⚫Kapitulli 1

348 33 177
                                        

-Essss, ika unë në punë ,mos harro të mbyllësh derën kur të dalësh.

Kështu niste dhe cdo ditë e imja , me të gjithë që iknin një nga një dhe unë që ikja e fundit si gjithmonë.

-Mirëëë,-thashë me një zë ashtu si përgjumësh.Normale , kështu është kur qëndron deri në 2 të natës për të mbaruar disa projekte që si përfundim do të hidhen në kosh.Të pakten marr notë sa për te kënaqur egon time.

-Dale të shoh njëherë oren se mos behem vonë,-dhe ashtu me një sy hapur e me një sy mbyllur, zgjas dorën me përtesë për te marrë telefonin tim te shenjtë dhe për të parë atë të bekuar orë.

-Nuk besoj se jam me vonesë por po e shof për siguri dhe si gjithmonë zonjusha e nderuar Ester është gjithmonë e përpiktë me oraret faleminderit faleminderit dhe ora ështëëëë....7:40?

-Whattttttttt? Çfarë bën moj e uruar a flihet deri në këtë orar sezon shkolleeeee.

U ngrita nga krevati me një shpejtësi drite shkova në tualet dhe u përballa me të pabesueshmen.Pff e pabesueshme këto jane gjëra mjaft normale nëse bëhej fjalë për mua.

-Dhe ti more zotëri uji nuk gjete ditë tjetër sot e gjete të ndërpriteshe?Ë sot e gjete? Pse nuk përgjigjesh ti ë?

Dhe pas një dialogu të heshtur mes meje dhe ujit mendja ime e zgjuar më në fund u kujtua që ishte vonë për ne shkollë.

U bëra gati për nja 5 minuta dhe ja mora vrapit kur në çerekun e rrugës mendja ime po përsëri e zgjuar i kujtohet porosia e shenjtë e mamasë.

U ktheva përsëri dhe shkova të mbyllja derën.Dhe sigurisht që i lash edhe një këshillë shumë të vlefshme derës.Jam njeri që mendoj për të gjithë unë.

-Derë e bukur dhe madhështore ruaje shtëpinë si sytë e ballit dhe mos guxo mos guxo po të them të levizesh po të them.Ok.Je shumë derë e mirë të kam shumë xhan .Moj Esteeerrr po shko moj ne shkollëëë.

Dhe ashtu me nje shpejtësi drite arrij në portën e shkollës.Ah sa shpesh e falenderoj Zotin unë për këtë fat që më ka dhënë.

Isha shumë vonë..Orën e parë kisha matematikë.Mund t'ju duket e çuditshme mund të mos e besoni ,por është e vërteta...Isha shumë e mirë me mësime, mund ta them edhe më e mira e klases.

Ndodhesha përpara derës së klasës dhe isha ca në dyshime të hyja apo jo në klasë.Isha me të vërtetë shumë vonë.Ora e mësimit kishte kohë që kishte filluar.Nejse mora guximin dhe hapa derën.

-Mirmëngjes mësues më falni për vonesen,-thashë me një zë paksa të turpëruar.

-Nuk ka problem mund të ulesh në bankën tënde.

Ja edhe problemi tjetër i ditës.Pfff ça jete.Shoqes sime të bankes i kishte shkrepur në kokë të më zëvendësonte në mënyrë direkte gjatë mungesës sime.

Nejse u ula ne një bankë tjetër vetëm.Të paktën përpara kisha 2 nga shoqet e mia te ngushta Xhensilën dhe Gentën.Sa mirë zakonisht i kisha shumë larg.Epo siç i thonë çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një të mirë.

Filloi mësimi.Çdo gjë po shkonte shumë mirë.Mora vesh që 2 orët e para më kishin vënë mungesë.

Edhe kjo si gjithë ditët e tjera të shkollës iku.Iku për t'ia lënë vendin një tjetre.

Këtë vit shkollor kisha zënë disa shoqe të reja dhe kisha zbuluar disa të tjera me maska miqësie.Gjthësesi më mire vonë se sa kurrë apo jo?

Edhe pse kurrë nuk e jepja veten ndonjëherë lëndohesha me të vërtetë shumë.Hiqesha sikur nuk më interesonte asgjë hiqesha si një tip i ftohtë.Vetëm miqtë e vërtetë mê njihnin se si isha.Kam dëgjuar shpesh zëra pasi bënin qoftë edhe një bisedë me mua që thonin:Uau ti Esteri?

Po ecja për në shtëpi ,sapo kishte nisur shiu dhe pikërisht mementin tim melankolik e prish ardhja e një makine e cila...kalon afër një pellgu të formuar nga shiu aty ...edhe unë.Dhe e merrni me mend besoj se çfarë ndodhi besoj.Po po më bëri qull.Jo nuk kishte si të ecte me keq sot .

Arrita në shtëpi dhe u ndesha me një tjetër budallallek timin.E kisha mbyllur derën me çelës madje.Problemi ishte see çelesi ndodhej ne bravë.O Zot ku e kam mendjenn.

Hyra brenda në shtëpi asgjë interesante si gjithmonë shumë qetësi dhe unë e vetme.

Orët kalonin dhe më në fund u hap dera .E dija shumë mirë se kush ishte.

-Çkemi njerëz.

-Më fal Samant vetëm un jam ktu ça ke që thua njerëz?-o Zot ndonjëherë nuk e di pse e lodh gojën kot duke i thënë.

-Ça ke ti kshtu më pëlqen mua ta them.Nejse ça ke bërë ti sot?

-Çfarr po më dëgjojnë vejshët.Ti? Samanta je ti besoj ë.Jo më s'je motra ime ti jo.Kush ma ka ndrryshuar motrën?

-O Zot edhe unë që dua të sillem mirë me ty.

-Sikur s'e di un se pse bën kështu ti.Më llafos pak motër e madhe çfarë dëshiron?

-Jo nuk desha gjë sot un.Unë doja thjesht të sillesha mirë.

-Po sikur s'të njoh unë ty .Ma thuaj tani se pastaj nuk do të dua unë.

-E mirë mirë.Dua të bësh një projekt për mua të luuuuteeeeemmm.Ti e di unë jam në vit të tretë dhe i kam shumë të vështira mësimet.Hë do më ndihmosh?

-Kam zgjidhje tjetër unë?

-Hmm prit të mendohem...jo.

-Mirë pra mirë se të ndihmoj unë aman.

-Awww je motra ime e preferuar.

-Unë jam motra jote e vetme.

-Ah po harrova.

Ah kjo motra ime aq sa duhemi aq edhe grindemi.

Kaluan shumë orë edhe nuk kishim asnjë lajm nga prindërit.Po bëheshim shumë merak.Papritur ra telefoni.U përgjigj motra me shpejtësi.Ajo që dëgjuam ishte me të vërtete trronditëse .Ajo i vinte vulën ditës më të bukur të jetës sime.........

Helloooo.Shpresoj t'ju pëlqejë ndopak kjo historia ime.Përqafimeeeee 🤗🤗🤗

Qëndro pranë mejeStories to obsess over. Discover now