U zgjova këtë mëngjes dhe çuditërisht nuk e gjejë mamanë time mbi kokë të me thoshte zgjohu ose u bëre von për në shkollë...
Laj sytë dhe vishem shumë shpejt sepse e dija që më duhej të ikja në shkollë për të marrë shpërnguljen.Do te vazhdoja nje jetë të re jashtë vendit. Do të studioja një gjuhë të huaj dhe mbi të gjitha do më duhej të ambjentohesha me një vend që nuk e dija se si mund të ishte.
Vazhdoja rrugën e në çdo hap që hidhja drejt shkollës më vinin ndërmend ato budallallëqet femijënore dhe mbrëmja e minimaturës.Do më mungonin...do më mungonte çdo gjë që kisha kaluar në këtë vend!
Arrita dhe ja ku më erdhi pranë mikesha ime më e mirë.
-Mirëseerdhe,pse ke munguar kaq shumë në shkollë nuk të kam parë fare?!
-Gloria,unë do të iki nga kjo shkollë do ta vazhdoj jasht vendit.
-Do më mungosh shumë,do më marr malli!
Nuk desha të qaj ,por lotët nuk mu bindën.Rridhnin njëri pas tjetrit e bashkoheshin ne fund. E përqafova e duke u larguar e ktheva kokën pas:
-Rejhiii,të perqaputh të lutem fshiji lotët edhe mos harro do të jem gjithmonë me ty! - më tha
-Edhe unë.
*
* *
Të nesërmen u nisa. Kisha rrugë të gjatë për të bërë.Duke parë nga dritarja më kujtoheshin momente nga me te larmijshmit nga jeta ime.Po leja pas një jetë për të filluar një tjetër larg kujtdo që njihja dhe më njihte.
Nga xhami i autobusit shihja natyrën vjeshtore.Çdo gjë e larë në të kuqërremtë dhe dielli i perëndimit dukej si nje gjysmërreth ku sa vinte e zhdukej pak nga pak.
"Ku po shkoj? Çfarë me pret? Si do jetë jeta ime tani e tutje?",duke menduar këto më kishte zënë gjumi. E shoh veten në mes te një pylli. Duke ecur më dukeshin te gjitha rrugët njësoj...
Zgjodha njërën dhe vazhdoja të ecja. Eca edhe pak edhe cte shoh nje dite vjeshte gjethet binin pertokë me melodinë më të bukur që kam degjuar ndonjëherë.
Aty isha unë duke luajtur me gjethet e thara të avllis së rrushit. Një buzëqeshje e ëmbël fëmijërore më ishte fërmuar në fytyrë.
Vazhdova rrugën edhe u futa më thellë atij pylli të vjeshtuar. Isha prap unë më e rritur. I ngjita shkallët me shpejtësi. Një zhurmë brenda në shtëpinë e vogël ku jetoja,ku kisha lindur ku kisha hedhur hapat e para,ku kisha thënë fjalët e para.
Aty ku për të parën herë kam marrë dashurine e atyre që doja e më donin.
U zgjova dhe e gjej veten akoma në sendiljen e autobusit dhe kishim bërë gjysmën e rrugës.
