"Ti je budalla, kurre mos mendo se do e beja dicka te tille ty degjove? Kurre" i thote ajo duke e kapur nga faqet pastaj e perqafoi!

Ajo ia largonte te gjithe pasigurite dhe dyshimet qe e pushtonin here pas here, ishte si dielli ne jeten e tij.
Nxorri librin nga canta dhe ia drejtoi Karolines

"Eshte dhurata e pare qe i bej nje njeriu dhe jam i lumtur qe ai njeri je ti" thote Dilan duke ia vendosur librin tek dora

"Eshte dhurata me e bukur qe kam marre, dua edhe autograf, dua te jem e para qe ti i jep autograf" shtoi Karolina dhe i dha nje stilolaps me te cilin Dilan shkruajti mbi faqen e pare te librit

"Me dashuri per vajzen me te bukur ne bote nga Dilan ..."

Karolina ishte me plot gojen njeriu i vetem qe ai kishte ne jete, e vetmja qe e bente te mos ndihej vetem dhe te mos e ndjente mizorine qe jeta kishte perdorur me ate gjate ketyre viteve.
Ajo ishte drita e tij ne mes te tunelit, nje shpres drejt nje bote te re dhe te bukur.
Mendimi se nje dite ajo mund te largohej, e bente te tmerrohej sepse ajo ishte bere dita e tij, ishte bere epiqendra e mendimeve.
Karolina mori librin ne duar dhe e buzeqeshur e shtrengoi fort ne gjoks!
"Eshte dhurata me e bukur qe me kane bere" thote ajo duke shikuar librin. Syte e saj te kalter dridheshin lehtazi ndersa shikonin syte e Dilan, te cilet nuk ishin me te trishte, nuk kishin me ate mbulesen e lagur te lotve qe i ishte bere si nje rrobe. Ai ndihej i lumtur, i dashur dhe jo vetem, ishta ajo cka kishte deshiruar prej kohesh, ta donte dikush dhe tek Karolina gjente ate qe jeta ia kishte mohuar per shume kohe.

Kishin kaluar 8 dite qe nga njohja e Dilan me Karolinen dhe ajo ishte bere e rendesishme per te, ishte futur ne jeten e tij aq fuqishem sa asnje njeri nuk e kishte bere me pare. Ajo ishte bere si nje droge pa te cilen nuk jeton dot, si nje ushqim per shpirtin. Dhe gjithcka kishte ndodhur kaq shpejt per faktin se ai kishte pasur nevoje per dike qe ta donte, kjo ishte e keqa e tij se ishte afeksionuar shpejt pas saj.
Deshira per te pasur dike prane, per te mos u ndier vetem e kishin bere Dilan te ekspozuar ndaj ndienjave, ndryshe nga me pare ai tani mund te shikonte boten me syrin e nje njeriu qe ndjen, ndryshe nga ai qe ishte me pare, nje njeri i ftohte dhe i vetmuar.

"Si thua, dalim jashte apo rrijme ketu brenda meqe jemi vetem?" e pyet Karolina

"Si te duash ti, per mua njesoj eshte mjafton te jemi bashke" i thote Dilan ndersa ajo i buzeqeshte embel duke nenkuptuar se deshironte te qendronte vetem me ate.

"Eja futemi brenda" ia kthen duke u futur brenda pastaj mbylli deren me celes!

Ishin vetem ato dy ne nje dhome e cila edhe po te mos ishe romantik te bente me pahir, sidomos mbasi ajo uli ndricimin e dritave.
Dhoma u be e kuqe nga dritat e ulta qe benin kontrast me muret e veshura me dru. Nje qetesi kumbonte ne ate hapsire romantike, nje qetesi qe te bente te ndiheshe ne paqe, te relaksoheshe.
Dilan u ul ne divan dhe u qetesua ndersa Karolina gjendej ne dhomen tjeter duke mbushur dy gota me pije. Ishte aq shume qetesi sa po te qendroje per shume gjate vetem te merrte gjumi, por qetesia u prish nga Karolina e cila me takat e saj filloi te trokiste mbi parketin e drurit. Ne duar mbante nje tabaka me dy gota te mbushura me pije freskuese. Floket derdheshin mbi supet e saj te cilet ishin te zbuluar per shkak te kanatieres qe ajo kishte veshur.
Dilan u shty per t'i liruar vend Karolines, por ajo nuk preferoi te ulej ne divan, zgjodhi te ulej ne prehrin e tij. Mori njeren gote dhe ia dha Dilan, ndersa tjetren filloi ta pinte vete!

"Mos te ben fjale zoteria qe e ke mbyllur zyren" thote ai dhe hodhi syte nga dera

"Ai vjen neser ne pune, sot jemi vetem ne te dy ketu" ia kthen ajo dhe vuri goten mbi buze!

"Do qendrojm ketu?" e pyet ai

"Gjithe naten" ia kthen ajo dhe nuk e la me te fliste, vuri buzet e saj mbi buzet e tij dhe filluan te putheshin ngadale.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now