpirt, por ajo nuk arriti te vlersonte dashurine e tij, zgjodhi te kenaqej me nje loje nga e cila u lendua edhe vete.

''Ti ishe ajo qe me beri te njoh lumturine, por ishe prap ti ajo qe e shkaterrove.
Ishe ti dashuria e pare poashtu edhe zhgenjimi i pare.
Ti arsyeja e buzeqeshjes time, tani je arsyeja pse qaj.
Nuk ka me ne, nuk ka me te ardhme per ne te dy, ta thash edhe me pare qe nuk dua te kem te bej me me ty, eshte nje fund'' i thote Dilan dhe doli nga zyra duke u drejtuar per nga rruga.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now